E marte, 14.10.2025, 12:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Mashtrimi i madh

E hene, 13.10.2025, 06:44 PM


MASHTRIMI I MADH

Përjetime

Nga Bashkim Saliasi

Romani “Mashtrimi i madh” i autorit Dan Brawn, sjell në vemëndjen tonë aktualitetin e etheve për pushtet. Kur njeriu ndodhet në situata jo të qeta, nën ethet e pushtetit, bëhet bish dhe është gati të sakrifikoj edhe fëmijën e tij për të realizuar qëllimin e vet.

Personazhi kryesor i romanit Rejçëll Sekstoni lufton që të dal në dritë e vërteta. Si fillim i kundërvihet të jatit, të cilit i janë errur sytë për pushtet dhe arrin të mashtroj asistenten e tij Gabriela Eishi, e cila lufton me mish e shpirt që zoti Sexhuik Saktston të fitoj zgjedhjet për President të SHBA.

Gabriela Eishi, një zezake njujorkeze e përgatitur që zotron njohuri politike dhe kërkon që ëndërra e saj të bëhet realitet për t’u zgjedhur senator vetëm duke u marrë me politikë.

Autori nxjerr në pah intrigat që luajnë njerëz të tillë si Sexhuiku duke kaluar edhe cagjet e njerëzimit. Gabrriela Eishi të nesrmen e kupton gabimin dhe kërkon dorëheqen, por ky nuk e pranon dhe bien dakort që nga dita e nesrme midis tyre do të ket vetëm marrëdhënie pune.

Shkrimtari Dan Brawn përshkruan shumë bukur makinacionet që luan Sexhuiku, që nga loja e fëlliqur që bën deri te marrja e shumave të mëdha nga trafikantët, si dhe marrdhënien e tij me gruan që i ka vdekur dhe jetën e çthurur që ai bënë.

Nëpërmjet personazhit të Pikernigut, këtij zyrtari të lartë që për hir të pasurisë nuk pyeti as për vajzën e vet dhe luan lojë të dyfishtë.

Me anë të këtij personazhi autori na sjell të freskët aktualitetin e etheve për pushtet që luhet sot në botën e qytetruar, që për të ruajtur dhe shtuar kapitalin e tyre bëhen pjesë e politikës dhe nuk duan t’ia dinë për jetë njerëzish qofshin këta edhe fëmijët e tyre. Dan Brawn e vendos Rejçëllin në roman në rolin e personazhit kryesor dhe nxjerr në pah virtytet e njeriut të edukuar me ndjenjën e të jetuarit me ndershmëri dhe jo me intriga.

Rejçëll si vajzë e senatorit, pretendent për t’u bërë president, kur bindet se i jati kërkon të marrë postin me anë të mashtrimit i tërheq provat e dhëna. E ndodhur në një situate kritike kur kishte nevojë për ndihmë, por i jati preferoj të zhvillonte koferencën sesa të shpëtonte të bijën, kjo gjen momentin dhe ia ndërron zarfat.

Kur Rejçëll bindet se presidenti aktual Zak Herni nuk kishte dieni për mashtrimin i drejtohet të atit: - Ti bëjë atë që është e drejtë!

-         Ai i përgjigjet: -Ti je tamam si jotëmë, idealiste dhe e vockël!

Gratë nuk e kuptojnë dot natyrën e vërtetë të pushtetit. Nëpërmjet këtyre rreshtave autori tregon hipokrizin që luhet sot në ditët tona me njerëzit që hipin në pushtet.

Në roman autori trajton figurën e pastër të presidentit aktual Zak Herni për të qëndruar edhe një mandate tjetër në zyrën Ovale, dërgon analisten e zbulimit të Shtëpisë së bardhë, Rejçëll Sakston, në akullnajë Milne për të vërtetuar vërtetësin e zbulimit.

Në këtë qëndër Rejçëll gjen një grup shkencëtarësh dhe midis tyre shkencëtarin karizmatik Majkëll Tolland. Në këtë qëndër të NAS-sës Rejçëll zbulon, dëshmi të një mashtrimi shkencor…

Një mashtrim i guximshëm që mund ta zhysi botën në një polemik pa krye. Kur Rejçëll bashkë me grupin e shkencëtarve arrin të zbuloj mashtrimin, sulmohen nga një skuadër vrasësish të tmerrshëm që komandoheshin nga një person misterioz me shumë pushtet, i cili nuk ndalet para asgjëje për të fshehur të vërtetën.

Me mjaftë fantazi autori romanit përshkruan personazhet kryesor të cilët edhe pse të ndodhur në një situate teje të skajshme, ja vdekje, ja liri, i mban shpresa për të mbijetuar dhe arrijnë të gjejnë se kush fshihet pas këtij mashtrimi të madh.

Panspermia, është teoria se këtu jeta është mbjellë nga një planet tjetër. Teoria sipas së cilës një meteor u përplas mbi ujërat primoridialë, duke sjellë farat e para të jetës së mikrobeve në tokë.

Shpesh në eksploret që po shikojmë shkencëtarë të ndryshëm argumentojnë se jeta lindi në oqean. Këtu u shfaqën fragmentet e para të AND-së. Por të gjitha teorit pavarsishtë argumentave që sjellin nuk mund të bindin njerëzimin se kush e krijoj dhe dhe solli jetën në planetin tonë.

Një nga personazhet më besnik të presidentit Zak Herni, zonja Marxhëri Tençit, luan një lojë të dyfishtë dhe bie viktimë e Pikerkingut. Kur Pikerkingu e shikon që u zbulua nga Tenç, e eleminon atë dhe niset të eleminoj Rejçëllin bashkë me grupin e shkencëtarëve në nëndetësen e Majkëll Tollandit.

Në roman autori arrin të na suprizoj me fakte dhe argumenta bindëse se si njerëzit e veshur me pushtet, mafjoz, për të ruajtur kapitalin e tyre nuk llogarisin as familjen e vet. Grupi shkencëtarve të rekrutuar nga civilët si Korki Marlinsoni, Kasavia, Majkëlli e të tjerë janë pjesë e lojës që bëjnë pushtetarët për të ruajtur karriget dhe pushtetin e tyre.

Zhdukja e shkencëtarit gjeolog, Kanadez, Çarls Brofi, i cili zbuloi i pari mashtrimin, në mënyrë të mistershme hidhet nga helikopteri bashkë me qentë nga dy burra që ai nuk i kishte parë ndonjëherë.

Me shumë finesë autori fut në romanin e tij edhe ndjenjën e dashurisë që lind midis Tollandit dhe Rejçëllit që të dy të dështuar në dashuri, por mbas kalimit të një situate të vështirë jeta rilind përsëri.

Tiranë, më 12.10.2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx