E enjte, 02.10.2025, 11:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Bernardi dhe Rozeta

E enjte, 02.10.2025, 06:13 PM


Bernardi dhe Rozeta

(një romancë dashurie)

Nga Përparim Hysi

I kam njohur që të dy. Kemi qenë kolegë në të njëjtën shkollë për disa vjet. Nëse shkruaj tani për ta, nuk dua që t'u kalojë qoftë dhe një"hije" në jetën e tyre familjare. Kur them kështu,  as Bernardi dhe as Rozeta janë me emrat e tyre. E kam njohur, në imtësi lidhjen e tyre intime dhe, pse mos e them: kanë jetuar një romancë të bukur dashurie. Paradoksi i kësaj dashurie është se, që të dy,  kishin familjet e tyre dhe qenë me fëmijë. Qenë të dy vitalë dhe altruistë:si njëri, ashtu dhe tjetri. Ndodh (dhe jo vetëm me këta) që shoku i punës të bëhet ku e ku mik e shkuar mikut. Kur filloi"kimia" midis tyre, i përfshiu një dashuri që nuk njeh as rregull dhe as moral. Dashuria nuk njeh as logjikë dhe as ligj. Është iracionale.

Nëse dashurinë e fut në arsyetime racionale, ajo asfiksohet dhe vdes. Për ta thënë që në fillim, po të gjykonin racionalisht Bernardi me Rozetën, kurrë nuk do futeshin në ato vorbulla ku i futi ndjenja reciproke. Kur e pyeta Bernardin:-Ore, po si filloi? Ai:- Vetevetiu. E shihja me admirim dhe, ndërsa në fillim bëri sikur nuk e vuri re,  më vonë e pashë që u skuq. Ne vraponim si në një garë ku secili do që të dalë i pari. Na jepej një detyrë nga ana e drejtorisë që duhet ta dorëzonin me shkrim. Në një kolektiv me 40-mësues dhe, ndërsa unë vrapoja ta dorëzoja i pari, Rozeta e kish dorëzuar. DHe nuk ndodhi vetëm njëherë. Kur kjo"llojgare" e pashpallur ndodhi disa herë të fitohej nga ajo, i them një ditë:" Nëse ndodh dhe njëherë, unë do vrasë veten!!!". Por ndodhi prapë dhe ajo më thotë veçan:"Hë, or trim, po kur do e vrasësh veten?"  Po ku duroj bodec unë?  E shihja, tek zbardhte dhëmbët dhe, kjo zbardhje dhëmbësh, sikur tregonte intimitet apo si një test nëse notoja në ujërat e saj.

*

Qemë lajmëruar për mbledhjen e Këshillit Pedagogjik. Mbledhja bëhej mbasdite. Natyrshëm, unë shkova një gjysëmore para dhe m'u tek shkallët u gjet dhe Rozeta. I dhamë një të qeshur dhe, ndërsa në kat të parë bënte mësim cikli i ulët, u ngjitëm në kat të dytë. Koridori qe bosh dhe priteshin të vinin kolegët. Dera e personelit qe hapur dhe, kur hymë brenda, Rozeta më tha:-Tani jemi vetëm.Kur do e vrasësh veten?-Tani i thashë dhe, pa e lënë të mbrohej, ia kapa kokën me të dy duarët dhe e putha në buzë. Bëri sikur u hodh përpjetë, po unë me sytë nga dera(kisha frikë mos vinte njeri), e riputha dhe tani:"pakti u bë". Vazhdoja, si i uritur me të puthur dhe doja t'i nxirrja gjirin. -Mos je gjë i çmendur? Tani mbrrin gjithë kolektivi dhe shkoi u ul tek një karrike. Unë bëra sikur më kish ardhur mendja dhe, për mos u lënë vend aluzioneve,  bëja ec e jak në koriodor. Erdhën kolegët dhe, ndërsa drejtori lexonte detyrat për çdo mësues kujdestar, unë isha në një planet tjetër. Kur mbaroi mbledhja, ajo sikur mbeti me sy nga unë,  Për vete, atë natë, nuk mbylla sy.Bija në një krah dhe kthehesha në krah tjetër, aq sa dhe ime shoqe, u shqetësua.  Ore, ç'të ka gjetur që tërë natës përplaseshe, sikur të sulmonin  njëmijë dreqër? As vet, nuk e di, -e gënjeva kusurmadhen, se qe krejt e pafajshëme në atë"Ç'të ka gjetur?". Epo,  dashuria, -filloi të mbrohej ai, -nuk pyet në mëkaton në dëm të  një pale tjetër. Them"në dëm të një pale tjetër",  se si unë dhe ROZETA kishim familje dhe fëmijë. Por dashuria është e verbër. Dhe, sikur të zë e të rrëfej të gjithë atë romancë dashurie, do të duhej një libër i tërë. Ti, je miku im dhe,  ngaqë të njoh mirë, në vija të trasha do të tregoj sekuenca të veçanta që ti, në një të ardhme,  edhe mund të shkruash për këtë dashuri.

*

E thirra një pasdite tek  shtëpia ime. Imeshoqe, me gjithë fëmijë, kish shkuar në fshat ku jetonin prindërit e saj. Erdhi dhe, kur hyri brenda,  qe skuqur sikur kish bërë faj. Unë mezi prisja dhe, sa mbylla derën, u sula nga ajo.

E, -më tha:-Të doli çmendja?

Nuk  jam i çmendur dhe u hodha në sulm.Fillova ta puth i etur dhe, sakaq, fillova ta zhvishja.  Hezitoi, por vetëm paksa .Pastaj u shtri gjer e gjatë mbi divan dhe u mbyta nga kënaqësia tek ia rrufisja buzët dhe ca më shumë gjirin. Epo, - thosha me vete, - vallë do jetë më e bukur se kaq PARAJSA? Le të shkoj dhe në FERR, se nuk dua PARAJSË tjetër. Pastaj e ngrita, me kujdes nga divani dhe, si u vesh,  më tha:-Tani po shkoj në shtëpi. Rri dhe ca, -iu luta. Jo, jo.Qejfi ma ka që të rri tërë natën me ty, por... ti e kupton vet. Zemërthyer, hapa derën dhe, para se të ndaheshim, e putha prapë.

-Të dua, - i thashë

-Edhe unë!

M'i nguli sytë me aq trishtim, sikur parashikonte një të keqe.E  mbylla prapë derën dhe bërtita:-Epo u bëftë kiameti! E shtriva prapë.Më la ta përkëdhelja dhe mend kapërcenim mbështymën e njëri-tjetrit. Siç duket, -më ngacmoi ajo, - sot do të nxjerrësh ujët e zi. Dhe e nxorra ujtë e zi.

*

Të dy kishin mbaruar për gjuhë-letërsi dhe, ngaqë nuk gjenin dot mundësi të takoheshin, filluan që t'i shkruanin njëri-tjetrit.As Bernardi dhe as Rozeta nuk qenë poet, por dashuria të bën poet. Dhe, ngaqë Bernardi,  disa nga poezitë që ka shkëmbyer me Rozetën, m'i ka besuar mua, unë po botoj dy-tri prej tyre se në ato poezi flasin dy shpirtëra që digjen për njëri-tjetrin. Mos kujtoni se këto poezi janë të një niveli të lartë, por kanë çiltërsi aq, sa e bëjnë më të bukur këtë dashuri kretjt të pafajshme dhe, në kuadër të moralit, paksa mëkatare...

Bernardi:

Leksion më mbajte, moj mike,

Më bëre për ujë të ftohtë

Ah, sikur ta dije, moj shpirte

Më qe  si rrymë Golfstrimi , e ngrohtë

Rozeta:

Sikur po bënim blasfemi

Sikur ra planeti

Ah, se si ndihem tani!

O mik më je sherbeti!

................................................

Bernardi:

Çfarë na lidh ne të dy?Çfarë?

Mos nga ZOTI qe bekim?

Më mban lidhur me ty një mall

Sa ndahem me ty e më pushton një pikëllimë.

Rozeta:

Ti je unë dhe unë jam ti

Kështu mendoj, kur jam vetëm

Bekim a mallkim është jona dashuri

Nuk e di si, pa ty, do ta shkoj jetën.

Bernardi:

Kur erdhe, nga malli

Unë në krah të hodha

Pastaj u ndez"zjarri"

Dhe u"përvëlova".

Rozeta:

Sa fort më shtrëngove

O mor mik, me halle

Më hëngre,  më blove

Ç' dashuri e madhe...

Dhe vërtet. Sa dashuri e madhe, por dhe aq e bukur dhe fatkeqe. Pas kënaqësisë, si njëri dhe tjetri ndjenin dhëmbje. Dhëmbje për"palën tjetër" që qe krejt e pafajshme. Por kot nuk bërtit KRISHTI:-Ta hedh gurin, kush nuk ka bërë mëkate! Vallë, a ka të tillë? Për vete, nuk besoj. Dhe, sa për këta"mëkatarë të pafajshëm" për të cilët po shkruaj unë,  janë bërë gjyshër dhe  jetojnë  me familjet e tyre.Bernardi më tha:- Kam gati 15- vjet që nuk e kam parë Rozetën dhe, po t'më bësh "radiografinë" e zemrës, sa herë e kujtoj, ndiej një të dridhur. E kam dashur dhe e di mirë që edhe ajo më do, por janë ca  gjëra që nuk varen plotësisht nga ne.

Tiranë, 2 tetor  2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx