| E marte, 21.10.2025, 06:52 PM |
Poezi "në ruajtje"?!!!
Nga Përparim Hysi
Këto 7-poezi që po dërgoj, nuk janë të
miat. Kam vite që i ruaj, por, ngaqë kanë kaluar gati 7-vjet, them që është
gjynah që mos njihen nga lexuesit. Në çmimin tim, janë poezi që vlejnë për
mesazhet që sjellin. Autorja e poezive,
LIRI PETRO SOTA nga FIERI, për fat të mirë rron, por e kemi humbur
njëri-tjetrin. M'i dha për t'i parë dhe më nuk u pamë. LIRI PETRO SOTA ka qenë
mësuese letërsie në shkollën e mesme "PETRO SOTA" në FIER. PETRO SOTA është dëshmor dhe e bija dha
letërsi mu tek shkolla që mban emrin e babait
të saj. LIRIA rron në Tiranë dhe, paradoksalisht, sado dhe unë rroj në
TIRANË, nuk jemi parë prej kohësh. Është sinjifikative ajo poezia e KADARES që
thotë: "Jetojmë të dy në një qytet/por rallë shihemi/Sa rrallë". E sa
për vlerën e poezive,po e lë në shijen tuaj.
1. SANDRIT *
Kujtimit të timshoqi,të vetmit
Dyzet vjet me ty,nuk janë dhe pak
Që mos të tronditem,kur shkruaj këtë
varg
Sot është SHËN VALENTIN,kam ardhur tek
varri
Loti prapë i nxehtë më bie nga malli.
Mbi pllakën e varrit,tulipan të kuq e
të zi
Ke parë,që,së pari,ndieva xhelozi
SE unë tani jam ti dhe ti gjithmonë unë
Nga malli e dhimbja më zuri me shkumë.
O burri im! O shpirti im,i vetëm
Sa dhimbje ndiej për ty! Si ta shtyj
jetën?
Je gjysma ime dhe më s'jam e plotë
Vallë,tani që flas,ma ndien dhimbjen
dot?!!!
* ALEKSANDËR BACKA mësues letërsie,bashkëshorti i LIRI
SOTËS,është ndarë nga jeta
2.USTA NIAZI
Të shoh tek gatuan llaçin me mistri
Ndërsa unë në ballkon shkruaj poezi.
Llap-fshap bën mistria,tek gatuan llaçin
Unë,ndërkaq,mundohem të ndreqë vargun.
Ndërsa punon,ti ndien kënaqësi
Dhe e tregon tek thuaj një melodi
Ndërsa shkruaj, të ndjek me sy
Fare pakuptuar,hyre në poezi.
3. I vetmuari
Kur je vetëm,as zjarri nuk të ngrohë
Fatin e të vetmit askush nuk e do
I vetëm,i plotë nuk ndjehet as gëzimi
Si mal mbi supe,të vetmit i rri
hidhërimi.
I vetëm dhe me dritë,mezi shikon
Si natë kthehet çdo ditë,nëse i vetëm
jeton.
Për vete,kurrë nuk dua të jetoj vetëm
Është i mjerë dhe fatkeq,kush vetëm e
shkon jetën.
Jeta jetohet,me miq e shokë
Se i vetëm,po jetove,dukesh si ulok.
4. Në avion
I kam hipur avionit,po shkoj në AMERIKË
Sado nuk jam bestyte,por kam dhe pakëz
frikë
SE ndodhin,siç dihet edhe aksidente
Në ndodhtë kështu me mua(epo s'jam e
vetme)
Por,në fund të fundit,po lë një amanet:
-Larg burrit tim,mua dheu nuk më tret.
Një foton time aty,jashtë qivurit
Kurse shpirti im,aty:pranë shpirtit të
burrit.
5.BLEDIT
Herë i"pasur",por bujar
Herë i varfër,por shpirtqëruar.
Herë punëtor dhe herë"dembel"
Herë"sherrëxhi" dhe herë
rebel
Por i nrohtë siç është dhe dielli
Kush,veç teje,more BLEDI?
Zemërgjerë si oqean
Sa dashuri në zemër mban.
Ndaj e shkruaj këtë poezi
Për ty,BLEDI,"arapçi".
6.MIGENËS
Ti hyre në shtëpinë tonë
Kur pemët mbetën pa fletë
Erdhe si gëzim e jehonë
Që kumboi dhe shtëpinë tonë e mbushe me
jetë.
Ishe dhe je e bukur plot sharm e nur
Buzëqeshja s'të ndahet nga buza,kurrë
Çdo rrobë që vesh si e prerë pas trupit
Dhe kurrë nuk t'u nda një ndroje si
prej turpit.
Ke një shpirt të bardhë qelibar
Si ç'është i kthiellët një qiell pa re
Dhe u bëre për familjen tonë vlerë e
shtuar
Ndaj ne të duam dhe kemi përse?
7. INESIT
Nuk e di a arrij dot të shkruaj për ty mirë
Moj INES,mos vallë qumësht zanash ke
pirë?
Shkruaj kështu dhe vargu nuk më duket i
mjaftë
Se vallë a arri të tregoj buzëqeshjen tënde të mjaltë?
Kur i bie violës,ti kthehesh në sirenë
Stuhi duartrokitjesh sa del në skenë.
Pastaj viola përhap fllad mibushur
melodi
Në notat e muzikës shndrrohesh
në"magji"
Skena e gjithë llamburit plot dritë
Kush të pa ty në koncert dhe nuk u
mahnit?
P.S. Duke dërguar këto poezi,shpresoj që LIRI SOTA mos i lër
poezitë të ndryme në sirtar dhe kushdo që ka njohje me të, t'ia bëj të njohur
botimin e tyre. Numri im i celularit është: 0675416985 dhe e-maili.papihysi@gmail.com
Tiranë, 20 tetor 2025