Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: Po bie shi në Shkodër
E enjte, 30.10.2025, 06:54 PM

Visar Zhiti
PO
BIE SHI NË SHKODËR…
Po
bie shi në Shkodër,
e
njoh që kur isha student,
erdhi për mua të më qullë flokët gëzueshëm
bashkë
me pemët e rrugëve,
mendimet dhe emocionet
që frushullojnë njëlloj si gjethet
me hapat e mi…
Këpucët
futin ngjarje si ujin dikur,
këpucë
studenti me ndonjë çarje
nga
që ndiqnin dëshirat e mia,
rendnin nëpër
takime, po edhe ndiqeshin
nga këpucë të
tjera,
të ëndërrta,
por
dhe të dyshimta,
nga
ato që shkonin fshehurazi
në
polici si në redaksitë e poezive…
Shkodra
në
një pikë shiu
në qerpikun
tënd,
rrëshqet
mbi mollëza…
Gruaja
ime, zgjas dorën ta fshij
dhe
më mbetet ca Shkodër
nëpër
gishtrinj.
Nga
përmbytjet tej del një kryq
si
ringjallje.
minarja
- si thirrje nëpër erë.
Bie
Shkodra mbi mua
më shumë si një
dashuri.
Shiu
bëhet qumështi i gjinjve
prej dielli
dhe hëne
të Rozafës.
Buzët
e kësaj dite thithin
rrëketë
e bardha të legjendës,
përhapen
me pikla drite,
buzëqesh
e ardhmja si një foshnjë nën një çadër të kaltër qiellore…
Visar Zhiti
Shkodër,
26 tetor 2025










