Kulturë
Refik Hasani: Veprimtaria dhe krijimtaria e Sherif Sherifit
E merkure, 10.09.2025, 06:49 PM
Veprimtaria dhe krijimtaria e Sherif SHERIFIT, nga Qarri i Bujanocit
Nga
Refik Hasani
Sherif Haki Sherifi, u lind më 19
shtator 1952 në fshatin Qarr të Bujanocit.Shkollën fillore e filloi në
vendlindje, për ta p?rfunduar në shkollat e fshatrave Miresh (ish-Dobërçan),
Pogragjë dhe Gjilan, ndërsa shkollën e Mesme e kreu në Gjilan në vitin 1974
Në kujtim të vendlindjes-Qarrit, që kishte një histori të bujshme,
që krijoi lavdin e luftës së njohur të Qarrit në përfundim të luftë së dytë
botërore, në frymëzim të dajës Fazi Ramadani, e Ilmi Ramadani, dhe
bashkëveprimtar, e luftëtar të kohës si Lam Breznica, Sylë Zarbica, të Malësisë së
Bujanocit,por edh
Në vitet 1981 dhe 1982 detyrohet të
emigrojë në Zvicër e Gjermani për t'i ikur arrestimit. Për aktivitetet e tija
atdhetare i bie në gjurmë UDB-ja. Disa herë arrestohet, burgoset, largohet nga puna
dhe kërcënohet me burgim.
Pas kthimit nga jashtë, kthehet
sërish në Dardanë në vitin 1985, kurse me daljen e UÇK-së ai u paraqit në
Komandën e ZOK-ut nga edhe mori detyra ushtarake të njësiteve lokale n? fshatrat e këtyre trevave.
Babai i
Sherif Haki SHERIFIT, ishte Hakiu dhe
Nëna Fetije (tani të ndjerë të dy), edhe ka edhe 3 Vëllezër, Sadriu
(tani i ndjerë), Sabriu dhe Sejdullahu, kurse Motrat e Sherifit janë,
Hanumshahja, Rafetja dhe Azbija.
Sherif
Haki SHERIFI, rrjedha nga një familje e njohur patriotike me taban Kombëtar, ku
Fazli Ramadanin e kishte dajë (Sherifi e
kishte vëlla të Nënës), për të vazhduar
më tej se Dëshmorin e Kombit, Sylë Zarbica ishte babai i nuses së dajës
(Selman SELKUT, babait të Ilmi Ramadani, (1953-2025),nga fshati Novosellë e
Epërme Komuna e Bujanocit, Luftëtëtarë i Lirisë e veprimtar i çështjesë
Kombëtare.
Krijimtaria e Sherif
Haki SHERIFIT
Baca Sherif, është autor i librit
si një vepër kujtimesh, kushtuar Heroit Kombëtarë Rexhep Malaj, me titull ''NË KUJTIMET E MIA'', botuar
në vitin 2023. Kjo është një vepër realiste, kronologjike e biografike
për heroin e popullit ton, meqë autori njihej që në moshën e rinisë me Rexhep Malaj, prandaj libri është shumë i
veçantë dhe i rrallë, libri përfshin, idealet e luftëtarit që kishte objektiva
madhore Kombëtare, për kauzën ton të drejtë Kombëtare.
Sherif Haki Sherifi, shkruan për
njohjen me Rexhep Malaj, dhe dromca kujtimesh nga koha e studimeve, për fillet
e rebelimit, për aksionet e para, për demonstratat më 27 nëntori të vitit 1968,
të organizuara dhe mbajtur në qendrën e Gjilanit, leximin dhe shpërndarjen e
literaturës, për të vazhduar më tej mbi Rexhep Malaj, fillimin si Mësues
në fshatin Marec, mbi arrestimet e vitit 1975, dalja nga burgu dhe kthimi në
familje, dhe rënia heroike dhe ceremonia e varrimit të dy viganëve të luftës
çlirimtare që sakrifikuan gjithçka për Liri e bashkim Kombëtarë.
Baca Sherif, autori i këtij libri, përveqë kësaj është marrë aktivisht
dhe që ka grumbulluar shendime, të dhëna, ka marr deklarata gojore e deklarata
me shkrim, mbi ngjarahe e para luftës, gjatë luftë dhe pas luftë së II-të
botërore, lidhur me luftën e Qarrit dhe është autori i hulumtimi të publikuar,
me titull ''Fazli Ramadani (1921-1994), Luftëtar i njohur dhe patriot në
Malësinë e Bujanocit''.
Sherif Haki SHERIFI, është marrë me shkrime, ndërsa ky është libri i tij
i parë. Ai tani është i pensionuar dhe jeton me familjen e tij në fshatin
Petrit të Dardanës.
Baca Sherif, edhe në këtë moshë,
vazhdon të krijon, por mbi të gjitha inciativën e kahmotshme, për ngritjen një PLLAKE
PËRKUJTIMORE NË QARR, kushtuar luftës së Qarrit, i mbetët prioritet,
synim si një projekt Kombatarë , kështu është në kërkimin e gjetjes së një
mundësie për organizim të vendosjes dhe financim të kësaj PLLAKE, që do të mbetët gjurmë e
hisorisë së lavdishme, jo vetëm e Qarrit e Malësisë së Bujanocit, por edhe më
gjërë.
Veprimtarit dhe autor të
librit, i dëshirojm shëndet dhe krijime tjera të reja.
*Shenimet
dhe të dhënat e publikuara janë marrë nga shenimet e afruara nga
veprimtari dhe autori i librit Sherif Haki SHERIFI, nga Qarri
i Bujanocit, ku me miratimin e tij paraprakisht edhe jan lejuar të
publikohen.
**Sherif Haki SHERIFI, autori i hulumtimi të publikuar, me titull ''Fazli Ramadani (1921-1994), Luftëtar i njohur dhe patriot në Malësinë e Bujanocit'', vegza: https://www.zemrashqiptare.net/news/19196/sherif-sherifi-fazli-ramadani-1921-1994-luftetar-i-njohur-dhe-patriot-ne-malesine-e-bujanocit.html