Kulturë
Përparim Hysi: "Uji" që piva tek "pusi" i Kozma Gjinit
E shtune, 25.10.2025, 06:49 PM
"Uji" që piva tek "pusi" i KOZMA GJINIT
Libri
me tregime "Kalomira"
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Titulli
i kësaj eseje është paksa metaforik. Këtë metaforë e kam"vjedhur" nga
MILAN KUNDERA. Milan Kundera ka thënë:"Çdo krjues nxjerrë ujë nga pusi i
vet". Dhe unë sapo përfundova
librin me tregime "Kalomira" të KOZMA GJINIT, kam pirë plot 23 gota ujë nga"pusi"
i tij. Natyrshëm, tek ndonjë tregim, siç do theksoj në vijim, gota nuk ka
mjaftuar, duhej, domosdo, një kovë. Kur i shoh një nga një tregimet dhe, kur shoh
që shkrimtari KOZMA GJINI ka botuar deri tani 17-libra, atëherë më lind e
drejta që të them për të, atë që me kohë e ka thënë ERNESTO SABATO:"Mos
rresht kurrë së shkruari, kjo është e
vetmja gjë që ia vlen". Këto tregime, njëri më shumë se sa tjetri, janë si
një befasi e bukur, se, siç thotë GAO GINDOGAN:"Shkrimi është si një
befasi që i lidh njerëzit mesvete".
*
"Pusi"
nga ka nxjerrë ujë KOZMA GJINI, ka
cilësi të lartë. Nuk ia vlen që me"këtëujë" të shplash fytin, gjasme
për të bërë"gargar", por, përkundrazi, ka raste që nuk të del, një
gotë, do një të dytë apo deri një kovë.
Mos kujtoni se po hiperbolizoj? Nëse dyshoni në këtë që po shkruaj, ndiqni letërkëmbimin e autorit, me nga një
mjeshtërit veteran, si GAQO VESHI alias HYSKË BOROBOJKA. Dhe nëse dhe me kaq,
prapë dyshues tundni kokën, atëherë shijoni humorin taze të KOZMA GJINIT tek
tregimi"Deputeti dhe invalidi". Në gjykimin tim, është më i
bukuri, me humor që ta çon buzën vesh
më vesh dhe, veç humorit, ka një "dozë me tumor".për qeverinë, për
drejtësinë dhe, për"deputetët"(me lista të mbyllura"e të
hapura.. Tek qëndroj ky tregim (pa menduar se bëj ndonjë blasfemi), për mua
është më antologjiku. E ka vënë qeverinë dhe drejtësinë si një"trup
anatomik" dhe i bën diseksionin. Kur lexoj këtë tregim
dhe"Portali" jo vetëm i shoh si u skuqen veshët atyre që shpikin
profka të tilla paradoksale dhe them:-Sa të drejtë ka patur shkrimtari i madh
Amerikan MARK TWAIN(1835-1910) që ka thënë:" Burimi më i madh i humorit
është hidhërimi". Edhe KOZMA GJINi"qesh" se nuk
"qan"dot, ndaj dhe përgjegjësit i kësaj "farse" i rreh si
me"pambuk" duke i zhveshur
lakuriq.
Nëse
i sheh tregimet një nga një, aty gjen
çaste sa të gëzueshme dhe, po aq të dhimbshme. GËTE kur ka folur për
shkrimtarët ka thënë: "Çdo shkrimtar, në një farë mase, paraqit veten në veprën e tij". Dhe pse
jam i bindur nga kjo thënie GËTES, unë them dhe shkruaj:" KOZMA GJINI
ëshë"Andromaka", heroina omonime, e tregimit lirik aq sinjifikativ,
që shkon në manastir, fshehur; është dhe
ajo"burrnesha"që sharron me BACËN SADRI:është dhe ajo"nëna"
tek"lëndimi i nënës" që ndjell"Sheganin" që i kanë
vjedhur... dhe, për mos vazhduar më tjetër, do thoni:-Mos çfarë thuaj kështu?Je
në vete apo jo? Jam i kthiellët si një qiell pa re dhe transparent si xham:-Mos
kujtoni se ka vend për"lodra erotike" apo përversiteti
homeseksualist. Pasqyrat janë për përpara,
Ju nuk më besoni mua, se jam i vogël dhe nuk ua mbush synë, por kur e
pyetën autorin e romanit "Madam
Bovari":- Mësje, kush është
"Madam Bovari"? Ai u përgjigj?
-Unë
jam. Kush mund të jetë tjetër?
Unë
e di që KOZMA GJINI nuk rri si ujë i ndenjur.Ai lexon, shkruan dhe ka zërin e
tij të veçantë në fushën e letrave. Ai.duke shkruar, sikur e ndanë jetën me
ne, të tjerët dhe unë, në mbyllje, e përshëndes
me një thënie të KOFUCIT:"Nuk ka rëndësi sa ngadalë ecën, mjafton
që mos ndalosh".
Tiranë, 25 tetor 2025









