Kulturë
Sevdail Hyseni: Plani 7 pikësh
E diele, 28.09.2025, 06:44 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Plani
7 pikësh
Si
sot më kujtohet
Para
dymbëdhjetë vjet,
Na
lindi një Plan
Me
shtatë pika krejt.
Të
cilat në pamje
S’dukeshin
shumë,
Mirëpo
luginasve
U
hynin në punë.
Mblidhet
lidershipi
Si
grusht i pandarë,
Për
ta çuar në vend
Me
këmbën e mbarë.
Por,
nga ajo ditë
Me
vite, me muaj,
Për
7 pikat thuhet:
-
Ka pi macja ujë!
Ndaj
nisin bisedat
N’shesh
të Kalemegdanit,
Përballen
trimoshat
Në
fushë të mejdanit.
Plani
është në rregull,
Thonë
të Beogradit:
-
Do ta marrim shtruar
Në
fund të mandatit.
Si
rrota e ndryshkur
Sillen
në trotuar,
Pluhuri
i harresës
I
zverdh në sirtar.
E
menduan planin
Me
pikat shtatë,
Që
njihen në botë
Si
numrat me fat.
7
ditë i ka java,
7
nota muzikore,
7
ngjyra ylberi,
7
mrekulli botërore.
7
kate i ka qielli,
7
thupra fuqia,
7
liqenet e Lurës,
7
keca mama dhia.
7
xhuxhët në përralla,
7
fishekë martina,
7
vrima koka,
7
parti Lugina.
7
male, kontinente,
7
pozita politike,
7
paga, honorare,
7
dashnore simpatike.
Nëse
nuk bëhet
“Plani”
me taktikë,
Do
t’i shkoj si dhelpra...
Dashit
në Selanik!
(Karikatura marrë nga
interneti)