Kulturë
Bashkim Saliasi: Miho Gjini – 'Vdekja e artistit'
E premte, 03.10.2025, 06:19 PM
PËRJETIME NGA LEXIMI VEPRËS “VDEKJA E ARTISTIT”, TË AUTORIT MIHO GJINI
Nga
Bashkim Saliasi
Këto
ditë më ra në dorë libri “Vdekja e artistit” me autor Miho Gjini. Një librin me
tregime dhe novela. Shkrimtari Miho Gjini vjen para lexuesit me një krijimtari
që pasqyron aktualitetin e personazheve që zvarriten në internim, burgosen dhe
i detyrojnë të bëjnë punë të vështira në gurore në malin e Dajtit, apo dhe në
gërryerjen e lumenjve.
Ajo
që më mbeti në mendje gjatë leximit të librit “Vdekja e artistit”, ishte se
autori përshkruan realitetin dhe vuajtjet e tij dhe personazhet i jep me emra
konkret. Fantasia e shkrimtarit Miho Gjini bënë që lexuesi të jetoj momente
tepër prekse dhe të mendoj sikur i ka ndodhur dhe atij në kurrizin e vet.
Kur
lexon librin të duket sikur jeton në ato vite dhe nëqoftëse nuk i ke vuajtur
vet ke parë me sytë tënd si i ka vuajtur shoku yt, miku apo i afërmi tënd i
farefisit.
Brezi
ynë që jetuam në atë system rreth 50 vite jemi dëshmitar okular që sa herë kemi
pritur prapa dyerve të zyrave për të kërkuar një të drejtë që na takonte sipas
ligjeve në fuqi, por që deformoheshin dhe abuzoheshin nga njerzit meskin të
veshur me pushtet dhe përfitonin nga posti që kishin zënë.
Nuk
ma do mendja që të ketë njeri që të mos ankohet për ato vite që kushedi sa herë
jemi dhunuar personalisht dhe moralisht. “Hijet e natës”, na ndiqnin në çdo hap
të jetës. Edhe pse kanë kaluar vite dhe sot jetoj larg asaj treve nuk më
shqitet nga mendja, kur gjitoni që jetonte me familje në pallatin tone dhe
hynim e dilnim te njëri-tjetri sikur të ishim vëllezër më thotë një ditë pas
një debate për një problem se:- “Ti ke thënë kështu e ashtu për mua etj”… U
çudita…?!
Pasi
debatuam gjatë, atij nuk iu durua dhe tha: - të kam dëgjuar vetë me veshët e mi
posht dritares së guzhinës! U binda më në fund se komshia im ishte njëri nga
“hijet e natës” që spiunonte për problemet e ndryshme që diskutoheshin në ato
vite.
I
dhash porosi timeshoqeje që gjatë bisedës të ishim të kujdesshëm në shtëpi,
rrugë apo punë sepse mund ta pësonim nga këta njerëz zemërzinj.
Në
atë fshat punova rreth 8 vite dhe pesë vitet e fundit çdo fundjavë gjeja poshtë
derës letra anonime që synonin në prishjen e familjes. Me letrat e para u vumë
në siklet, por më pas i dhamë karar që mos ti lexonim më ato fëlliqësira, por i
digjnim në moment së bashku me timeshoqe…
Në
libër del në pah karakteri intelektual i autorit, i cili përse i ka vuajtur vet
dhe i njeh mirë personat që i shkaktuan vuajtje nuk denjon të hakmerret dhe nuk
i urren, gjë e cila flet për një njeri me shpirt human dhe demokrat të vërtetë
dhe jo si ai Ministri Kulturës, që dikur kryente detyrën e sigurimsit.
Ndoshta
u impresonova kur mbarova së lexuari këtë libër me vlerë të autorit Miho Gjini,
por nuk di si ta shpjegojë sepse mu dukë se njëri nga personazhet e kësaj vepre
isha edhe unë. Shumë probleme që trajtohen në të janë të përbashkëta me vitet e
jetës time të rinisë.
Vrasja
e xhaxhait në luftën e dytë botrore dhe mos njohja dëshmor qe për familjen tonë
një njollë “e murrme” që deri në vitet ’70 kur Partia lëshoi kushtrimin për tu
rishikuar viktimat e luftës se ashtu ia donte interesi edhe pse u shpall Dëshor
dhe eshtrat u vendosën në varrezat e Dëshmorve në qytetin e Çorrovodës debatet
në fshat vazhduan rreth pesë vite për pretendimin e disa “hijeve të natës” që
nuk donin që familja që kishte emër të mirë dhe të gëzonte reputacionin e
viteve paraçlirimit. Sa qe gjall gjyshja nuk u trajtua si gjithë nënat e tjera, që fëmijët u ranë dëshmor as me nderime dhe
as me pension. Lotët e saj sa qe gjall çdo orë të ditës rridhnin çurk më
tregonin motrat e mija.
Vitet
’70 -75 qenë për familjen tonë vite “lufte” për fitimin e të drejtës që i
takonte familjes tonë. Pjestar i këtyre vuajtjeve isha edhe unë indirekt që
hera herës sulmohesha nga njerëzit e veshur me pushtet sidomos gjatë kohës që
isha student në Shkodër, por më tepër e vuajtën vëllezërit e mëdhenj. Sot jetoj
me mendimin se në vitet ’70 u lirua disi lufta e klasave, por mua si të gjithë
vëllezrit e motrat e mija nuk më çonte njeri në shkollë të mesme dhe as në
shkollë të lartë…
Mesazhi
që na jep shkrimtari Miho Gjini është shumë i qartë: -të mos harrohen ata
intelektual që diktatura i persekutoi dhe i denigroi duke u shkatërruar edhe
familjen.
Si mund ta harrojmë luftën e klasave, mbylljen që na bëri sistemi për 50 vjet
dhe ata që na vinin dhe na kontrollonin në punën tonë dhe pse ishin me me nivel
shumë të ulët, por kishin kryer një shkollë Partie, kërkonin llogari duke mos
qënë në brendësi të problemeve që kishte shkolla etj.
Duke
lexuar librin më rrëshqitën lot se mu kujtua televizori që me shumë mundime
arrita ta marrë në fshat ku jetoja pas tr evite pune. Vendi ku gjendej pallati
ishte disi gropë dhe nuk e merrte mirë stacionin e Tiranës. Bleva disa metra
kabll dhe e çova antenën afër zyrave të koperativës në krah të rrobaqepsisë ku
gjendej një lis i vjetër. Pas disa ditësh më vjen për darkë sekretari Byrosë,
mik i familjes, pasi bëri urimin më thotë:- “Si shumë largë e ke vendosur atë
antenën e televizorit”!
-U
skuqa dhe i them: - ja shikoje vet, ai me zor merr Tiranën dhe jo stacione të
tjera për çfarë ju shkon mendja juve.
-Mirë,
mirë më këshilloi, por mundohu të gjesh ndonjë pozicion tjetër në taracën e
pallatit. Mesazh u kuptua?! Të nesrmen hoqa kabllin e vendosur në lis dhe me
zor gjeta një pozicion në taracë ku edhe aty televizori merrte me xixa.
Në
libr trajtohen mjaftë probleme të mprehta për personat që u burgosën, u
torturuan dhe syrgjynosën derisa u shkatërruan edhe familjen e tyre. Libri
“Vdekja e artistit” sikundër shkruan miku i tij Mihallaq Qilleri, i cili është
dhe redaktor dhe autor librash, është një dramë e nxehtë njerëzore, sepse tani,
ndonse i padënuar, madje i amnistuar, siç tallej shteti i athershëm, ai përsëri
mbetet një njeri pa të drejta themelore e ca më tepër pak shpirtërore.
Tregime
të bukura janë ato të vëllimit të tretë, ku autori ballafaqohet tani me një
realitet të pasburgimit, me një realitet raskapitës, por edhe të mbushur me
kujtime të trishtuara të kohës edhe ai është dikushi në shoqërinë e kohës.
Në
tregimet e shkrimtarit Miho Gjini del qartë karakteri i tipave intigrues të
njerëzve të konvertuar në demokratë, ish sigurimsat, të emëruar në poste kyçe
në zyrat e qeverisë së re.
Me
një penë të hollë autori përshkruan persekutimin që u bëhet grave dhe familjeve
të persekutuara. Në tregimin “Absurdi” autori përshkruan me një penë të hollë
gjithë vuajtjet dhe persekutimet që atij ju bënë kur guxoi të kritikonte
realitetin shqiptar në ato vite.
…E
mbulla gazetën po me atë trishtim. Tani nguroja të dilja në rrugë të madhe. Pas
degëve të akaceve pashë vërtetë një farë brenge të vogël ku shkruhej shtrembër
FOTOGRAF dhe u sula për atje. Fotografi, një burrë kaba, u zvogëlua sikur të
ishte një prej llastiku kur më pa befasisht. U shtëmbërua dhe ra mbi banakun e
ngusht me llahtar. Më duhet ta qetësoja menjëherë. I hapa gazetën katërsh dhe i
thashë se kishta përfituar edhe unë nga amnistia, siç duhet ta dinte dhe ai si
qytetar i lirë i botës së absurditetit. Në të njëjtën kohë i tregova fletën e
lirimit nga burgu…
…Dera
u hap dhe unë pashë fytyrën e tim biri të rritur e burrëruar sikundër nuk kisha
për ta përfytyruar kurrë. Sepse gjithë ato vite të burgut e kishin ndaluar të
më shihte dhe ta shihja.
Klithi…
Mesa
duket i ngjava si ndonjë fantazëm e dalë nga varri.
U
zbeh dhe u zmbraps…
Kjo
klithëm e detyroj ish gruan time të thërriste se ç’po ndodhte dhe ndërkohë të
mbante hapat edhe ajo përpara derës… E pashë sesi u zbeh edhe ajo, por ndryshe
nga djali e mbajti vetem dhe më thirri si të isha një lypsar.
-Po
ti, ç’kërkon këtu?
-Përse
erdhe?! U drithërova…
-Kur
ti rifitosh ato që thua atëherë trokit këtu! – qe përgjigja.
-Bëre
shumë gabim që erdhe te dera jonë!
Qe
nga netët më të tmershme që mund të kisha kaluar…
Absurditeti
i amnistisë dhe i lirisë ishin shfaqur shkëlqyeshëm nën atë urë të ndyrë ku
niveli ulët i shoqërisë urinonte, apo bënte seks të shpejt…
…Eja
të të jap një kafe këtu afër, - tha duke picërruar sytë…këtu afër ku ti…
E
kuptova nëntekstin. Fjala ishte për në Institutin e Lartë të Arteve ku unë
dikur isha pedagog.
-Dëgjo,
miku im, - shqiptoi ai duke rrufisur kafenë e nxehtë.
-Ia
thashë presidentit të gjitha…
-Të
gjitha, kupton?...
-Mos
e zgjatë! Mblidh duart! Pikë. E drodhe bishtin prapë ta presim kokën e në të
sëmës të vesh!...
Ishte
e rrezikshme të grisje gazetat. Prandaj u hodha një sy rregjistrave të vjetër
të Delisë dhe kur pashë se ato u takonin viteve më parë, i grisa ngeshëm, nisa
të formojë herë ca topëza dhe herë ca kastravecë prej letre dhe pasi kisha zënë
shumë vrima nga të çarat e barangës sime, thëllimi dhe kuja e erës ishin ulur
ndiejshëm…
Isha
amnistuar nga qeveria, siç thuhej, e, megjithëatë, këtë nuk e besonte askush.
As ish-imeshoqe. Kisha trokitur në shtëpinë time natën kur amnistisht i falur
nga shteti mbërrita në folen time. Trokita dhe i thashë emrin. Nuk ma hapi
derën…
-Burgaxhi
më tha një zë pangjyrë.
Pohova
me kokë. Nuk mund të them as sot se nuk më bëri përshtypje…
-Hyp
tha me tërsëllim.
Tregimi
dytë “Vdekja e artistit”, është një nga tregimet më të bukura të veprës së
shkrimtarit Miho Gjini.
-Zbulojeni,
ju lutem, vetëm për një çast. Sa ta shoh për herë të fundit. Bëjeni për mua! -
nisa të lutesha si fëmijë kur ndesha në murin e heshtjes njerëzore…
Kur
po çaja udhë midis ati pylli shpirtrash pa shpirt ndesha me shpinën, pastaj në
vështrimin përbuzës të aktorit, ish - studentit tim të mjerë, aq i ngrehosur
tanimë sa servil ishte dikur, sa më ngjante sikur më thoshte.
-Nuk
e kupton, o njeri i keq që tani ti nuk e ke vendin më midis nesh?...
Në
tregimin “Gërrysit” më ka mbetur në mendje se sa posht mund të bjer njeriu i
shkolluar dhe të paragjykohet nga një i pa shkollë i cili kur e shikon se ka të
bëjë me një njeri të mirë i tregon qëllimin përse e kishin vënë pas tij që ta
spiunonte dhe ta rrasnin prap në burg.
-Ai
i kuadrit erdhi te unë bashkë me një civil…
-Pse
i kuadrit është ushtarak? -bëra humor unë.
-E,
ai, me atë kapele, e di ti… dhe më porositën që të mos të ndahesha kurrë e të
mbaja shënim se çfarë do të thoshje dhe
unë pastaj… e kupton tinë. Më thanë se je njeri i rrezikshëm dhe se do të
përmbysësh shtetin dhe partinë…ata çdo ditë presin që unë t’u them ndonjë gjë
të re, sepse pastaj duan të të fusin përsëri në burg. E kupton tinë?
Në
tregimin “Dashuri varrezash” shkrimtari ironizon fatin e njerëzve që regjimi i
denigroi si njerëz. Metafora dhe sarkazma që përdor autori në tregimin
“Persekutori” tregon se njeriu duhet ta karakterizojë një shtyllë dhe jo të
jetë një lavire që hidhet nga fryn era. Dhe më buzqesh, o krimb i ndyrë i një
epoke apokaliptike! Dhe guxon e më shikon me kreshëri mua, viktimën tënde, pa
pasur frikë nga asnjë dënim! Mbahu, o njeri i mirë për mos u bërë kriminel si
ky!...
Në
të gjitha novelat Miho Gjini tregon vlera artistike të arrira në këtë gjini.
Në
mendjen time kanë hedhur rrënjë të thella episode e novelës “Largimi” dhe më
duket se skenën që përshkruan shkrimtari është e ngjajshme me kalvarin e
mundimeve të mija për ato vite të para të përmbysjes së sistemit, që për të
siguruar disa të ardhura për paisjet e domosdoshme të familjes u detyrova të
emigroj në shtetin fqinj, greqi.
Në
novelën “Ministri” ironia që përdor shkrimtari u shkon për shtat njerëzve
“kameleon” të sigurimit që pas ardhjes së viteve të demokracisë u vunë përsëri
në detyrat kyçe të qeverisjes së vendit.
Shume
urime dhe suksese shkrimtarit Miho Gjini
Tiranë, më 30 shtator
2025