Kulturë
Sevdail Hyseni: Sokrati dhe helmi
E merkure, 08.10.2025, 06:16 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Sokrati
dhe helmi
Një
mjek xheloz, si sorrë me sqep,
pretendonte
Sokratin ta fuste në grep.
“S’mund,
o Madhëri, ai të jetë i parë,
unë
jam më i zgjuar, më mendimtar!
Sokrati
s’vlen as për një kokërr sheqer,
mbase
jam i gatshëm ta sfidoj përherë!
Do
ta pimë helmin, kush shpëton, fiton,
përjetësisht
titullin e fitores le ta gëzon!”
Mbreti,
me buzëqeshje e mendje të hollë,
tha:
“Bukur, të shohim kush do të kollë!”
Kaluan
dyzet ditë - Sokrati me ujë u stërvit,
që
helmi t’i dukej i lehtë, kur të vinte ajo ditë.
Erdhi
koha - Sokrati mori gotën me rend,
u
drodh pak, u zbeh, por e mundi me mend.
Kur
erdhi radha e mjekut, e rrëkëlleu shpejt,
pas
pak minutash u rrëzua për tokë dha jetë!
Mbreti
u shtang: “Ç’ishte kjo, more Sokrat?”
Qeshi
filozofi, duke thënë mendimin e artë:
“Nuk
ishte helmi, por uji hedhur në gotë!
E
vrau frika - arma më e fortë në këtë botë!
Kështu
ngjet edhe me drerin që vrapon si erë,
por
nga frika e luanit bie pre, ashtu si ngaherë.
O
Madhëri, nuk është helmi arma më e fortë,
është
frika që të vret, kur mendja s’ka portë!
(Karikatura marrë nga
interneti)