Kulturë
Tahir Bezhani: Ajo Flokëbardha
E enjte, 04.09.2025, 06:52 PM
AJO FLOKËBARDHA
Tregim nga Tahir Bezhani
Kishte
kohë që Bardhylit i sillej nëpër kokë ai
udhëtim i gjatë, verën e nxehtë, para dy vitesh. Kur i përfytyrohej ajo
Flokëbardha ulur në karrige së bashku, i
bëhej sikur trupin ia xiglonin një mori
milingonash të fshatit të tij të lindjes, për faktin se gjatë atij udhëtimi, dhe
përjetimet me Flokëbardhën, nuk i kishin lënë përshtypjen e këndshme.
Gjatë
një vikendi, në qytetin D. të Gjermanisë, befas takoi mikun e tij, bashkëvendësin,
Burim Vesvesja, të cilin nuk e kishte takuar disa muaj radhazi, pas kthimin nga
vendlindja. Si miq e shokë të mirë, të përmalluar, u ngrykuan gjatë dhe
vendosen të uleshin për t’u çmallur mes veti, për të biseduar për hallet e tyre
në gyrbet. Gjetën një tavolinë të zbrazët me dy karrige nën hijen e një peme te
lokalin “Mirësia”, pronë e një
bashkëvendësi kosovar. Kamerieri sapo i vërejti, iu ofrua për t’i shërbyer
mysafirët. Pasi dhanë porosinë, nxorën nga xhepat duhanin, ndezën nga një fitil
dhe shtruan bisedën e ngrohtë e shume miqësore
.
-Sa
kohë që ke ardhë nga Kosova, si kalove, si e le familjarët atje, pyeti Burimi?
-Mirë
i lash Burim! Ke të fala nga vëllezërit e mi!
Ndërkohë
që bisedat u shtjerrën lidhur me
familjet, punën, mallin e mundimet e gyrbetit, e ndjeu si domosdoshmëri bisedën
për t’u zbrazur nga brenda. Bardhyl Kodra e shikoj gjatë në sy mikun e tij, Burimin,
duke u hamendur se a t’ia rrëfeji rastin e udhëtimit në
autobus, apo ta mbajë brenda vetës. Pasi shikoj rreth e rrotull tavolinat tjera,
cakërruan gotat përshëndetëse në atë hije blini aromatik, dhe iu drejtua Burimit me një buzëqeshje
karakteristike, por ende nuk e kishte nxjerrë zërin kumbues.
-He,
ke diçka si duket, do na tregosh ndonjë përjetim Bardhyl? Ti je nana e
ngjarjeve, fol!
-Hahahaaaa!
Po për Zotin, saktë, nana e vakisë, thotë populli. Dhe filloj rrëfimin e
udhëtimit nga vendlindja, atë verë me vapë të pa përshkruar e të paharruar.
U
zgjova herët nga gjumi i ëmbël i atij mëngjesi veror në fshatin e vendlindjes, për
ta zënë autobusin për qytetin D. Bile, as gjumin e natës nuk e bëra të
rehatshëm nga kujtesa për të mbërri me kohë në qytet, në stacionin e
autobusëve. As flladi i atij mëngjesi nuk e ndalonte vapën e ditës në ardhje. U
djersita gjatë ecjes. Sa dola në rrugën e asfaltuar, ndaloi një makinë dhe më
mori deri në qytet. Mbërrina me kohë. Autobusi qëndronte i parkuar në vendin e zakonshëm. Shoferi u
fut brenda dhe ndezi makinën, me gjasë, për klimatizim. Zura vend ne karrigen e
tretë pas shoferit, vetëm. Pashë kur një zonjë, rreth të tridhjetave, u fut
brenda. Dukej një bukuroshe e rrallë. E shikonin të gjithë ecjen e saj me mjaft
delikatesë. Ishte e veshur me fustan ngjyrë vjollce i tejdukshëm, ngjitur për
trupi. Në gjoks gjinjtë e saj të thepisur të tërhiqnin vëmendjen për ta
shikuar. Flokët e bardha ia kishin dhënë gjithë bukurinë e një femëre të kohës.
Pasi hoqi syzat e diellit, pashë se ngjyrën e syve e kishte te kaltër, si deti.
Udhëtarët akomodoheshin ne karriget e tyre, gati për udhëtim. Ajo, Flokëbardha,
pa pyetur, pa hezitim u ul në anën e
majtë të sediles, kah dritarja. Shoferi i autobusit, pasi siguroj se ishin ulur
të gjithë udhëtarët, sipas listës së agjencisë, mori drejtimin e kyçjës në
rrugën e gjatë me katër korsi drejtë
qytetit D të Gjermanisë.
Ajo,
Flokëbardha, në trupin e saj kishte hedhur
një lloj parfumi nga i cili kundërmonte i tërë autobusi. Thjeshtë më
pengonte tej mase. U ngrita nga ulësja dhe shikova a mos ishte ndonjë vend i
zbrazët për të kaluar, por nuk kishte asnjë. Ajo e vërejti mosdisponimin tim
dhe filloi të lirohet për bisedë.
-Nuk
të pëlqej zotëri kështu si jam?
-Po,
më pëlqen shumë dukja juaj, por jo parfumi që keni përdorë. Me gjasë i pengon
të gjithë!- i fola.
Asaj
i buzëqeshi fytyra pasi i dhashë kompliment për bukurinë e saj. Një qift
bashkëshortor në karrigen pas nesh, dytë të moshuar, me gjasë ishin afër të
shtatëdhjetave, assesi nuk rehatoheshin, përplaseshin me njëri tjetri në bisedë
të heshtur.
Flokëbardha
kërkoj njoftimin duke shtrirë dorën e saj të rreshkur në rrezet e diellit dhe
të mbushur me unaza e rrathë ari në të dy duart. Pasi i tregova emrin, Bardhyl,
edhe ajoi më foli për emrin e saj, por nuk e mbajta në mend, ishte i
stërzgjatur dhe nuk e vrava mendjen që ta përsëris. Mjaftonte ajo pamje
magjepse me ato flokë te bardha e të derdhura kraharorit të gjer. Herë i hidhte
para në gjoksin e bukur, bile, ngjante t’i hidhte edhe fytyrës sime. Njëherë
zgjata dorën dhe kapa tufën e flokëve që kishin mbuluar fytyrëzën time, duke i
thënë, mbaj në kokën tënde, nëse janë tuajat zonjë. Pas një të qeshure, ajo
thelloi bisedën plotësisht ndryshe.
-Hëë!.
Nuk të pëlqejnë dhe zgjati dorën mbi prehrin tim, ledhatueshëm.
-Ju
jeni e bukur zonjë, nuk nënçmoj bukurinë që ua ka falë natyra, por, të keni
kujdese, është vend publik, udhëtojnë njerëz moshash të ndryshme.
Kishte
arritur mesi i ditës. Autobusi çante rrugën asaj lugine me disa kthesa që
kërkonin kujdes nga shoferi. Të nxehtit kishte arritur të depërtonte brenda
përkundër klimës në autobus. Plaka e ulur pas nesh, kishte humbur durimin nga
vapa dhe aroma e parfumit te Flokëbardhës. Futi turinjtë mes dy karrigave dhe
duke prekur me dorë në krahun djathtë, i foli zonjës:
”Ori,
na çmende me këtë erë, e ke prishë ajrin që kur ke hyrë, pastaj bën shamatë dhe
nuk na le të mbyllim sytë sadopak! Jemi zgjuar herët, a kupton ?!A ke shkollë
të mbarueme bijo?”
Dhe
u ul plotësisht në karrige. Bashkëshorti i saj i foli “ lëre në punë të saj, qenka
e hallakatur dama!”
Me
të dëgjuar fjalët e plakës, Flokëbardhës i ndryshoi pamja e fytyrës, dukej e
hidhëruar, por kishte dilemë se a t’i përgjigjej plakës, apo ta injorojë!
Pas
disa minutash, e mbushur frymë nga kritika e të moshuarës, iu drejtua plakës
duke i thënë:
“
Hallë, unë jam e re, e shkolluar, punoj në një farmaci në Gjermani, nuk jam
“matufe” sikur ti, e mbyllur në kohën e gurit.”
Plaka
duke ngritur zërin, dukej mjaft e nervozuar dhe iu drejtua zonjës me fjalë të
ashpra:
”
Na i marësh të ligat bijo! Ti e ato si ti, na sollën të këqija me këto
“shkolla” si ti. Po shihesh se çfarë je!. Uh! Ruana zot nga këto shkollajka !
“foli plaka dhe u qetësua në karrigen e saj. Plaku ia tërhoqi vërejtjen që mos
të flasë me zonjën.
Bardhyli
kishte mbetur i ngrirë duke dëgjuar bisedën mes dy udhëtareve moshash të
ndryshme. Situata i solli mjaft dilema udhëtimi. Ishin ofruar kalimit të
kufirit të parë drejtë Gjermanisë. Bashkudhëtarja e ngacmonte, e donte
kontaktin dhe dëshironte ta ketë një udhëtim të këndshëm me Bardhylin, përkundër
konfliktit me plaken.
-Mos
u shqetësoni Bardhyl! Ne jemi ulur së
bashku, ajo e mbarojë pjesën e saj, derdhi vrerin që kishte, nuk na pengon ma
tej. Rri lirshëm dhe lëshoi dorën në qafën e tij, duke ndjerë ndezjen e një
dashurie, dëshirën për ta puthur Bardhylin n ‘atë terrinë udhëtimi.
-Mos,
mos! i tha Bardhyli. Na shikojnë, ka njerëz që na njohin, flasin, e përgojojnë
pastaj kudo.
Flokëbardha
sikur nuk kishte dëgjuar fjalët e Bardhylit. Iu hodh në fytyrë dhe me buzët e
saja të holla e të kuqe, ia mbylli gojën
me të puthura plot afsh. Ky akt iu kishte dhënë shkak që i gjithë
udhëtimi do kalonte me atë avaz, deri në qytetin D të Gjermanisë, aty ku do
zbrisnin të gjithë udhëtarët, pas dymbëdhjetë orë udhëtimi.
Pas
kalimit të kufirit të parë, disa kilometra larg, shoferi i autobusit ndaloi për
pushim dhe u tregojë udhëtarë për një orë çlodhje, pasi kishin kaluar gjysmën e
rrugës. Në kokën e Bardhylit filluan të “zihen” dilema për udhëtimin e mëtejmë.
Nuk e kishte dëshirën për një aventure të nisur nga Flokëbardha. Gjatë asaj
çlodhje, sa pinin kafe e hanin ushqime, u dëgjuan edhe pëshpëritjet, përgojimet
për atë flokëbardhën, atë cullaken e botës së “civilizuar” e cila tërthorazi
“vriste” moralin në vend publik ndaj moshave të ndryshme.
Pasi
i ranë në vesh Bardhylit këto gjëra, iu drejtuar shoferit të autobusit duke e pyetur: “a do ketë autobusë te
kompanisë suaj që vjen në këtë drejtim dhe pas sa orësh? A do ndalen këtu ?”
Shoferi
i autobusit pa hezitim, sikur ta dinte hallin e tij, nxori celularin dhe i ra
numrit të kolegut, duke e pyetur imtësisht për udhëtimin. Pasi mori informatat për ardhjen e autobusit tjetër, i
sqaroj Bardhylit se pas katër orësh do vjen një autobus nga kryeqyteti jone dhe
ke vend te kaloni aty me te njëjtën pagese. Fola me shoferin. Pasi mori këtë
informacion, Bardhyli e falënderoj dhe u drejtua te autobusi që të nxirrte
valixhen e tij dhe mori drejtimin në tjetër kahe të një hoteli, me qëllim që
mos ta hetonte Flokëbardha. Nga ky moment Bardhyl Kodra ndërpreu çdo lidhje me
Flokëbardhën dhe nuk pati rast që të takohet asnjëherë në jetë. Në kujtimet e
mia mbeti e ngulitur një puthje me afsh nga një zonjë me eksperiencë në
dashuriçka, një përvlimtare rasti e cila të kallë ditën brenda minutash.
Burimit
iu kishte djegur fitili i duhanit mes gishtërinjve të dorës, duke dëgjuar
rrëfimin e mikut të tij, Bardhyl Kodra. Kishte harruar të shkund duhanin në
taketuken që kishte para vetës derisa ia dogji lëkurën e dy gishtërinjve të
mesëm në dorën e djathtë. Nga e gjitha ajo që kishte dëgjuar nga Bardhyli, i
kishte krijuar një huti, një rast rrallë të dëgjuar, një rrëfim interesat të përjetuar.
Nga
rrëfimi i rastit, Burimi, i impresionuar
i foli mikut: vërtetë je nana e vakisë!.
Para
tri vitesh ke përjetuar edhe një të tillë rast por ngjarja ishte pak më ndryshe
Bardhyl!
Eeee!.Burim,
atëherë isha “ku rasha mos u vrafsha”, tani nuk është e njëjta gjë miku im....