E hene, 01.09.2025, 01:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Tragjeditë e Eskilit

E diele, 31.08.2025, 06:44 PM


TRAGJEDITË E ESKILIT

Përjetime

Nga Bashkim Saliasi

Eskili në veprën e tij është shprehur qartë se, teprimi i pasionit, qoftë edhe në mbrojtjen legjitime bëhet shkas për imigrimin e "të drejtës" te kundërshtari yt, i cili, duke u përgjigjur me të njëjtën mënyrë bëhet shkas për brezni të tëra krimesh që shoqërojnë breznitë njerëzore.

E gjithë vepra Eskiliane është veç të tjerash një kambanë alarmi për t'i lajmëruar njerëzit se çdo shkelje e së "drejtës" do kërkojë përherë shpagimin e saj. Vetë ky motiv dëshmon karakterin e theksuar qytetar e politik të këtyre tragjedive, frymën e lirisë dhe dufin antitiranik që i përshkon ato.

Prej skenave të këtyre dramave si një rropamë pambarim vjijnë përleshjet e popujve, rendeve dhe qytetrimeve të ndryshme, përplasja e ligjeve, luftrat e përgjakshme për pushtet, klithmat e fitimtarve dhe të mundurve, pasionet brndapërbrnda qënieve njerëzore, ambicja, hakmarrja, pesha e krimit, ngritja tragjike e njeriut kundër fatit, përfytja dhe rrëzimi prej tij, shkurt gjithë ajo shtjellë pasionesh e ndeshjesh, në vorbullën e së cilës janë vërtitur papushim shoqëritë njerëzore.

Është e vërtetë se njeriu gjatë historisë së zhvillimit në shoqërinë njerëzore, po të shikojmë evolucionin, herë-herë ka zhdukur nga biblotekat veprat me vlerë kolosale, sikundër ndodhi me djegien e Rajshtagut në Gjermani në luftën e Dytë Botrore, në kohën kur erdhi në pushtet Hitleri.

Koha dhe evolucioni pavarsishtë që lë në kujtesën e njerëzve që jetojnë në periudha të caktuara, vepra me vlerë kolosale, por ka edhe njerëz "meskin" që zhdukin vlerat e këtyre veprave, që nuk dihet për sa kohë do lihen në harresë dhe përsëri ato vihen në piedestalin që u takon.

Sa shkencëtar, shkrimtar, zbulues të shkencës, janë lënë në drithije jo me vite, por me shekuj dhe në periudha të caktuara kanë marrë vendin që u takon në botën e qytetruar.

Mendoi se është vështirë që brezi të kuptoj brezin. E kanë përditë midis tyre dhe bisedojnë me të, por nuk ia dinë vlerat dhe kur ai nuk jeton më, fillojnë dhe i thurin lavede dhe i japin meritat që i takojnë.

Jepi Çezarit atë që i takon në kohën e duhur. Ju o pushtetar, që sytë ju janë errësuar nga lakmia, jepini këtij populli liri të votoj i lirë dhe të shpreh haptazi mendimin e vetë.  Boll me Gërdec, vrasje deputetësh e biznesmenësh, që i vrisni natën dhe i qani ditën.

Pa marrë pushtetin në fushatat që zhvilloni deklaroni se do zbulojmë kriminelët!? Mbushni dosje mbi dosje, mbivendosni çështje mbi çështje dhe në fund i hidhni në koshin e plehrave.

Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare në veprën "Eskili" shkruan: - Që shkrusit, shumica murgjër, në vetminë e trishtueshme në të cilën punonin, të zvendsonin fjalët e vjetra me fjalë të reja, të ndryshonin ndonjë varg, apo ndonjë pejsazh, prej topitjes, monotonisë, lodhjes, harresës, apo thjeshtë prej manisë për të vënë dorë mbi një tekst, kjo është në një farë shkalle e kuptueshme.

Feja kishte arsyet e saj të errta për të luftuar letërsinë antike. Zhvillimi letërsisë i bënte një konkurencë dërrmuese "Biblës" së krishterë, që feja e kishte shpallur si librin e botës.

Kjo ishte arsyeja që feja u përpoq me të gjitha mjetet ta fshinte nga faqja e dheut thesarin antik. Nga kjo fushatë e ndërmarrë, mundën të shpëtonin vetëm veprat e zgjedhura të botimit adrian.

Të tjerat, të cilat ishin kopje më të rralla, ajo i ndoqi hap pas hapi, ashtu siç ndiqnin heretikët dhe "shtrigat" gjersa i shfarosnin njëra pas tjetrës. Më vonë dhe diç kishte mbetur në biblotekën e Aleksandrisë, feja muslimane që lindi pas lindjes së profetit Muhamet, me librin "Kurani" i dogji edhe ato pak kopje që mbetën.

Mbas dymijë e pesqind vjetësh mbrritën deri te ne vetëm shtatë dramat Eskiliane. Zhulali vdiq. Gazidedja doli i pafajshëm, por edhe Mediu ia hodhi, se ti o populli im nuk i gjykon si kriminel që vran gjithë ata fëmijë në Grdec për përfitime materiale.

Ramiz Alia me dyer të mbyllura më 1989 do deklaronte:

...Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, do të flasin për ne dhe do të na shajnë. Dhe këta, dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen e do të na përkrahin.

Neve na intereson karta morale e tyre. Këta do t'i afrojmë dhe do t'u japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk do t'i lëmë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të fillojnë të hakmerren dhe Ne kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre. Në zbatim të të drejtave të njeriut, duhet që t'u japim edhe kompensim në para të burgosurve politikë e t'i kompletojmë edhe me komoditete banimi.
Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t'u japim nga një letër në dorë, që "'t'u njihet prona", por asnjëherë nuk do t'ua japim Pronën e Tyre dhe, në forma të ndryshme, do t'i ngatërrojmë me njëri-tjetrin.

Ata do të kalojnë nëpër gjykata, ku do të zbatohet rotacioni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe, për "defekte teknike", do të kthehen përsëri në të Parën.
Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre.

Por këta, duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke u bërë presion, do t'i largojmë nga Shqipëria. Ata që do të pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të ndëshkohen. Pasuria e tyre na përket Neve, se Ne e bëmë.

...Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë. Nëse do të ndodhë që të na marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë, atëherë haram na qoftë nëse nuk do të dimë t'i mbrojmë Fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në Rininë tonë. Prandaj, gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore dhe rrugën e luftës së armatosur. Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica. Mjerë Ata që do të guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikësoni. Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t'jua përmend.

A nuk është aktualitet dhe ndryshimi sistemit në vendin tonë, ku gjatë viteve 1945-1990 në Biblotekat e shkollave në qytete dhe në fshat si dhe Biblotekat e qyteteve u pasuruan me një literaturë të bollshme në të gjitha gjinit, letërsi, art dhe kulturë u hoqën nga qarkullimi me një të rënë të lapsit.

Ne jemi një popull që nuk e ruajmë të kaluarën, atë që kemi arritur ndër vite, por vrapojmë nga frynë era dhe mohojmë çdo arritje të brezit paraardhës. Me kalimin e kohës dhe tjetërsimin e brezave fillojmë e gërmojmë dhe mundohemi të vëm në vend atë që mohuam më parë.

Mesa kam lexuar në të gjitha vendet e tjera që na qarkojnë me ndryshimin e sistemeve hiqen nga qarkullimi dhe arkivohen në arkiva për ti patur si bazë për të argumentuar me fakte e shifra evolucionin e shoqërisë së asaj periudhe që i përkasin.

Ajo që të tërheq vemëndjen në veprat Eskiliane është përshkrimi ngjarjeve në kohën e vet, por që tregojnë evolucion. Refuzimi i pesëdhjetë vajzave të Danit, për t'u martuar me kushërinjtë e tyre të afërtë, është një dëshmi e atij procesi të gjatë qindrashekullor kundra martesave brenda fisit, proces që duhet të ketë qenë një kronik e pafundshme, vazhdim i kronikës akoma më të pafundme të shkëputjes së njerëzimit prej poligamisë. Si pjellë e vet e kohës, vepra ka mesazhe të tjera, të rëndësishme dhe jetike për grekërit dhe gjithë ballkanasit.

Si kundër shkruan shkrimtari Ismail Kadare: - "Këtë gjë e pësoi në një farë shkalle asambli i eposit shqiptar i cili, duke mos patur fatin të shkruhej në kohën e duhur, mbrriti deri në shekullin e XX-të i dëmtuar rëndë, e disa herë në mënyrë të pariparueshme.

Mesa arrij të kuptoj shkrimtari e ka fjalën për periudhën 500 vjeçare që ne qemë nënë sundimin e sheriatit turk. Eskili jep mesazhe të qarta të botës së qytetruar, kur shkruan "qytetrohuni".

A nuk është realitet që ne kemi mbi 30 vjetë tranzicion dhe nuk po gjejmë dotë rrugën e demokratizimit të ideve të liderve që na udhëheqin. Siheni se ç'po ndodh në Kosovë me parlamentarët e zgjedhur nga populli?!

Një ndër faktorët kryesor të përhapjes së letërsisë antike greke ishe kalimi nëpërmjet urës latino-romake. E shoqëruar me komentin romak, ajo nisi rrugën e njohjes botrore. Romakët nuk mund ta pranonin se edhe popujt e tjerë kishin nga ato merita që ata u detyruan t'ua njohin grekrëve.

Ilirët ishin armiqtë e tyre kokëfortë, të cilët më shumë se kushdo tjetër i kishin sjellë telashe Romës së "pathyeshme". Romakët e shpallën vetem pasardhës të drejtëpërdrejtë të kulturës greke dhe këtë monopol nuk mund ta ndanin me dikë tjetër. Prapambetja tragjike e popujve ballkanas, do të sillte vetvetiu edhe një pjesëmarrje  jo të ndieshme të shkencëtarëve dhe filozofëve të tyre të pakt në debatin universal për antikitetin.

Shtrohet pyetja: -Po përse mor njerëz Eskili e paska parashikuar që edhe ne të futemi në BE duhet të kalojmë nëpërmjet Serbit?!...

-A nuk e kuptoni ju o pilotikanët tanë që kjo është "rruga e vetme" dhe i bëni dua Serbit?!...

Në shekullin e XIX-të pas fitimit të pavarësisë në Greqi dhe gjatë rilindjes shqiptare, e çlirimit të krejt Ballkanit, prej zgjedhës osmane, fjala e vendasve do dëgjohej për herë e më tepër dhe dalngadalë ajo do ndikonte dhe te shkencëtarët e huaj.

Iluministët shqiptar si De Rada e Naimi dhe më vonë edhe profe. Eqerem Çabej me studimet e tyre të thelluara kanë treguar se shqiptarët, kur është fjala për nënështratin e përbashkët kulturor ballkanik, kanë të drejtën e një fjale që meriton të dëgjohen.

Gjakmarrja si dukuri është njohur në disa pika të globit, madje shpesh të largëta nga njër-tjetra, por te shqiptarët, ajo ka qenë pjesë e atij mekanizmi kushtetues që rregullonte tërë jetën e tyre, juridike, morale dhe filozofike.

Vepra Eskiljane "Orestja" është e vetmja vepër antike, ku motivi gjakut dhe gjyqësisë mbi të, shtjellohet në atë kolizion si në kodin zakonor të shqiptarëve.

Grekërit e vjetër e humbën kodin e tye të lashtë që e kishin të ngjajshëm me fqinjët e tyre shqiptarë.

Shqiptarët e ruajtën gjer vonë gati - gati në gjysmën e vendit dhe kjo nuk është as shenë merite dhe as shenjë prapambetje. Një miku im që banon dhe punon në ishullin e Kretës më tregon se:

-Në Kretë banorët e këtij ishulli, ruajnë zakonet si në krahinat veriore të vendit tonë.

Ruajtja e plhurës-rrjetë e Klemestrës nuk është rastësi, as për arsye efekti, por lidhet me gjithë dinamikën e krimit, por shpjegimi i saj mund të bëhet vetëm me ndihmën e kodit-zakonor shqiptar, - shpjegon Ismail Kadare.

Si Eskili dhe Shekspiri edhe përse në largësi kohore prej njëzetë shekujsh, ata i bashkon një fill komunikues dhe mbeten dy tragjedianët më të mëdhenj të kohrave.

Po sjellim për ju lexues të nderuar;

Prometheu i mbrthyer, përkthim i Çazae Kurti

Sa lehtë qënka të mësosh fatkeqin,

Kur s'të ka rënë asnjë mjerim mbi kokë

Të gjitha unë i dija që më parë...

Më parë njerëzit kishin sy dhe s'shihnin,

I kishin veshët dhe asnjë gjë s'dëgjonin.

Si hije ëndrrash të mjegulluara,

Të turbullta, të mjera zvarriteshin,

Nga njëri brez në tjetrin

S'linin gjë pa ngatërruar.

Nuk dinin as shtëpi qerpiçi të ndërtonin,

As punimin e drurit nuk e njihnin,

Nëpër shpella nënë dhe dergjeshin,

Si milingonat, nuk i njihnin shenjat.

Që stinët i dallojnë në mes tyre;

As dimrin e acartë, as pranverën

Plot lule, as edhe verën frutaplotë.

Kështu diktonin djersën kot më kot.

Gjersa i pari u tregova lindjen

Dhe perëndimin e yjeve, numërat,

Që janë shkencë e shkencave,

i shpika për ta.

U dhashë shkronjat të renditura

Pas radhës, duke forcuar kujtesën,

Që është mëma e gjithë muzave.

I pari unë vura kafshët e egra.

Në zgjedh, i mësova si ngarkesa

Ta mbajnë dhe si t'u shërbejnë njerëzve.

Nga punët e rënda duke i shtëuar.

dhe kuajtë i zbuta dhe nën fre i vura

për të tërhequr karrocat që luks janë

për pushtetarët. Jo, askush veç meje

nuk i ka shpikur lundrat krahëlira

që çajnë detin me vërtik. Medet!

Sa shpikje të dobishme bëra unë

Për njerëzit, ndërsa për vete s'gjej mjet

Për të shpëtuar nga ky kob i madh!

Eskili me Prometeun i jep mesaxh mbar botës së qytetruar se është Zoti ai që solli në tokë gjithë të mirat për njeriun. Sa magjike tingëllojnë vargjet:- Se ditke Promete, -"Se fjalë e urtë, shëron më mirë shpirtin e sëmur". "E di kur e thua në kohën e duhur, dhe kur tërbimi shpirtin nuk ka pushtuar".

A nuk ishte Noli, shkrimtari ynë i madh që në vargjet e tij shkruan: Bëre, po ç'nuk ke bërë, bëre një botë të tërë. Kur bëre derrin, arin, ç'e deshe që bëre njerin?!

Këto janë mesazhe që dërgon Zoti nëpërmjet hyjnive në veshët e njeriut, por ai nuk do ti besoi.

Sa bukur qënka kur jetën kaloke

Me shpresa t' ëmbla dhe me ngazëllime,

Sa bukur qënka kur vetem ushqeke

Me ndjenja të thella dhe guxim...

Eskili jep mesazhin tjetër se nuk jetohet duke grabitur dhe gllabëruar tjetrin, por jetohet dhe gëzohet duke punuar dhe derdhur djersë.

I mënçur paska qënë ai

Që gjeti e la amanet:

Njeriu sher i lumtur është

Kur gruan nga sër; e vet e merr,

Mos merrni grua për pasuri,

Për madhështi e fis të lartë,

Me djersën tënde rro për herë,

Oxhak e fis mos lakmo.

Sa të qarta vijnë mesaxhet e Eskilit në shekullin tonë, ku ngjarjet tragjike jënë më se të pranishme të etur për pushtet dhe pasuri. I qendroi mendimit se Zoti i ka ndar ata që do të drejtojnë dhe kanë qenë, janë e do jetë oxhak. Brezat kalojnë, por në një periudhë të caktuar, atij që Zoti ia ka caktuar kismet, ai do të udhëheq.

Nga leximi i veprës së Eskilit ke se çfarë të mësosh. Jeta është një ëndërrë që jetohet, dhe atë që ke kismet nga i madhi Zot do e arrish kur Ai ta jep në kohë dhe në hapsirë. Jeto me djersën tënde se i lumtur do e mbyllësh këtë jetë, dhe sa më shumë miq e shok të kesh, aq më i lumtur do të jesh.

Mos lakmo atë që se arrin dotë se kokën thyen dhe rëndë e pëson, se e vërteta mënon, por nuk harron, qafën ta përdredh atje ku se mendon. Shikoje vetem të barabartë midis të barabartëve. Mburru me zotësinë tënde dhe jo me djersën e tjetrit. Durim, urtësi, falje. Jetën ta ka dhënë Zoti dhe Ai e ka rriskuar kur do të kthehesh në Mbretërinë e tij...

26.08.2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx