E diele, 19.10.2025, 12:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Biblioteka e parë publike në Europën Juglindore u themelua në vitin 1465 në Republikën e Raguzës, falë koleksionit të librave të humanistit dhe diplomatit Gjin Gazulli

E marte, 02.09.2025, 06:50 PM


Biblioteka e parë publike në Europën Juglindore u themelua në vitin 1465 në Republikën e Raguzës, falë koleksionit të librave të humanistit dhe diplomatit Gjin Gazulli, "Doktor i artit dhe astronom i shkëlqyer" (1430)!

Nga Jahja Drançolli

Pjesë nga testamenti i Gjin Gazullit (Johannis Gazoli, Artium doctoris et astronomi preclarissimi) të përpiluar më 17 shkurt 1465, dhe regjistruar në noterinë e Raguzës më 19 shkurt 1465, dy ditë pas vdekjës së Gazullit, dhe aty Gazulli cilësohet si "Artium doctor et astronomus preclarissimus" ("Doktor i artit dhe astronom i shkëlqyer"). Në këtë testament, ndër të tjera, përcaktohet se ç'duhet bërë me librat e Gazullit pas vdekjës së tij. Sipas traditës dhe normave raguzane, Gazulli së pari Katedralës së Raguzës i dhuroj të gjitha libart që kanë të bëjnë me të drejtën kanonike dhe Librin e Shentë, me detyrimin dhe kushtin që t'i vendosin në një vend, ku do të qëndrojnë gjithnjë [...]. Me këtë legatë Gazulli i vë themelet e një biblioteke publike jo vetëm në Republikën e Raguzës, por dhe në rajonin e gjërë përgjithësisht të Europës Juglindore. Mendohet se fondi i bibliotekës së Gazullit ka qenë shumë i pasur. Mirëpo, deri me sot dihet saktësisht vetëm për dy tituj. Libri parë "Magister Sententiarum" iu dhurua përpiluesit të testamentit të Gazullit, Nikollë Tani nga Ulqini, ndërsa librin e dytë e gjejmë tek Gjon Marin Gjergji. Ai i la të gjitha librat e tjerë në dispozicion të ekzekutorëve të testamentit të tij për të shitur dhe paguar borxhet. Në të vërtetë, Gazulli, në shtratin e vdekjës, ia la dorëshkrimin e veprës gjeografike të Ptolemeut "Descriptione orbis", bujarit arbër, banor i Raguzës, Gjon Marin Gjergjit.

Siç shihet, që të dy librat e vlefshme të bibliotekës së Gazullit u gjendën në duar të bashkatdhetarëve të humanistit, dijetarit tonë dhe diplomatit në zë, gjë që përkon jo vetëm aftësinë, besimin, apo mbështetjen e sigurt në ta, por njëherazi është dëshmi për interesimin e tyre ndaj librit, kulturës dhe diturisë në përgjithësi dhe, rrjedhimisht, dëshmi e traditës më të hershme të kulturës të shumë bashkëvendësve të tjerë, që ishte krijuar qysh më parë së paku nga fillimet e shekullit XIII, dhe sidomos me themelimin e Universitetit të Durrësit në vetet 80 të shekullit XIV!

Burimi: Arkivi Shtetëror i Dubrovnikut (DAD); Arkivi Antik i Universitetit të Padovës (AAUP)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lekë Mrijaj: Dr. Lush Gjergji - Shqiptarët, përmes Nënës Terezë, i kanë dhuruar botës shenjtoren e dashurisë Dorian Koçi: Plaga e amëshuar e Skënderbeut në portretin e tij në Galerinë degli Uffizi, në Firence Dafina Selimi: Promovim i denjë i romanit 'Shpirti i plagosur' në Bibliotekën Kombëtare të Kosovë Cikël me poezi nga Anton Marku Meti Rexhepi: Feniksi i ngjyrave Gazmend Freitag: Mirënjohje për Gazetën Exlibris dhe Bujar Hudhrin Albert Vataj: Arti i dëbuar nga moderniteti, i flokëve të gjata të shekullit XIX Bedri Tahiri: Shkrimtari për shkrimtarin Kadri Tarelli: Bashkim Saliasi udhëton me shkrimtarët Albert Vataj: Naile Hoxha, këngëtarja që na la një trashëgimi që nuk është vetëm këngë Dorian Koçi: Poezia "Mbreti i Tulës" në gjuhën shqipe: Ndre Mjeda dhe shqipërimi i parë i Gëtes Xhevahir Cirongu: Qyteti hesht Rexhep Shahu: Ne, të gjallët e vdekur Bashkim Saliasi: Tragjeditë e Eskilit Sevdail Hyseni: Kënga që s’u këndua Dorian Koçi: Hora e Arbëreshëve Sadbere Emshiu: Ymer Nurka – Një zë i kohës në Lirikën dhe Baladën shqipe Albert Vataj: Loro Kovaçi, shpirti i paepur që ngadhënjeu për të patur vendin e merituar në artin tonë skenik Don Fran Sopi: Gurthemeli i Kishës Zoja e Këshillit të Mirë në Klinë, një testament i gjallë i së kaluares qe do të flet nder shekuj Albert Habazaj: Shkrimtari shqiptaro-amerikan nga Struga Medi Çoma me rrënjë të pashkëputura në Vlorë

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx