Kulturë
Albert Zholi: Flet këngëtarja e mirënjohiur Alida Hisku - Qeveritë shqiptare duhet të ideojnë politika ekonomike për kthimin e të rinjve në atdhe
E merkure, 15.10.2025, 06:57 PM
Flet këngëtarja e mirënjohiur Alida Hisku:
-Më vjen të qaj kur shikoj të rinj shqiptarë me
universitet që punojnë, në ndërtim, bujqësi, blegtori, pjatalarës në Gjermani
-Qeveritë
shqiptare duhet të ideojnë politika ekonomike për kthimin e të rinjve në atdhe
-
Të rinjtë shqiptarë nuk mund të krijojnë familje me këto të ardhura ndaj marrin
rrugën e mërgimit
-Nuk
ka pse në Shqipëri çmimet në bregdet të jenë shumë të larta si në Francë apo
Spanjë
-Të
rinjtë shqiptarë në Gjermani punojnë nga dy punë pasi jeta është e shtrenjtë
dhe taksat të larta
-
Gjermania nuk është më ajo parajsa e para 30 viteve që punoje, fitoje dhe
kurseje.
-
Sa herë vij në Shqipëri shikoj vetëm të moshuar që rrijnë me sytë nga dera
-
Me rrogat që marrin shqiptarët nuk mundin t'i bëjnë 15 ditë pushime në
bregdetin e tyre. -Sigurisht edhe ne i bëjmë me shumë vështirësi, por turizmi
shqiptar nuk duhet t'i ketë çmimet si në Francë apo në Spanjë.
-
Unë ika shpejt në emigracion në kushte të vështira nga malet, por situata sot
ka ndryshuar
Intervistoi:
Albert Z. ZHOLI
-Me
Alidën thuajse çdo ditë këmbejmë mesazhe bë Uatsap. Një grua krenare, plot
energji, që kurrë nuk e heq emrin Shqipëri nga goja. Ajo thuajse çdo vit
pushimet me bashkëshortin e saj gjerman. i bënë në bregdetin shqiptar. Ka 35
vjet në emigracion dhe lidhja e saj me atdheun dhe shqiptarët nuk është
ndërperë kurrë. Shtëpia e saj ka qenë e hapur për sa e sa emigrantë nga të
gjitha vendet e botës. Madje ajo ka dhënë shumë koncerte në Gjermani apo dhe në
Itali me disa shoqata me këngë shqiptare. Kohët e fundit ajo ka filluar të
këndojë gjermanisht dhe e ka bërë shumë publike në rrethinat e qytetit ku
jeton. Tre fëmijët e saj flasin lirshëm shqip, por dhe krenohen që janë
shqiptarë. Edhe pse 35 vjet larg Shqipërisë, ajo jeton çdo ditë me atdheun.
Kur shkel në atdhe, sapo vë këmbën në tokën amë, loton, edhe pse jeton në një
shtet me ekonominë më të konsoliduar, Gjermani. Sa herë ka aktivitete, ajo do
të marrë avionin dhe do të marrë pjesë. Është një ndër gratë më aktive
shqiptare në emigracion, kur bëhet fjalë për veprimtari patriotike. Si artiste,
Alida është e ndjeshme për ecurinë e punëve në atdhe. Ajo pyet gjithmonë dhe
kurrë nuk ndalon kritikat ndaj çdo qeverie, kur qeverisja bie ndesh me
interesat e popullit të saj.
- Alida, kemi folur
shumë për emigracionin e shqiptarëve në Gjermani, por sot do flasim më shumë
për të rinjtë. Si do ta komentoni ju këtë emigracion të të rinjve? A duhet të
vazhdojë ky emigracion ende kur kanë kaluar 35-vjet? Dhe shumë pyetje të
tjera...
-Eh,
sa herë has emigrant shqiptarë në Gjermani lotoj. Lotoj, sepse shumica e tyre
janë në moshën e fëmijëve të mi. I pyes ata për profesionin që kanë, për
shkollat që kanë mbaruar dhe befasohem më shumë. Shumica e tyre janë agronomë,
inxhiierë, mësues, jurist, etj pra kanë mbaruar nga një dhe më shumë
univesitete. Pra me shkollë të lartë dhe vijnë e punojnë si bujq, blegtorë, në
ndërtim, në bujqësi, në peshkim, kamerirerë, larës pjatash, ndihmës kuzhinierë
etj. Bëjnë një jetë të ëvshtirë pasi jetojnë vetëm pa familjen, pa të afërmit.
Bëjnë dhe rolin e amvisës në shtëpitë ku banojnë. Kur i pyes përse vijnë ende
në emigracion më thonë: Janë rroga të vogla, nuk e përballojmë dot jetën. Madje
më thonë se nuk mund të krijojnë dot familje pasi nuk përballojnë ekonomikisht
jetën. Sigurisht me një rrogë 60 mijë lekë nuk mund të blesh shtëpi apo të
mbash një jetë normale I martuar. Shumë prej tyre nuk kanë atë gëzimin e jetës
rinore, Jeta i ka burrëruar para kohe. Nuk është e lehtë të jetosh vetëm në
emigracion. Ata nuk kanë kohë të zbaviten, sepse punojnë dy punë. Pastaj
Gjermania nuk është më ajo parajsa e para 30 viteve. Nuk është ajo që punoje
fitoje dhe kurseje. Edhe Gjermania është në krizë ju e dini. Shumë firma të
mëdha po bëjnë shkurtime punëtorësh. Pra të rinjtë shqiptarë kanë ngelur mes
emigracionit dhe atdheut.
-Ju çdo vit vini me pushime në
bregdetin shqiptar. Si do ta cilësoni turizmin shqiptar në bregdet? A ka të
njëjtin nivel apo kushte si në Gjermani apo gjetkë?
-Unë dhe pse turizmi shqiptar ka shumë mangësi
nuk e ndërroj me asnjë vend të botës. Kam më shumë se 25 vjet që pushimet
verore i bëj në atdheun tim dhe vetëm aty. Edhe bashkëshorti im nuk ma prish
kurrë pasi i pëlqen shumë Shqipëria. Për çdo vit shohim gjëra të reja,
zhvillime të reja, ndërtime të reja dhe mrekullohemi. Por a ka mangësi?
Sigurisht ka. Ka mangësi në mënyrën e shërbimit, por problem ka dhe në
çmime. Një shqiptar i thjeshtë nuk mund t'i përballojë ato çmime. Me rrogat që
marrin shqiptarët nuk mundin tei bëjnë 15 ditë pushime në bregdetin e tyre.
Sigurisht edhe ne i bëjmë me shumë vështirësi. Turizmi shqiptar nuk duhet ti
ketë çmimet si në Francë apo në Spanjë.
-Ju flsini për emigracionin, por a ju kujtohet dita kur more
rrugën për në mërgim? Si ishte ajo ditë? A ishte e vështirë? Kur ike nga
Shqipëria, pse mendove të shkoje pikërisht në Gjermani?
-Të them të drejtën unë jam arratisur nga Qafa e Thanës në shtator 1990. Nuk
kam ikur me ambasadën. Kam qenë me dy djemtë këtu në Shqipëri, e ndarë nga
burri. Nga Qafëthana ika me një organizim timin me ndihmën e fshatarëve. Ata më
ndihmuan të mbanin fëmijët e mi.
Dhe unë kalova gardhin, ku
pas kësaj ata më sollën fëmijët atje. Ishte koha kur sa kishin ikur njerëzit
nga ambasadat. Fshatarët më ndihmuan pa e ditur kush isha. Isha maskuar si një
grua e panjohur me shami në kokë që kishte mbetur me dy fëmijët e donte të
ikte. Unë, madje mora një guxim të madh se në rrugë do të prisja në autostop
për të shkuar më tej. Kaluan dy maune të mëdha eksporti dhe unë me ato ika. M'u
mblodh si një paketë gjithçka që më ndodhi, duke menduar fëmijët, të ardhmen
time. Unë isha e divorcuar, populli po merrte arratinë, po vinte një situatë me
ndryshime tranzitore. Dhe mendova: A mund të ngrihen prapë unë me këto halle e
të nis karrierën këtu në atdhe apo jashtë? Ndaj ika... Kisha nisur të
përputhesha në shumë pika me mendimin se është një botë që duhet të gjesh forca
e t'i bësh gjërat vet, duke menduar për veten, për fëmijët.
Shumë kohë në
Gjermani, afërsisht 35 vjet, a njihet Shqipëria në Gjermani? Këtu flas për
miqtë e tu...
Jo vetëm për miqtë e mi, por dua të them se, tashmë Shqipëria
është bërë e njohur kudo në Europë. Ndërsa miqtë e mi në të gjitha takimet që
bëjmë më pyesin shpesh për Shqipërinë. Pyetjet janë nga më të ndryshmet, që
kanë të bëjnë për politikën, për zhvillimet e fundit, për qeveritë, por edhe
për turizmin pasi dihet që vendi ynë është një vend turistik që ka shumë det,
por dhe shumë ditë me diell, plot 305 ditë diell si një nga vendet e rralla në
botë. Është demokrate me shpirt, por kjo s'do të thotë që simpatizon ndonjë
parti të veçantë politike. Partia e saj e vërtetë është Shqipëria.