E hene, 22.09.2025, 09:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Lëmsh e përshesh

E hene, 22.09.2025, 06:05 PM


Blerim Rrecaj

Kurorë e (pa)dukshme

Qielli bujar ma dhuroj

Një kurorë reje mbi kokë

Të cilën po e bart

Ngado që po shkoj

Shteg shprese

Di të hedh vetëm raketa drite

Për ta ndriçuar botën

Për të gjetur rrugën e paqes

Për mijëra e mijëra vjet

Kohë

Te fontanë e fëmijërisë

Pranë pallatit te rinisë

Në moshën e tashmërisë

Gufon e gurgullinë

Krua kujtimesh

U ndala te kroi

Rridhte vijëndërprerë

Ca grerëza ma lëshuan radhën

Etjen do e shuajmë të gjithë

Kandili

Një kandil

Sheh veten

Në pasqyrë

Përreth dritë e errësirë

Valixhja

Merr valixhen e nisu

Merr valixhen e kthehu

Tërhiqe për rrotash

Ngrite lart e pengesat shmang

Lojë

Të luajmë siç duhet në çdo lojë

Me përkushtim e pa hile

Duke dhënë më të mirën tonë

Dashurisht si gjithmonë

Lojëmbla

Për një dege

Të trungmollës

Hëna u kap

Dhe u bë portokall

Portë panjash

Në Kalabri të Prishtinës

Në një tarracë kafeneje

Pres një çast frymëzimi

T'hy në këtë portë panjash

Bleta në autobus

Autobusi që vinte nga fshatrat

U ndal në një stacion të qytezës

Zumë vend në karriget e tij të fundit

Për xhami të tij duke endur pamë bletën

Unë i bëra shpejt një shkrepje

Ti i bëre një video paksa të gjatë

Unë ta kem kujtim e ta bart me vete

Ti në rrjete sociale ta shpërndash

Autobusi ndalej pritore më pritore

Dikë do ta linte do e merrte dikë

Bleta vërtiej xhamit e pas perdes

Rrëshqiste xhamash në tjerë kufij

Zbritëm dhe ne si udhëtarë të fundit

Bleta seç na humbi sysh

Ndoshta zbriti me ne në kryeqytet

A ndejti n'autobus që në fshat do kthehej sërish

Lëmsh e përshesh

Duke ecur rrugës

Në kafe e në shesh

Dikush thotë bota u bë lëmsh

Dikush thotë se u bë përshesh

Dhe dikur të duhet

Të kthehesh në banesë

Urinë do ta shuash

Me një pjatë me përshesh

Dhe ulesh e zë vend

Nis të hash me kujdes

Merr masa të duhura

T'mos bije ky lëmsh n'përshesh

Avaz i vjetër e avaz i ri vazhdon

Si një zakon i pahijshëm e ves i keq

Hapen e mbyllën probleme e plagë

Njerëz të mirë ju përshëndes



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Shyqyri Fejzo: 'Po' dhe 'Jo' lozonjaret e jetës Sevdail Hyseni: Arroganca Albert Vataj: Hannah Arendt dhe rreziku i një bote pa të vërtetën Llesh Ndoj: Rreth veprës studimore dhe krijuese të Prof. Dr. Anton Nikë Berishës Albert Vataj: Thirrja e Faik Konicës në Gazetën Albania, 1897, për shqiptarët krejt Përparim Hysi: Lulet në oborrin poetik të Luan Xhulit Albert Vataj: Ndahet nga jeta “kryeashiku i ahengut shkodran”, Agim Molla, zëri autentik i një tradite Milazim Zeqiraj: Urime për ditën e parë të shkollës Sevdail Hyseni: Buka Armela Hysi: Cicërimat shqip në Parkun për fëmijët dhe kulturën Jahja Drançolli: Durrësakët, në krye të universiteteve prestigjioze europiane (1396, 1497)! Lekë Mrijaj: Këngëtari Neki Emra, bilbil i deshmuar i muzikës së mirëfilltë popullore shqiptare Albert Vataj: Figura e gruas dhe zakoneve shqiptare, midis spektaklit dhe sakrificës, në romanin e Pashko Vasës, 'Bardha e Temalit' Albert Vataj: Lec Bushati, aktori që solli në artin skenik thellësinë shpirtërore dhe epikën e personazhit Albert Zholi: Flet kompozitori i talentuar Enver Shëngjergji Shyqyri Fejzo: Vetmia Albert Vataj: Udha që të shpie te dija, sipas gjigandëve të mendimit filozofik Jahja Drançolli: Rruga e famshme Egnatia, me dy pikat e saj të fillimit në Durrës dhe Vlorë, dhe rëndësia e saj historike! Visar Zhiti: Mitrush Kuteli, Shqipëria si s'ka fuqi ta kujtojë sot? Albert Vataj: Komedia që zgjon kujtesën e artë të Shkodrës së artit të vitit 1919

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx