E premte, 05.09.2025, 06:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Çantat falas

E merkure, 03.09.2025, 06:49 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Çantat falas

Me fillimin e vitit të ri shkollor,

në Luginë këndohet kënga në kor.

Nxënësit me shpatullat e brishta,

mbajnë çantat me libra të dyfishta.

Një palë vjen nga Beogradi zyrtar,

kurse tjetra nga Prishtina sekondar.

Çantat e nxënësve merren pa kusur,

me “falas” libra që rëndojnë si gur.

Shpinat kërrusen, këmbët u vibrojnë,

jo me numra matematikën e mësojnë,

po nga kilogramët që bartin në kurriz,

e vijnë me bollëk në emër të Qeverisë.

E politikanët? Ah, ata janë gjithë gati,

për falënderime publike që u prin fati.

Njëri i këndon Beogradit me falënderim,

e tjetri Prishtinës për dhuratat me gëzim.

Në fund mbetet pyetja, metaforë alegorie:

- A është dija peshë, apo pesha që vret dije?

Lugina, veç dynjasë, nxënësit me dy çanta,

ndërsa politikanët tanë me aftësi të veçanta!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Dorian Koçi: Shkolla e Shën Mërisë së Arbërorëvet Albert Vataj: Roza Xhuxha dhe Dhimitër Anagnosti, si lindi dashuria ikonike e kinematografisë, që sot u nda me lamtumirë dhe lot?! Jahja Drançolli: Biblioteka e parë publike në Europën Juglindore u themelua në vitin 1465 në Republikën e Raguzës, falë koleksionit të librave të humanistit dhe diplomatit Gjin Gazulli Lekë Mrijaj: Dr. Lush Gjergji - Shqiptarët, përmes Nënës Terezë, i kanë dhuruar botës shenjtoren e dashurisë Dorian Koçi: Plaga e amëshuar e Skënderbeut në portretin e tij në Galerinë degli Uffizi, në Firence Dafina Selimi: Promovim i denjë i romanit 'Shpirti i plagosur' në Bibliotekën Kombëtare të Kosovë Cikël me poezi nga Anton Marku Meti Rexhepi: Feniksi i ngjyrave Gazmend Freitag: Mirënjohje për Gazetën Exlibris dhe Bujar Hudhrin Albert Vataj: Arti i dëbuar nga moderniteti, i flokëve të gjata të shekullit XIX Bedri Tahiri: Shkrimtari për shkrimtarin Kadri Tarelli: Bashkim Saliasi udhëton me shkrimtarët Albert Vataj: Naile Hoxha, këngëtarja që na la një trashëgimi që nuk është vetëm këngë Dorian Koçi: Poezia "Mbreti i Tulës" në gjuhën shqipe: Ndre Mjeda dhe shqipërimi i parë i Gëtes Xhevahir Cirongu: Qyteti hesht Rexhep Shahu: Ne, të gjallët e vdekur Bashkim Saliasi: Tragjeditë e Eskilit Sevdail Hyseni: Kënga që s’u këndua Dorian Koçi: Hora e Arbëreshëve Sadbere Emshiu: Ymer Nurka – Një zë i kohës në Lirikën dhe Baladën shqipe

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx