Kulturë
Llesh Ndoj: Duke kujtuar një personalitet të shquar
E enjte, 02.10.2025, 06:54 PM
DUKE KUJTUAR NJË PERSONALITET TË SHQUAR
-
5 vite më parë me shkrimtarin Hasan Hasani - Përkola, në një aktivitet për
t’mos u harruar -
Nga Llesh NDOJ
E nisa këtë shënim modest me titullin ndërkombëtar “in
memoriam”, por akoma pa mbërritur në fundin e tij të afërt u kujtova:
- Po të jetë gjallë personazhi për të cilin po shkruaj, jo
vetëm se nuk do të kënaqej, por ndoshta edhe do të zemërohej, dhe vetëm nga
respekti si vëlla do të mjaftohej me shprehjen “ma mirë t’a kishe shkruar në
shqip, vlla!”, prandaj iu riktheva shpejt e shpejt dhe e korigjova edhe nga
frika e mëkatit, se ai edhe atje në vendin e përjetshëm ku prehet që nga 1
dhjetori i vitit 2020, mund të lëndohet. Nuk mund t’a mbaja këtë mëkat, sese
shkrimtari dhe poeti i shquar Hasan Hasani ka shkruar dhe folur shqip gjithë
jetën e vet dhe këtë na e ka transmetuar përmes veprës së tij të gjerë e të
thellë, ku në të gjallë të tij numërohen mbi 75 libra të botuara, përmbledhur
edhe në 15 vëllime, përveç disave të tjera që koha s’i premtoi t’i botonte, e ato
u botuan pas vdekjes nga djemtë e bashkëpunëtorët. Ishte 3 Tetori i vitit 2020,
plot 5 vite më parë, shënon takimin tim të fundit fizik me shkrimtarin e
njohur, si vllaun tim të origjinës domgjonase, mirditorin e shqiptarin e mirë
Hasan Hasani - Përkola. Them takimin e fundit fizik, sepse “takimet” tona
virtuale vazhduan shumë intensive për aq sa shëndeti i tij i përkeqësuar me
hapa të përshpejtuara nga sëmundja e mallkuar, murtaja e shekullit të ri covid
- 19, e lejoi të shkruante e të fliste përmes celularit, komunikime të cilat i
kam pasqyruar në librin “Mirditiada”, mbetur në proces prej tij e botuar pas
ndarjes nga jeta. Këto “komunikime” virtuale vazhdojnë e do të vazhdojnë gjithë
jetën për mua, që as personin Hasan, as veprën e tij nuk i largoj kurrë nga
vetja. Pengu im i padiskutueshëm mbetet pamundësia me ia parë sytë për së
gjalli, kur ai lëngonte në shtrat i sëmurë, as për t’ia hedhur një grusht dhe
mbi varr atje në Dushkajën e tij të dashur, që s’e largoi nga vetja as në të
gjallë, as në të vdekur. Prof. Hasani, krahas cilësisë s? vargut, zgjeroi
spektrin tematik, himnizoi heroin lirik si dhe solli një ndjesi të re ndaj
figurës letrare, ndaj përdorimit artistik të fjalës n? gjuhën shqipe. Poeti i
njohur Hasan Hasani u ngjit natyrshëm në majat e poezisë shqipe, sepse kjo
ngjitje u përshkallëzua në kohë që nga vëllimi i parë i tij me poezi “Krojet e
bardha”, botuar në vitet 1967, dëri tek vepra e tij e fundit, “Mirditiada” që
lexuesi tashmë e ka nëpër duar, fal? kontributit t? miqëve dhe bashkëpunëtorëve
të tij. Vëllimi i parë poetik, tregoi se në letërsinë shqiptare po lindte një
talent i spikatur, ndaj dhe kritik?t nuk kishin gabuar kur e kishin vler?suar
si poet i s? ardhmes, sepse veprat e Hasanit pasuan njëra - tjetrën. Sot në
korpusin e letërsisë son? spikasin vepra të tilla si “Dallg?t e vrrinit” -
1969, “Dy legjenda” - 1969, pastaj vjen para lexuesit si prozator me romanet
“Ul?rima” - 1989, “Kodi i gjakut” - 2014 dhe m? von? edhe si kritik, përmes
veprave “T? anatemuar” - 2005, “Faqe libri” - 2007, “Metafora e dhembjes” etj.
Ësht? e pamundur t? rreshtojm? numrin e madh t? veprave të prof. Hasanit n?
k?t? material modest, sepse sot duam të perkujtojmë një ngjarje të shenuar në
jetën e tij.
… atë ditë të 3 Tetorit 2020, gjithshka shkoi bukur. Hasanit
ia dallova gëzimin, kënaqësinë, por edhe lotin, e gjithshka nga ai aktivitet u
kthye në dritë në sytë e tij. Peng më mbeti se në përfundim të takimit Hasani
iku “si hije”, e atëherë kur unë isha çliruar nga ethet e organizimit të atij
aktiviteti të bukur, ai s’mundi të qëndronte më gjatë. Jo nga shëndeti e shkaqe
të tjera fizike, por thjesht se donte të udhëtonte e të nderonte shokët e tij
shkrimtarë që kishin mbërritur nga Kosova enkas për atë aktivitet. Iku si hije
për t’u takuar prej asaj ditë vetëm në kujtime.
Po ç’ishte e ç’përfaqëson ajo datë në kalendarin e kujtesës
time?
Me këmbënguljen time dhe miratimin e tij, miratim që ia mora
disi me pahir, atë vjeshtë botova librin e tij “Monolog me Malin”, libër që me
plot të drejtë është cilësuar si amaneti poetik i shkrimtarit, të cilin donim
t’a promovonim në Lezhën tonë artdashëse. Pothuajse tinëzisht, unë kisha
gërmuar në jetën e tij jo vetëm letrare, i kisha “vjedhur” edhe një intervistë
pak ngapak, dhe kisha botuar librin tim monografik “Hasan Hasani – Përkola,
Dushkaja emër, Mirdita mbiemër”, i cili u promovua së bashku me të. Me një grup
shokësh e miqsh e me dashamirësinë e padiskutueshme të z. Eduart Ndreca,
asokohe Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë, kishim lobuar për t’i akorduar
shkrimtarit titullin “Nderi i Qarkut Lezhë”, vendim që u muar unanimisht prej
tyre. Kjo ishte pjesa “mbitokësore” e programit të asaj dite, ndërkohë që në
sekret ndaj tij dhe publikut, krijuesi i nderuar Vlash Prendi kishte shkruar
një tekst kënge kushtuar shkrimtarit Hasan, tekst që e mori përsipër dhe e
realizoi me mjeshtri e humanizëm këngëtarja mirditore Angjelina Mena - Nikolli.
Edhe kjo këngë u këndua publikisht për herë të parë atë ditë të 3 tetorit 2020.
Kënga titullohet “Jam domgjonas përgjithmonë”, për të cilën gjej rastin t’a
falenderoj përsëri tekstshkruesin, këngëtaren dhe kantautorin z. Mark Gjoni për
muzikën e realizimin e saj në studio. Të gjitha sa u thanë atë ditë e
emocionuan dukshëm prof. Hasanin, por kënga bëri që loti t’a tradhëtonte në sy
të gjithë pjesmarrësve të shumtë që kishin mbushur sallonin e madh të
Bibliotekës “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës.
Nga distanca e 5 viteve, sot shfrytëzoj rastin t’a
rifalenderoj Këshillin e Qarkut Lezhë dhe ish - Kryetarin z.Eduart Ndreca, që
jo vetëm na e plotësuan kërkesën, por edhe i dhanë hijeshi e solemnitet atij
aktiviteti të bukur, me organizim e pjesmarrje, falenderoj poetin e nderuar
Viktor Gjikolaj për moderimin, të gjithë shkrimtarët e studiuesit këndej e
andej kufirin që referuan rreth librave që u promovuan, dhe çdo pjesmarrës që
ishte i pranishëm. Një falenderim i posaçëm shkon për djemtë e Hasanit,
Blerimin e Butrintin, që vazhdojnë të ruajnë kontaktet e me shokët e miqtë e
shumtë të Hasanit dhe të kujdesen për t’i respektuar ata.
***
- A vdiq filani? - e pyet njëri bashkëudhëtarin e tij, kur
po ktheheshin nga i njejti varrim ku kishin marr pjesë.
- Ti ishe vetë dhe je dëshmitarë se ia hodhe edhe një grusht
dhe! - ia ktheu tjetri, dhe vazhdoi:
- Po pse po më pyet? – ia ktheu ai.
Bashkëudhëtari, më i moshuar në moshë dhe i zgjuar, pasi u
mendua pak, e shikoi tjetrin në sy, dhe iu ridrejtua:
- Unë pashë se ka dhënë frymë, por nuk ia njoh ç’ka len pas…
I solla këta rrjeshta, ndoshta të mbërritur tek unë si
filozofi popullore dhe që ndoshta
realisht nuk kanë ngjarë kurrë, për t’u rikthyer aty ku isha. Njeriu
ndërron jetë e kjo është ligjësi e gjithëpranuar, por kur le pas vepra të mira,
kur le familje të bekuar, ai kurrë nuk vdes. Fryma e tij rron me veprën që le
pas, me kujtimet e bukura si ky për të cilin i kushtova këto radhë dhe tek
pasardhësit e tij. E Hasan Hasani - Përkola nuk ka vdek. Ai rron me veprën e
mrekullueshme që ka lënë, me familjet e pasardhësve të denjë, që ia ngrenë lart
emrin e kujtesën, ai rron edhe në kujtesën e shokëve e miqve të shumtë, që bëri
ne jetën, kulturën, me shpirtin njerëzorë e punën e tij të madhe në shërbim të
letrave shqipe, ku e ka shënuar emrin në panteonin e artë përjetësisht.
I paharruar vlla Hasan!
Lezhë, më 3 tetor 2025