Kulturë
Lekë Mrijaj: Anton Nikë Berisha - Shën Pali dhe Nëna Tereze
E shtune, 06.09.2025, 06:56 PM
Këndvështrim analitik mbi librin “Shën Pali dhe Nëna Tereze” nga prof.dr. Anton Nikë Berisha
(Në
nëntëvjetorin e Ditës së shenjtërimit të Nënës Tereze – Gonxhe Bojaxhiu)
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Libri
“Shën Pali dhe Nëna Tereze” i prof. dr. Anton Nikë Berishës nuk është vetëm një
studim teologjik, por një udhëtim shpirtëror e letrar ndërmjet dy horizonteve
kohore të ndryshme: njëri i përket shekullit të parë të krishterimit, ndërsa
tjetri shekullit XX. Autori i bashkon këto dy brigje oqeanike të largëta
monumentale përmes një ure të ndërtuar mbi dashurinë, besimin dhe flijimin.
Figura e Shën Palit dhe e Nënës Tereze nuk paraqiten si koncepte abstrakte apo
të pabazuara, por si dy drita hyjnore që ndriçojnë errësirën e botës, duke
dëshmuar se dashuria e Krishtit nuk njeh kohë, kufij apo gjini.
Vepra
e prof. dr. Berishës është e ndarë në dy pjesë të mëdha, të cilat ndërthuren në
mënyrë organike, duke krijuar një simfoni të përbashkët shpirtërore. Libri
“Shën Pali dhe Nëna Tereze” i Anton Nikë Berishës hapet me një mozaik fjalësh
ku ndërthuren figura të mëdha: Shën Pali, Nëna Tereze dhe tre Papë të kohëve të
ndryshme – Gjon Pali II, Benedikti XVI dhe Françesku. Kjo ndërthurje përbën një
sintezë të dritës shpirtërore dhe një pasqyrim të rolit të njeriut përballë
Krishtit.
Edhe
pse fjalët e tyre burojnë nga horizonte të ndryshme kohore dhe kontekstuale,
ato bashkohen në një bërthamë të përbashkët: bindjen se jeta merr kuptim vetëm
atëherë kur jetohet për Krishtin dhe për dashurinë që e shndërron njeriun, të
krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit.
Pjesa
e parë me titull Apostuj të dashurisë e të besimit në Krishtin - 1. Qenësia
e temës dhe rëndësia e vështrimit. Qasja fillestare e autorit i cili i
vendos themelet e reflektimit: Shën Pali dhe Nëna Tereze të cilet janë dy
shtylla të fuqishme shpirtërore edhe pse të ndarë nga shekujt, qe te dy
shënjtorët përfaqësojnë të njëjtën frymë të Ungjillit. Pra, dashurinë dhe
flijimin për Krishtin. Autori i librit thekson se të merresh me Shën Palin
është të hysh në misterin e Letrave të tij, të cilat janë më shumë sesa teori
teologjike. Pikërisht janë dëshmi konkrete të besimit dhe përballjes me
realitetin e kohës. Po ashtu, të merresh me Nënën Tereze është të hysh në
lutjet dhe letrat e saj, ku çdo fjali është e mbushur me etjen e Krishtit: “Kam
etje”. Kjo etje ndaj Krishtit shndërrohet në boshtin që e lidh të djeshmen me
të sotmen.
Në
nënkapitullin e dytë të pjesës së parë me titull: Dy apostuj të mirëfilltë
të dashurisë së Krishtit. Në këtë nënkapitull, prof. dr. Anton N. Berisha i
portretizon hapur edhe Shën Palin dhe Nënën Tereze, si dy misionarë të pashoq
të dashurisë hyjnore. Shën Pali, që kur ishte përndjekës i krishterëve i cili
edhe u bë apostulli i kombëve, është shembulli i fuqisë së hirit hyjnor që
shndërron jetën e njeriut. Ndërsa shënjtersha Nëna Tereze, nga ana tjetër,
përmes thjeshtësisë së saj, tregoi se dashuria nuk është luks, por detyrë
hyjnore. Autori sjell edhe thëniet e tyre, duke e bërë dialogun e tyre
shpirtëror të gjallë, Fjala e Shën Palit për Krishtin si qendër e gjithçkaje
përputhet me dëshirën dhe vullnetin e Nënës Tereze për të jetuar si “viktimë e
dashurisë së Krishtit”.
Në
nënkapitullin e tretë të pjesës së parë me titull: Shën Pali dhe Nëna Tereze
– vegla ?¹ të Hyjit. Edhe në këtë pjesë të këtij ibri veq tjerash
autori thekson se as Shën Pali e as Nëna Tereze nuk i shihnin veprimet e tyre
si vepra personale. Ata e dinin se ishin thjesht vegla në duart e Zotit. Shën
Pali e shprehte qartë: “Jo unë, por hiri i Hyjit në mua”. Po ashtu edhe
shënjteresha Nëna Tereze dëshmonte: “Çdo frymëmarrje imja është akt dashurie
për Zotin”. Ky nënkapitull na kujton se misionarët e vërtetë nuk veprojnë për
lavdi, por për të bërë të dukshme dashurinë e Zotit në njerëzimin në botë.
Ndërsa
në nënkapitullin e katërt të pjesës së parë te Letrat e Shën Palit dhe lutjet e
Nënës Tereze përligjje e dashurisë hyjnore dhe e jetës. Në këtë nënkapitull
përmbyllës të kësaj pjese, është një analizë e dy llojeve të teksteve: Letrat e
Shën Palit apostull dhe letrat/lutjet e Nënës Tereze. Autori Berisha, vëren se
ato nuk janë vetëm shkrime, por “Ungjij të jetës”. Letrat e Shën Palit u bënë
rregull për Kishën dhe ushqim shpirtëror për shekuj të cilat do të mbijetojnë
deri në të sosur të botës, lutjet dhe letrat e Nënës Tereze zbulojnë thellësinë
e një shpirti që fliste me Krishtin si me mikun më të ngushtë. Këtu autori i
këtij libri ndërton një paralele të bukur: dy tekste, dy kohë, nga i njëjti
burim – dashuria e Krishtit.
Pjesa
e dytë me titull: Qasje të besimit, dashurisë dhe flijimit për Krishtin dhe
për njeriun. Në këtë nënkapitull të parë të pjesës së dytë me titull: Besim
i pamëdyshtë dhe dashuri e pafund për Krishtin, Berisha thekson bindjen
absolute të Shën Palit dhe të shënjtereshës Nënës Tereze se qe të dy shënjtorët
i përkisnin Jezusit. Shën Pali e përmbledh me fjalën: “Nuk jam më unë që jetoj,
por Krishti jeton në mua”. Shënjetresha Nëna Tereze e dëshmonte këtë me çdo
vepër, duke e konsideruar veten “shërbëtore të dashurisë së Krishtit”.
Në
nënkapitullin e dytë të pjesës së dytë me titull: Lutja – urata, dëshmi e
njësimit me Hyjin është një lutje, frymëzim dhe udhëzim i Shën Palit dhe
për shënjtereshën Nënën Tereze është burim force dhe pajtimi me vullnetin e
Zotit. Pra, Berisha e thekson se pa lutjen, asnjë nga këto dy figura nuk do të
mund të përballonte peshën e misionit të tyre hyjnor.
Në
nënkapitullin e tretë të pjesës së dytë me titull: Dashuria për njerëzit –
dhunti e Hyjit, autori i librit në këtë nënkapitull e shpalos idenë se
dashuria nuk buron nga dëshira njerëzore, por është dhuratë hyjnore. Në këtë
pikë, autorit i pëlqen të sjellë mendimin e Shën Augustinit: “Kush e sheh
dashurinë, e sheh edhe Trininë”. Nëna Tereze mishëroi këtë dashuri me një
thjeshtësi të jashtëzakonshme, duke kujtuar se çdo njeri, sidomos i varfri,
është Krishti vetë.
Në
nënkapitullin e katërt të pjesës së dytë me titull: Përvujtëri dhe dashuri e
pazakonshme për të varfërit, autori e përshkruan këtë nënkapitull të kësaj
pjesa me kolori ngjyra poetike: përvujtëria është themeli mbi të cilin qëndron
dashuria e vërtetë. Shën Pali e quante veten “shërbëtor të Krishtit”, ndërsa
shënjtersha Nëna Tereze, duke jetuar mes varfërisë, e dëshmoi se dashuria bëhet
e besueshme vetëm kur shoqërohet me përvujtëri.
Në
nënkapitullin e pestë të pjesës së dytë me titull: Nderimi dhe dashuria ndaj
bashkëpunëtorëve e gjejmë Shën Palin i cili nuk ishte vetëm, ai pranë vetës
së tij i kishte Barnabën, Timoteun, Titin, edhe shënjteresha Nëna Tereze i
kishte motrat e Misionareve të Dashurisë. Ky nënkapitull i pestë e thekson
dimensionin komunitar të misionit hyjnor, ku dashuria bëhet e prekshme kur
kalohet nga një person tek një bashkësi e tër?.
Në
nënkapitullin e gjashtë të pjesës së dytë me titull: Testamentet shpirtërore
të Shën Palit dhe të Nënës Tereze, autori përmbledh këtu fjalët e tyre të
fundit dhe porositë shpirtërore. Shën Pali e la trashëgiminë e tij në Letrat
drejtuar Kishave, shënjtersha Nëna Tereze e la në testamentin e saj monumental
shpirtëror: “Bëj gjërat e vogla me dashuri të madhe”. Këto testamente
monumentale si e Shën Palit poashtu edhe e shënjtereshës Nënës Tereze janë si
dy pishtarë që i tregojnë Kishës dhe grigjës së saj rrugën e shenjtërisë.
Në nënkapitullin e shtatë të pjesës së dytë me titull: Qasje dukurive të
tjera. Në këtë kapitull të fundit, autori i librit zgjeron horizontin, duke
trajtuar ndikimin e këtyre dy figurave në kulturën dhe historinë njerëzore.
Shën Pali, themelues i krishterimit universal, dhe shënjtersha Nëna Tereze,
shenjtorja e varfërve, janë dy faqe të një libri të përbashkët, që ?shtë libri
i dashurisë së Krishtit për botën.
Para përfundimit të këtij libri i gjëjmë disa të dhëna biografike të SHA'
?L-IN apo SHËN PALINlT dhe të shënjtereshës Nënës Tereze si dhe të autorit të
librit, Anton Nikë Berisha dhe mund të themi nga këndvështrimi im analitik
se ky libër i tij tij edhe shpirtëror edhe historik dhe është shumë më tepër se
një krahasim teologjik e shkencor. Libri në fjalë është një meditim i gjatë mbi
mënyrën se si dashuria hyjnore, e mishëruar në figurat e Shën Palit dhe
shënjtereshës Nënës Tereze, mbetet gjithnjë aktuale dhe frymëzuese për çdo
kohë.
Lexuesi,
duke e shfletuar këtë vepër, nuk përballet vetëm me dy figura të largëta
historike, por me dy udhërrëfyes të gjallë, që e thërrasin njeriun ta jetojë,
ta përjetojë si dhe ta interpretojë Ungjillin në përditshmërinë e tij dhe ta
trashëgojnë nder breza.