Kulturë
Sevdail Hyseni: Kënga që s’u këndua
E diele, 31.08.2025, 06:21 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Kënga
që s’u këndua
Derisa
punonin në arë burrë e grua,
Në
periferi të fshatit, afër një krua.
Në
xhep burrit i vjen një mesazh,
E
fton dashnorja për një masazh.
-
Vdiq xhaxhai! - thotë burri lanet,
Më
shkruan kushëriri n’këtë moment.
-
Shko! - i thotë gruaja me pikëllim,
Ara
s’pret me lot, veç dorë dhe punim.
Pastaj
vijnë dy burra, shpejt si lumë:
-
Na këndo një këngë, ose atë “punë”?
Ajo
ngriti vetullën, fjalën tha më kot:
“S’këndoj,
më zuri zi - burri ka mort!”
Ata
u futën në arë, uji rridhte n’kanal,
Brazdat
si vargje, frymonin ngadalë.
Ky
veprim me vlerë burrave u pëlqeu:
-
Pa këngë, po me punë, ara shkëlqeu!
Nga
dreka burri kthehet me shpejtësi,
Ishte
gënjeshtër, moj xhane, lajmi i zi.
Ma
punoi me hile kushëriri ai kodosh,
Xhaxhai
ishte mirë, si molla shëndosh.
-
Mirë se paska jetë – tha e urta grua,
-
Këngën s’e këndova, po ara u punua.
Erdhën
dy burra e pyetën: këngë a punë?
Punën
desha, more burrë, e zgjodha unë.
Ai,
shtangu si këmisha n’ujë të ftohtë:
-
Pse s’këndove, moj grua, si një robot?
Ajo
qeshi ëmbël, pa u trembur fare hiç:
-
Si t’këndoj, zemër, kur xhaxhai vdiq!
Burri
e kuptoi se ku qëndron problemi,
Rrenën
që e tha, s’e kapte dot kalemi.
Morali
mbillet si fara, me çmim të lartë:
- Kënga është e lirë, po nderi rron gjatë!
(Karikatura nga
interneti)