Kulturë
Milazim Zeqiraj: Hyjnorja Nënë Tereza, shkëlqimi që bekon
E diele, 14.09.2025, 06:50 PM
Milazim Zeqiraj
Hyjnorja Nënë Tereza,
shkëlqimi që bekon
„Jeta
është detyrë, kryeje"
Nënë Tereza
Nënë
Tereza,
me
shkëlqim hyjnor,
botën
e shëndritë.
Shën
Tereza,
me
zemër të madhe,
kudo
bekim mbolli,
e
rrite shpresa për jetë.
Me
duart e veta,
shëroi
plagë,
dhe
shpirta të vujtur.
Me
sy e ndriçoi,
errësirën
e varfërisë,
dhe
solli dritë njerëzisë.
Fuqinë
tënde,
sot po e shofim,
shumë
më shumë.
Shenjtërimin
tënd hyjnor,
e
ndiejmë në çdo hap:
si
frymë,
si
zjarr.
si
forcë
e
dashuri
që
s'ka mbarim.
Por
s'dim,
si
ta përshkruajmë
Shën
Tereza,
Ti
nënë e jonë,
njerëzimin
e mbushe
me
shpresë për jetë.
Në
buzëqeshjen tënde,
rritej
drita e Zotit
në
ne,
me
ne,
e
për ne rritej dashuria.
Ti,
në çdo hap,
në
errësirën e mjerimit,
hape
shtigjet e dritës,
për
njerëzimin.
Me
ty, Shën Tereza
u
bëmë të fortë e krenarë,
se
je gjak i jonë.
Tani
pusho e qetë,
në
qiellin tënd hyjnor.
Për
ne bëjë lutje,
me
dashuri si me parë.
Ju
ngrohet zemrat e vujtura,
krijuat
dashuri,
e
shpresë për jetë,
që
s'shuhet kurrë.
Faliminderit,
Nënë
e dashur.
Ne
s'ju harrojmë kurrë:
Lutja
e juaj për lirinë tonë,
ishte
zjarr hyjnor,
në
gjakun tonë.
Shën
Tereza, në qiell,
për
ne do te jetë,
lutje
për jetë.