| E diele, 31.08.2025, 06:44 PM |
TRAGJEDITË E ESKILIT
Përjetime
Nga
Bashkim Saliasi
Eskili në veprën e tij është shprehur qartë se, teprimi i pasionit,
qoftë edhe në mbrojtjen legjitime bëhet shkas për imigrimin e "të
drejtës" te kundërshtari yt, i cili, duke u përgjigjur me të njëjtën
mënyrë bëhet shkas për brezni të tëra krimesh që shoqërojnë breznitë njerëzore.
E gjithë vepra Eskiliane është
veç të tjerash një kambanë alarmi për t'i lajmëruar njerëzit se çdo shkelje e
së "drejtës" do kërkojë përherë shpagimin e saj. Vetë ky motiv
dëshmon karakterin e theksuar qytetar e politik të këtyre tragjedive, frymën e
lirisë dhe dufin antitiranik që i përshkon ato.
Prej skenave të këtyre dramave
si një rropamë pambarim vjijnë përleshjet e popujve, rendeve dhe qytetrimeve të
ndryshme, përplasja e ligjeve, luftrat e përgjakshme për pushtet, klithmat e
fitimtarve dhe të mundurve, pasionet brndapërbrnda qënieve njerëzore, ambicja,
hakmarrja, pesha e krimit, ngritja tragjike e njeriut kundër fatit, përfytja
dhe rrëzimi prej tij, shkurt gjithë ajo shtjellë pasionesh e ndeshjesh, në
vorbullën e së cilës janë vërtitur papushim shoqëritë njerëzore.
Është e vërtetë se njeriu gjatë
historisë së zhvillimit në shoqërinë njerëzore, po të shikojmë evolucionin,
herë-herë ka zhdukur nga biblotekat veprat me vlerë kolosale, sikundër ndodhi
me djegien e Rajshtagut në Gjermani në luftën e Dytë Botrore, në kohën kur
erdhi në pushtet Hitleri.
Koha dhe evolucioni pavarsishtë
që lë në kujtesën e njerëzve që jetojnë në periudha të caktuara, vepra me vlerë
kolosale, por ka edhe njerëz "meskin" që zhdukin vlerat e këtyre
veprave, që nuk dihet për sa kohë do lihen në harresë dhe përsëri ato vihen në
piedestalin që u takon.
Sa shkencëtar, shkrimtar,
zbulues të shkencës, janë lënë në drithije jo me vite, por me shekuj dhe në
periudha të caktuara kanë marrë vendin që u takon në botën e qytetruar.
Mendoi se është vështirë që
brezi të kuptoj brezin. E kanë përditë midis tyre dhe bisedojnë me të, por nuk
ia dinë vlerat dhe kur ai nuk jeton më, fillojnë dhe i thurin lavede dhe i
japin meritat që i takojnë.
Jepi Çezarit atë që i takon në
kohën e duhur. Ju o pushtetar, që sytë ju janë errësuar nga lakmia, jepini
këtij populli liri të votoj i lirë dhe të shpreh haptazi mendimin e vetë.
Boll me Gërdec, vrasje deputetësh e biznesmenësh, që i vrisni natën dhe i qani
ditën.
Pa marrë pushtetin në fushatat
që zhvilloni deklaroni se do zbulojmë kriminelët!? Mbushni dosje mbi dosje,
mbivendosni çështje mbi çështje dhe në fund i hidhni në koshin e plehrave.
Shkrimtari ynë i madh Ismail
Kadare në veprën "Eskili" shkruan: - Që shkrusit, shumica murgjër, në
vetminë e trishtueshme në të cilën punonin, të zvendsonin fjalët e vjetra me
fjalë të reja, të ndryshonin ndonjë varg, apo ndonjë pejsazh, prej topitjes,
monotonisë, lodhjes, harresës, apo thjeshtë prej manisë për të vënë dorë mbi
një tekst, kjo është në një farë shkalle e kuptueshme.
Feja kishte arsyet e saj të
errta për të luftuar letërsinë antike. Zhvillimi letërsisë i bënte një
konkurencë dërrmuese "Biblës" së krishterë, që feja e kishte shpallur
si librin e botës.
Kjo ishte arsyeja që feja u
përpoq me të gjitha mjetet ta fshinte nga faqja e dheut thesarin antik. Nga kjo
fushatë e ndërmarrë, mundën të shpëtonin vetëm veprat e zgjedhura të botimit
adrian.
Të tjerat, të cilat ishin kopje
më të rralla, ajo i ndoqi hap pas hapi, ashtu siç ndiqnin heretikët dhe
"shtrigat" gjersa i shfarosnin njëra pas tjetrës. Më vonë dhe diç
kishte mbetur në biblotekën e Aleksandrisë, feja muslimane që lindi pas lindjes
së profetit Muhamet, me librin "Kurani" i dogji edhe ato pak kopje që
mbetën.
Mbas dymijë e pesqind vjetësh
mbrritën deri te ne vetëm shtatë dramat Eskiliane. Zhulali vdiq. Gazidedja doli
i pafajshëm, por edhe Mediu ia hodhi, se ti o populli im nuk i gjykon si
kriminel që vran gjithë ata fëmijë në Grdec për përfitime materiale.
Ramiz Alia me dyer të mbyllura më 1989 do deklaronte:
...Ata që janë nëpër burgje, të
dënuarit dhe të persekutuarit politikë antikomunistë, do të flasin për ne dhe
do të na shajnë. Dhe këta, dihet që e urrejnë komunizmin, por do të na afrohen
e do të na përkrahin.
Neve na intereson karta morale e
tyre. Këta do t'i afrojmë dhe do t'u japim punë të parëndësishme; por kurrë nuk
do t'i lëmë të na marrin pushtetin, sepse Ata, sa të marrin fuqinë, do të
fillojnë të hakmerren dhe Ne kështu, do të bëhemi hyzmeqarët e tyre. Në zbatim
të të drejtave të njeriut, duhet që t'u japim edhe kompensim në para të burgosurve
politikë e t'i kompletojmë edhe me komoditete banimi.
Të sekuestruarve dhe të shpronësuarve do t'u japim
nga një letër në dorë, që "'t'u njihet prona", por asnjëherë nuk do
t'ua japim Pronën e Tyre dhe, në forma të ndryshme, do t'i ngatërrojmë me njëri-tjetrin.
Ata do të kalojnë nëpër gjykata,
ku do të zbatohet rotacioni, nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe,
për "defekte teknike", do të kthehen përsëri në të Parën.
Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar,
nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre.
Por këta, duke iu dhënë nga një
pashaportë dhe duke u bërë presion, do t'i largojmë nga Shqipëria. Ata që do të
pretendojnë, kundërshtojnë apo do të këmbëngulin, do të lëndohen e do të
ndëshkohen. Pasuria e tyre na përket Neve, se
Ne e bëmë.
...Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe
Fëmijët tanë. Nëse do të ndodhë që të na marrin pushtetin dhe të na rrezikojnë,
atëherë haram na qoftë nëse nuk do të dimë t'i mbrojmë Fitoret e arritura,
qoftë edhe me grykën e pushkës, si dikur, në Rininë tonë. Prandaj, gjithmonë të
jemi të përgatitur për të dyja rrugët e mbajtjes së pushtetit: rrugën paqësore
dhe rrugën e luftës së armatosur. Ne jemi përgatitur për të dyja rrugët dhe për
këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëz tepër të vendosur e të aftë, që i
kemi përgatitur për gjithë këto vite, me mund dhe sakrifica. Mjerë Ata që do të
guxojnë të Na dalin përpara e të Na kundërvihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe
mos u frikësoni. Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të
jashtëm ideologjikë në pushtet, të cilët nuk është nevoja t'jua përmend.
A nuk është aktualitet dhe
ndryshimi sistemit në vendin tonë, ku gjatë viteve 1945-1990 në Biblotekat e
shkollave në qytete dhe në fshat si dhe Biblotekat e qyteteve u pasuruan me një
literaturë të bollshme në të gjitha gjinit, letërsi, art dhe kulturë u hoqën
nga qarkullimi me një të rënë të lapsit.
Ne jemi një popull që nuk e
ruajmë të kaluarën, atë që kemi arritur ndër vite, por vrapojmë nga frynë era
dhe mohojmë çdo arritje të brezit paraardhës. Me kalimin e kohës dhe
tjetërsimin e brezave fillojmë e gërmojmë dhe mundohemi të vëm në vend atë që
mohuam më parë.
Mesa kam lexuar në të gjitha
vendet e tjera që na qarkojnë me ndryshimin e sistemeve hiqen nga qarkullimi
dhe arkivohen në arkiva për ti patur si bazë për të argumentuar me fakte e
shifra evolucionin e shoqërisë së asaj periudhe që i përkasin.
Ajo që të tërheq vemëndjen në
veprat Eskiliane është përshkrimi ngjarjeve në kohën e vet, por që tregojnë
evolucion. Refuzimi i pesëdhjetë vajzave të Danit, për t'u martuar me
kushërinjtë e tyre të afërtë, është një dëshmi e atij procesi të gjatë
qindrashekullor kundra martesave brenda fisit, proces që duhet të ketë qenë një
kronik e pafundshme, vazhdim i kronikës akoma më të pafundme të shkëputjes së
njerëzimit prej poligamisë. Si pjellë e vet e kohës, vepra ka mesazhe të tjera,
të rëndësishme dhe jetike për grekërit dhe gjithë ballkanasit.
Si kundër shkruan shkrimtari
Ismail Kadare: - "Këtë gjë e pësoi në një farë shkalle asambli i eposit
shqiptar i cili, duke mos patur fatin të shkruhej në kohën e duhur, mbrriti
deri në shekullin e XX-të i
dëmtuar rëndë, e disa herë në mënyrë të pariparueshme.
Mesa arrij të kuptoj shkrimtari
e ka fjalën për periudhën 500 vjeçare që ne qemë nënë sundimin e sheriatit
turk. Eskili jep mesazhe të qarta të botës së qytetruar, kur shkruan
"qytetrohuni".
A nuk është realitet që ne kemi
mbi 30 vjetë tranzicion dhe nuk po gjejmë dotë rrugën e demokratizimit të ideve
të liderve që na udhëheqin. Siheni se ç'po ndodh në Kosovë me parlamentarët e
zgjedhur nga populli?!
Një ndër faktorët kryesor të
përhapjes së letërsisë antike greke ishe kalimi nëpërmjet urës latino-romake. E
shoqëruar me komentin romak, ajo nisi rrugën e njohjes botrore. Romakët nuk
mund ta pranonin se edhe popujt e tjerë kishin nga ato merita që ata u detyruan
t'ua njohin grekrëve.
Ilirët ishin armiqtë e tyre
kokëfortë, të cilët më shumë se kushdo tjetër i kishin sjellë telashe Romës së
"pathyeshme". Romakët e shpallën vetem pasardhës të drejtëpërdrejtë
të kulturës greke dhe këtë monopol nuk mund ta ndanin me dikë tjetër.
Prapambetja tragjike e popujve ballkanas, do të sillte vetvetiu edhe një
pjesëmarrje jo të ndieshme të shkencëtarëve dhe filozofëve të tyre të
pakt në debatin universal për antikitetin.
Shtrohet pyetja: -Po përse mor
njerëz Eskili e paska parashikuar që edhe ne të futemi në BE duhet të kalojmë
nëpërmjet Serbit?!...
-A nuk e kuptoni ju o
pilotikanët tanë që kjo është "rruga e vetme" dhe i bëni dua
Serbit?!...
Në shekullin e XIX-të pas
fitimit të pavarësisë në Greqi dhe gjatë rilindjes shqiptare, e çlirimit të
krejt Ballkanit, prej zgjedhës osmane, fjala e vendasve do dëgjohej për herë e
më tepër dhe dalngadalë ajo do ndikonte dhe te shkencëtarët e huaj.
Iluministët shqiptar si De Rada
e Naimi dhe më vonë edhe profe. Eqerem Çabej me studimet e tyre të thelluara
kanë treguar se shqiptarët, kur është fjala për nënështratin e përbashkët
kulturor ballkanik, kanë të drejtën e një fjale që meriton të dëgjohen.
Gjakmarrja si dukuri është
njohur në disa pika të globit, madje shpesh të largëta nga njër-tjetra, por te
shqiptarët, ajo ka qenë pjesë e atij mekanizmi kushtetues që rregullonte tërë
jetën e tyre, juridike, morale dhe filozofike.
Vepra Eskiljane
"Orestja" është e vetmja vepër antike, ku motivi gjakut dhe gjyqësisë
mbi të, shtjellohet në atë kolizion si në kodin zakonor të shqiptarëve.
Grekërit e vjetër e humbën kodin
e tye të lashtë që e kishin të ngjajshëm me fqinjët e tyre shqiptarë.
Shqiptarët e ruajtën gjer vonë
gati - gati në gjysmën e vendit dhe kjo nuk është as shenë merite dhe as shenjë
prapambetje. Një miku im që banon dhe punon në ishullin e Kretës më tregon se:
-Në Kretë banorët e këtij
ishulli, ruajnë zakonet si në krahinat veriore të vendit tonë.
Ruajtja e plhurës-rrjetë e
Klemestrës nuk është rastësi, as për arsye efekti, por lidhet me gjithë
dinamikën e krimit, por shpjegimi i saj mund të bëhet vetëm me ndihmën e
kodit-zakonor shqiptar, - shpjegon Ismail Kadare.
Si Eskili dhe Shekspiri edhe
përse në largësi kohore prej njëzetë shekujsh, ata i bashkon një fill
komunikues dhe mbeten dy tragjedianët më të mëdhenj të kohrave.
Po sjellim për ju lexues të
nderuar;
Prometheu i mbrthyer, përkthim i
Çazae Kurti
Sa lehtë qënka të mësosh
fatkeqin,
Kur s'të ka rënë asnjë mjerim
mbi kokë
Të gjitha unë i dija që më
parë...
Më parë njerëzit kishin sy dhe
s'shihnin,
I kishin veshët dhe asnjë gjë
s'dëgjonin.
Si hije ëndrrash të mjegulluara,
Të turbullta, të mjera
zvarriteshin,
Nga njëri brez në tjetrin
S'linin gjë pa ngatërruar.
Nuk dinin as shtëpi qerpiçi të
ndërtonin,
As punimin e drurit nuk e
njihnin,
Nëpër shpella nënë dhe
dergjeshin,
Si milingonat, nuk i njihnin
shenjat.
Që stinët i dallojnë në mes tyre;
As dimrin e acartë, as pranverën
Plot lule, as edhe verën
frutaplotë.
Kështu diktonin djersën kot më
kot.
Gjersa i pari u tregova lindjen
Dhe perëndimin e yjeve, numërat,
Që janë shkencë e shkencave,
i shpika për ta.
U dhashë shkronjat të renditura
Pas radhës, duke forcuar
kujtesën,
Që është mëma e gjithë muzave.
I pari unë vura kafshët e egra.
Në zgjedh, i mësova si ngarkesa
Ta mbajnë dhe si t'u shërbejnë
njerëzve.
Nga punët e rënda duke i shtëuar.
dhe kuajtë i zbuta dhe nën fre i
vura
për të tërhequr karrocat që luks
janë
për pushtetarët. Jo, askush veç
meje
nuk i ka shpikur lundrat
krahëlira
që çajnë detin me vërtik. Medet!
Sa shpikje të dobishme bëra unë
Për njerëzit, ndërsa për vete
s'gjej mjet
Për të shpëtuar nga ky kob i
madh!
Eskili me Prometeun i jep mesaxh
mbar botës së qytetruar se është Zoti ai që solli në tokë gjithë të mirat për njeriun.
Sa magjike tingëllojnë vargjet:- Se ditke Promete, -"Se fjalë e urtë,
shëron më mirë shpirtin e sëmur". "E di kur e thua në kohën e duhur,
dhe kur tërbimi shpirtin nuk ka pushtuar".
A nuk ishte Noli, shkrimtari ynë
i madh që në vargjet e tij shkruan: Bëre, po ç'nuk ke bërë, bëre një botë të
tërë. Kur bëre derrin, arin, ç'e deshe që bëre njerin?!
Këto janë mesazhe që dërgon Zoti
nëpërmjet hyjnive në veshët e njeriut, por ai nuk do ti besoi.
Sa bukur qënka kur jetën kaloke
Me shpresa t' ëmbla dhe me ngazëllime,
Sa bukur qënka kur vetem ushqeke
Me ndjenja të thella dhe guxim...
Eskili jep mesazhin tjetër se
nuk jetohet duke grabitur dhe gllabëruar tjetrin, por jetohet dhe gëzohet duke
punuar dhe derdhur djersë.
I mënçur paska qënë ai
Që gjeti e la amanet:
Njeriu sher i lumtur është
Kur gruan nga sër; e vet e merr,
Mos merrni grua për pasuri,
Për madhështi e fis të lartë,
Me djersën tënde rro për herë,
Oxhak e fis mos lakmo.
Sa të qarta vijnë mesaxhet e
Eskilit në shekullin tonë, ku ngjarjet tragjike jënë më se të pranishme të etur
për pushtet dhe pasuri. I qendroi mendimit se Zoti i ka ndar ata që do të
drejtojnë dhe kanë qenë, janë e do jetë oxhak. Brezat kalojnë, por në një
periudhë të caktuar, atij që Zoti ia ka caktuar kismet, ai do të udhëheq.
Nga leximi i veprës së Eskilit
ke se çfarë të mësosh. Jeta është një ëndërrë që jetohet, dhe atë që ke kismet
nga i madhi Zot do e arrish kur Ai ta jep në kohë dhe në hapsirë. Jeto me
djersën tënde se i lumtur do e mbyllësh këtë jetë, dhe sa më shumë miq e shok
të kesh, aq më i lumtur do të jesh.
Mos lakmo atë që se arrin dotë
se kokën thyen dhe rëndë e pëson, se e vërteta mënon, por nuk harron, qafën ta
përdredh atje ku se mendon. Shikoje vetem të barabartë midis të barabartëve.
Mburru me zotësinë tënde dhe jo me djersën e tjetrit. Durim, urtësi, falje.
Jetën ta ka dhënë Zoti dhe Ai e ka rriskuar kur do të kthehesh në Mbretërinë e
tij...
26.08.2025