E merkure, 29.10.2025, 11:26 PM (GMT)

Kulturë

Milazim Zeqiraj: Kur politika bëhet skenë e bllokimit

E merkure, 29.10.2025, 06:50 PM


Milazim Zeqiraj

Kur politika bëhet skenë e bllokimit

1.

Sa qel e mbyll sytë –

fjala e deputetëve në Kuvend,

më 26.10.25 prapë u mbyt.

Populli ynë i mençur ka një shprehje:

“Nuk hyhet në mal pa sakicë.”

Ky veprim s’ndodh në demokraci,

pa pasur numrat,  propozon qeveri.

Kjo tregon se ende s’po kupton,

se pushteti krijohet me koalicion,

por edhe për të duhet sinqeritet,

se partia e deputeti e ka autonomin e vetë.

2.

Shumë kohë ka propaganduar,

se votat i ka për qeveri, jo për Kuvend.

Thërriste: “Votoni Albulenën e më sfidoni!”

Edhe ky votim ka  një shpjegim:

Shumë kohë Kuvendin e bllokoi,

kjo situatë më 26.10.25 u vertetu.

Vendimet e GjK si pranonte, kur i pranoi Kuvendi reflektoj.

Kur një ditë PDK u lodh,

kryetarin e Kuvendit e votoi.

Kryetari i Kuvendit pasi u zgjodh,

u vu në kritikë.

Me të s’janë të kënaqur

as pozita, as opozita.

Paska shkruar dikur diçka, hiq pa e ditë,

se një ditë do merrej me politikë.

3.

Kur  ne menduam se puna mbaroi,

Kryetari u zgjodh, Kuvendi u konstituua,

e fjala në Kuvend prap u lirua.

Një zë i çmendur, me qëllim propozoi:

„Nënkryetarët e pakicave,

të mos zgjidhen në grup e

me aklamacion.“

Ishte qëllim për bllokim,

kur dihej se nënkryetarët e pakicave

zgjidhen në grup me votim.

Ky marifet u bë me qëllim,

kur dihej se nënkryetari serb

nuk fiton me votim.

Ndodhi si ishte planifikuar –

nënkryetari serb nuk u votua.

4.

Një deputet mbajti fjalim:

“Rregullorja e Kuvendit duhet zbatuar,

Kuvendi pa të gjithë nënkryetarët konsiderohet i pakonstituar.”

Ky deputet, nga mendja axhami,

s’e kuptoi lojën me dredhi,

u ngatërrua në këtë sallamadi.

5.

Deputetët serbë në GJK bërën ankesë,

ajo menjëherë mori vendim:

Kuvendin deri më 30.9.25

e dërgoi në pushim.

Deputetët pa punë,

rrogat e mëditjet duke i gëzu.

6.

Deputetët që bëjnë dredhi me qëllim,

për vend dhe populli skan interesim.

për ata njerëz që bëjnë dredhi me qëllim,

Nëna ime e kishte një mallkim:

„Kurrë  në jetë pa të keqën e fëmijëve ,

mos paçin përparim!”

7.

Kjo lojë në Kuvend jepte për të menduar:

Albin Kurtit numrat për qeveri i kanë munguar

me 26.10.25 u vertetu.

Ai ka dasht në fillim me na tregu,

me kriju koalicion, qeverin me kriju.

Ai koalicion të gjerë nuk preferon,

pushtetin për veti e don,

ai synonte me disa deputetë të opozitës,

koalicion të krijoj,

pastaj qeveri të formojë.

8.

Në fushatë ai vetë ka treguar:

me opozitën s’ka koalicion.

Atë e akuzon

si dorë të zgjatur të Serbisë,

me Listën Serbe po kopëron,

Ai mendon se duke kritikuar e ofenduar,

deputetë të opozitës mërziten,

nga opozita largohën,

e tek ai strehohen.

9.

Albin Kurti GJK-në e kritikon,

qëllim ka ta çvlerësojë,

që pastaj populli të mos i besojë.

“Republikën e tretë” e ka proklamuar,

rrezik ka Kushtetutën ta çvlerësojë,

rendin shoqëror ta rrënojë.

Këto akuza shpesh i kemi dëgju,

se ai nga e majta është duke u manipulu.

10.

Në këtë lojë disa gazetarë,

me gënjeshtra masën po e helmojnë.

Edhe Presidentja, znj. Vjosa Osmani,

në këtë lojë është involvu,

GJK, gazetarë e Listën Serbe duke kritiku.

Me këto kritika Albin Kurtin duke ndihmuar,

që ai edhe për një mandat,

prapë me i ndihmu.

Ajo mendon se z. Kurti mund ta ndihmojë,

kurse Lumirin e LDK-së

lehtë mund ta mashtrojë.

Në vitin 2021 znj. Osmani-

edhe pse ajo LDK-në e shkatërroi,

prapë LDK-ja Presidente të Kosovës e votoi.

11.

Për këtë veprim, LDK ka arsyetim,

por edhe përgjegjësi,

sepse Presidentja gjatë mandatit

si notere e Kurtit  disahere është cilësuar.

Premtimet që LDK-së ia dha,

Kushtetutën dhe unitetin e popullit,

deri diku s’i ka respektu.

Në vitin 2021, LDK mirë ka vepru,

s’ishte mirë vendit krizë t’i shkaktonte,

e  në zgjedhje të reja vendi të shkonte.

12.

Albin Kurti koalicion s’don,

formimin e institucioneve ndryshe e mendon.

Duke kritikuar, ofenduar e bllokuar,

fitore për vetë kërkon ta realizojë.

Atij i mungonin numërat për qeveri.

mendon se opozita lodhet,

dhe një ditë qeverinë “Kurti 3” e voton.

Por kësaj propagande as vetë s’i beson,

mendja i thotë: “Njëherë  po provoj

ndoshta habiten,

e si  Z. Dimal Bashën me votojnë,

pastaj edhe katër vjet, qeverisi pa problem.

13.

Sjellja e tij që nga fillimi dihej,

Përgjegjësit si muar,

numrat për qeveri  dhe kuvend i mungonin.

PDK dhe LDK-ja Kuvendin e konstituan,

se ai thoshte për qeveri ska problem

Ai që nga zgjedhjet e  9.2.25,

Kuvendin e bllokoi,

se s’donte koalicion me opozitën të krijon.

Mendoi me bllokim fitore të arrinte,

shpresonte në ndonjë deputet opozitar,

të krijon koalicion.

E vërteta është se LVV,

është e vetmja qeveri

që me Listën Serbe fshehur ka bashkëpunuar.

Kjo s’është gabim,

por fshehur s’ishte e nevojshme,

se ajo është parti e serbëve në Kosovë.

14.

LVV me PDKnë koalicion s’bën,

se PDK e ka formu,

LDK-në dhe Presidentin Rugova me kritiku

LVV, Listën Guxo e ka formuar

LDK  me  kritiku e dobësu.

Me LDK-në thoshte se donte koalicion,

por seriozisht kurrë s’e kishte

Koalicioni i saj me LVV-në

LDK-në e dobëson.

Albin Kurti dëshiron,

me ndonjë deputet nga PAN-i ose LDK-ja,

koalicion për qeveri të pranojë.

15.

E vërtetë është se të gjitha partitë

pushtetin e dëshirojnë.

Albini thirrje s’ua ka bërë,

se s’e do pushtetin me askënd ta ndajë.

Në fund, qeverinë “Kurti 3” Albini s’e krijoi.

Ne, kur Albinin Kurtin e kemi votuar,

në ndryshim kemi besuar.

Tani u bindëm:

që nga viti 2021,

Kosovën e ka bllokuar.

Këto vite për ne të humbura janë,

me votën tonë për ndryshim.

16.

Albin Kurti është i majtë me shpirt e zemër,

“patriot” deri në pikë.

Flamurin kuq e zi në tavolinë para vetës e mban.

ka lajmeruar për bashkim kombëtar,

do të punon e lufton.

Pluralizmi e demokracia e pengojnë.

Me premtime të mëdha pushtetin e mori,

por që nga viti 2021 –

moszhvillim, bllokim, masa e përjashtim,

vendi ka përjetu.

Ai mendon se përherë fiton,

por më 26.10.2025 na befasoi,

se s’arriti me 48 deputetë qeveri të formojë.

Çudi, humbjën gjithnjë fitore e paraqet,

fajtorë gjen, fajin se pranon.

Përmes Listës Guxo, qëllim e ka:

LDK-në ta dobësojë,

kurse trashëgiminë politike,

të presidentit Rugova ta përvetësojë,

për të hyrë në histori, si një lider i ri.

17.

Albin Kurti s’është as i majtë, as i djathtë,

as patriot, as nacionalist,

as antiamerikan e as antieuropian.

Askënd s’e urren,

parimet sipas nevojës i ndryshon,

interesin e vet e shikon,,

për vendin nuk mendon,

Kur një marrëveshje e pranon,

shpejt i bie pishman.

Do marrëveshje të kqija,për vendin i ka pranu,

Ka tregu se nuk k ka nënshkru,

dhe nuk ka mi zbatu.

18.

Është intelektual i mirë,

fakultetin teknik me nota të mira e ka mbaruar,

por kurrë në profesion s’ka punuar,

jo se s’ka dashur, por s’ka pasur mundësi.

Është orator i mirë,

në debat askush s’e tejkalon.

Thotë se është politikan,

por politikën s’e kupton, së nuk ka vizion.

Kompromisin s’e pranon,

kritikat s’i duron.

Që nga themelimi i partisë,

në këtë rrugëtim i ka mbetur vetëm një person.

19.

Gjuhët e huaja lehtë i përvetëson,

rrjedhshëm në anglisht diskuton,

edhe në gjuhën amtare  bukur diskutom,

me fjalë masën e përvetëson.

20.

Pushtetin shumë e do,

siç ka thënë edhe Adem Demaçi dikur.

Ka dëshirë të hyjë në histori.

Si opozitar ka shkëlqyer,

por prej se e ka marrë pushtetin,

i mungon ajo shkëlqim.

21.

Është i vetmi kryeministër

që s’ka miq.

As amerikanët, as evropianët

s’duan me të bisedu,jo se s’din,

por premtimet s’i respekton.

Një dyshim të madh ndaj ti,

opozita e ka krijuar,

Albin Kurti mendon,

se të tjerët për të duhet të punojnë.

Qeverinë e ligjet opozita t’ia votojnë.

Me këtë narracion Kosovën shumë e ka polarizuar,

por edhe vetën e ka demtuar.

Tani ska arsye vota me kërku,

se më 26.10.25 ka dashtu, qeverin  nuk muajti me kriju,

se që 9 muaj na ka premtu.

se votat për qeveri i ka siguru.

22.

Nga veprimet e tij në politikë,

Evropa më 2023 me masa  na dënoi.

Miqtë tanë në SHBA dhe BE

e kanë sinjalizuar:

“Me partnerët duhet, bashkëpunuar e kordinu.”

Kur edhe Presidentja Vjosa Osmani

filloi GJK-në ta kritikojë,

atëherë Departamenti i Shtetit

më 12.9.2025

„Dialogun Strategjik me Kosovën“

përkohësisht e pezulloi.

23.

Ky është “trim”, askënd s’e dëgjon.

Pas zgjedhjeve të fundit,

më 9.2.2025,

pasi s’fitoi me 51%,

nga inati se të gjitha karrikat si mori,

përgjegjësinë s’e pranoi,

Kuvendin bllokoi,

e më 26.10.2025 vetën e “sakrifikoi”.

Votën e djegu për asgje send,

mendoj për veti jo për vend.

Ai nuk u ndal pak të reflektojë,

por menjëherë opozitën me theks,

LDK-në e kritikoi se qeverin Kurti 3,

pa koalicin nuk e votoji.

24.

Ne si votus duhet mendu, 

se vedin çka e përparon.

Mos të votojmë për inat,

a miqësi,

por për përson që vendit i bin mirësi,

e bashkpunim

e jo një njeri që vendin e bllokon.

Të votojmë përherë ai që vendin e zhvillon,

Kosova duhet të jëtë e para,

kur ne votojmë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx