Kulturë
Lekë Mrijaj: Këngëtari Neki Emra, bilbil i deshmuar i muzikës së mirëfilltë popullore shqiptare
E merkure, 17.09.2025, 06:54 PM
Këngëtari Neki Emra,
bilbil i deshmuar i muzikës së mirëfilltë popullore shqiptare
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Këngëtari
i mirënjohur shqiptar, Neki Emra është një nga zërat më të dashur dhe më të
fuqishëm të muzikës sonë popullore shqiptare. I lindur në kryeqytetin shqiptar
të kulturës së Prizrenit, pra, nga një familje me tradita të pasura muzikore,
kulturore dhe kombëtare, ai u lidh me muzikën qysh në fëmijërinë e tij, duke i
rënë pianos... Kjo qasje e hershme me tingujt muzikor paraprakisht edhe i dha
një shtytje apo i dha bazën teknike muzikore dhe ndjeshmërinë shpirtërore që më
vonë do ta përcaktonin stilin e tij artistik muzikor e kulturor.
Rruga
e tij drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë. Fillimisht si tastierist me grupe të
njohura, e më pas si këngëtar solo, ai e ndërtoi me përkushtim e sakrificë
karrierën e tij muzikore, duke e bërë zërin e vet të bilbilit një simbol të
dashurisë, shpresës dhe mallëngjimit. Çdo këngë e tij bart një ndjenjë të
veçantë, duke i shndërruar këngët e tija
jo thjesht në melodi, por në rrëfime, përjetime shpirtërore, kulturore e
kombëtare që prekin thellë zemrat e dëgjuesve dhe admiruesve të tij.
Këngët
e interpretuara popullore e qytetare të vjetra prej tij janë tashmë pjesë e
memories kolektive shqiptare. Ato këndohen në çdo tryezë familjare, në
festivale dhe në ngjarje të ndryshme kulturore. Zëri i tij i veçantë, i
krahasuar me bilbilin, përcjell jo vetëm art, por edhe krenari kulturore e
kombëtare, duke ruajtur dhe ringjallur trashëgiminë tonë muzikore të popullit
tonë.
Interpretimet
e Neki Emrës, të mbushura me pasion dhe origjinalitet, janë një thirrje e
vazhdueshme për dashuri e unitet shpirtëror e kombëtar. Ai është dëshmia se
muzika popullore shqiptare nuk është vetëm një relikt i së kaluarës, por një
pasuri që jeton, përtërihet dhe përcillet me dinjitet tek brezat e rinj
"...deri në të sosur të botës".
Në
kulmin e karrierës së tij monumentale, k?ngëtari Neki Emra vazhdon të mbetet
një bilbil i vërtetë i muzikës sonë, një artist lapidar që i përket jo vetëm
skenës, por edhe shpirtit të popullit shqiptar. Dhe këtë magji mrekullie të
zërit, Neki Emra e solli së fundmi edhe në mbrëmjen festive të 13 shtatorit
2025, në hapsiren e jashtme të improvizuar në Restauran "Amazona" në
Prishtinë,pra, në dasmën e paharrueshme të birit tim, Artanit, me Gonitën – një
kujtim i veçantë për çiftin martesor, për dy familjet Mrijaj e Limoni dhe për
shumë dasmorët tjerë që morën pjesë në këtë darsme madhështore.
Mirënjohje
për vlerat tuaja doajen i muzikës popullore shqiptare, Neki Emra. Respekt!