E hene, 01.09.2025, 09:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Qyteti hesht

E diele, 31.08.2025, 06:51 PM


Xhevahir Cirongu

QYTETI HESHT

Edhe vapa u struk diku

Ajo iku me ditët si zjarre,

Dhe hapi saj gjithë lozanjare

Si një breshkë nëpër livadhe.

Qyteti im fle pranë dallgëve

Si pa dashur sytë i përgjum,

Heshtja ‘’puthë’’ hënën në qiell

Kjo vapë mistrece të lë pa gjumë!

Një re vrapon nuk di se ku

Jetime mbetur rrugëve të qytetit,

Me kë të fla , as vetë nuk  di

Qyteti hesht, s’ka mbetur njeri.

Ata ikën pas dallgëve të detit

Me lot malli tretur si kripa,

O njerëz, sa dhimbje latë pas vërtetè

Vetëm trishtimi ecën në këtë qytet!

Durrës, 29 Gusht 2025



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx