E merkure, 22.10.2025, 08:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Poezi "në ruajtje"?!!!

E marte, 21.10.2025, 06:52 PM


Poezi "në ruajtje"?!!!

Nga Përparim Hysi

Këto 7-poezi që po dërgoj, nuk janë të miat. Kam vite që i ruaj, por, ngaqë kanë kaluar gati 7-vjet, them që është gjynah që mos njihen nga lexuesit. Në çmimin tim, janë poezi që vlejnë për mesazhet që sjellin. Autorja  e poezive, LIRI PETRO SOTA nga FIERI, për fat të mirë rron, por e kemi humbur njëri-tjetrin. M'i dha për t'i parë dhe më nuk u pamë. LIRI PETRO SOTA ka qenë mësuese letërsie në shkollën e mesme "PETRO SOTA" në FIER.  PETRO SOTA është dëshmor dhe e bija dha letërsi mu tek shkolla që mban emrin e babait  të saj. LIRIA rron në Tiranë dhe, paradoksalisht, sado dhe unë rroj në TIRANË, nuk jemi parë prej kohësh. Është sinjifikative ajo poezia e KADARES që thotë: "Jetojmë të dy në një qytet/por rallë shihemi/Sa rrallë". E sa për vlerën e poezive,po e lë në shijen tuaj.

1. SANDRIT *

  Kujtimit të timshoqi,të vetmit

Dyzet vjet me ty,nuk janë dhe pak

Që mos të tronditem,kur shkruaj këtë varg

Sot është SHËN VALENTIN,kam ardhur tek varri

Loti prapë i nxehtë më bie nga malli.

Mbi pllakën e varrit,tulipan të kuq e të zi

Ke parë,që,së pari,ndieva xhelozi

SE unë tani jam ti dhe ti gjithmonë unë

Nga malli e dhimbja më zuri me shkumë.

O burri im! O shpirti im,i vetëm

Sa dhimbje ndiej për ty! Si ta shtyj jetën?

Je gjysma ime  dhe më s'jam e plotë

Vallë,tani që flas,ma ndien dhimbjen dot?!!!

* ALEKSANDËR BACKA mësues letërsie,bashkëshorti i LIRI SOTËS,është ndarë nga jeta

2.USTA NIAZI

Të shoh tek gatuan llaçin me mistri

Ndërsa unë në ballkon  shkruaj poezi.

Llap-fshap  bën mistria,tek gatuan llaçin

Unë,ndërkaq,mundohem të ndreqë vargun.

Ndërsa punon,ti ndien kënaqësi

Dhe e tregon tek thuaj një melodi

Ndërsa shkruaj, të ndjek me sy

Fare pakuptuar,hyre në poezi.

3. I vetmuari

Kur je vetëm,as zjarri nuk të ngrohë

Fatin e të vetmit askush nuk e do

I vetëm,i plotë nuk ndjehet as gëzimi

Si mal mbi supe,të vetmit i rri hidhërimi.

I vetëm dhe me dritë,mezi shikon

Si natë kthehet çdo ditë,nëse i vetëm jeton.

Për vete,kurrë nuk dua të jetoj vetëm

Është i mjerë dhe fatkeq,kush vetëm e shkon jetën.

Jeta jetohet,me miq e shokë

Se i vetëm,po jetove,dukesh si ulok.

4. Në avion

I kam hipur avionit,po shkoj në AMERIKË

Sado nuk jam bestyte,por kam dhe pakëz frikë

SE ndodhin,siç dihet edhe aksidente

Në ndodhtë kështu me mua(epo s'jam e vetme)

Por,në fund të fundit,po lë një amanet:

-Larg burrit tim,mua dheu nuk më tret.

Një foton time aty,jashtë qivurit

Kurse shpirti im,aty:pranë shpirtit të burrit.

5.BLEDIT

Herë i"pasur",por bujar

Herë i varfër,por shpirtqëruar.

Herë punëtor dhe herë"dembel"

Herë"sherrëxhi" dhe herë rebel

Por i nrohtë siç është dhe dielli

Kush,veç teje,more BLEDI?

Zemërgjerë si oqean

Sa dashuri në zemër mban.

Ndaj e shkruaj këtë poezi

Për ty,BLEDI,"arapçi".

6.MIGENËS

Ti hyre në shtëpinë tonë

Kur pemët mbetën pa fletë

Erdhe si gëzim e jehonë

Që kumboi dhe shtëpinë tonë e mbushe me jetë.

Ishe dhe je e bukur plot sharm e nur

Buzëqeshja s'të ndahet nga buza,kurrë

Çdo rrobë që vesh si  e prerë pas trupit

Dhe kurrë nuk t'u nda një ndroje si prej turpit.

Ke një shpirt të bardhë qelibar

Si ç'është i kthiellët një qiell pa re

Dhe u bëre për familjen tonë vlerë e shtuar

Ndaj ne të duam dhe kemi përse?

7. INESIT

Nuk e di a arrij dot  të shkruaj për ty mirë

Moj INES,mos vallë qumësht zanash ke pirë?

Shkruaj kështu dhe vargu nuk më duket i mjaftë

Se vallë  a arri të tregoj buzëqeshjen tënde të mjaltë?

Kur i bie violës,ti kthehesh në sirenë

Stuhi duartrokitjesh sa del në skenë.

Pastaj viola përhap fllad mibushur melodi

Në notat e muzikës shndrrohesh në"magji"

Skena e gjithë llamburit plot dritë

Kush të pa ty në koncert dhe nuk u mahnit?

P.S. Duke dërguar këto poezi,shpresoj që LIRI SOTA mos i lër poezitë të ndryme në sirtar dhe kushdo që ka njohje me të, t'ia bëj të njohur botimin e tyre. Numri im i celularit është: 0675416985 dhe e-maili.papihysi@gmail.com

Tiranë, 20 tetor 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx