Kulturë
Bedri Tahiri: Shkrimtari për shkrimtarin
E diele, 31.08.2025, 06:58 PM
Të shkruash për Atdheun e për vargjet e tij, është punë e lehtë dhe e këndshme. Fjalët të vijnë vetë, ato burojnë vetë nga gjirmë e shpirtit! Vargu i tij është vetë Atdheu, është vetë Liria, që, vërtet. kurrë nuk vjetrohen...Kështu lindi edhe ky vlerësim për librin më të ri të Atdhe Gecit “Vogëlimat e prushit”, i cili është në proces të botimit...Urime e përgëzime!
SHKRIMTARI PËR
SHKRIMTARIN
Poezia
duhet të jetë jo shumë e gjatë. Prandaj poeti duhet të jetë kursimtar i madh në
fjalë, të thotë maksimumin e ndjenjave në minimumin e fjalëve.
(Lasgush Poradeci)
Shkruan:
Bedri TAHIRI
Në studion e poetit Atdhe Geci, midis
një mali me fletëza të shkruara gjeta edhe këtë thirrje kombëtare: “O frymë e
re e Atdheut, lajmëroni shqiptarët se kthimi i Atdheut në emrin e vet Iliri,
është e ardhmja jonë kombëtare”.
Libri më i ri i poetit kombëtar Atdhe
Gecit, “Vogëlimat e prushit” me një
mijë poezi dhe me nga katër vargje që, po i jepet në dorë lexuesit tonë është
një kështjellë poetike në ndërtim. Të gjitha poezitë në librin “Vogëlimat e prushit” ose “Gacat poetike”, titull i punës së
librit, janë poezi të shkurtra ose siç i ka quajtur me të drejtë autori Geci,
vogëlima.
Është interesant të thuhet se në
letërsinë tonë të bukur për herë të parë kemi një libër të plotë me këtë lloj
poezie të “Vogëlimave poetike”. Kjo jetë e vogël që çelë në mua është jeta ime,
koha në të cilën jetoj, me poezi e ndaj jetën me ju, dhe dashurinë me Drenisën.
Dardania sërish po rilindet me emrin e vet. Qenia jonë kombëtare po merr shtat.
Libri i shkrimtarit Atdhe Gecit “Vogëlimat e prushit” u lind nga
dorëshkrimi i “Gacave poetike”, nga fryma e ashpër e jetës së poetit, nga muza
me këmishë flamuri, nga motivet e pafundme të jetës. Kur mami e babi puthen
lexojmë në librin “Vogëlimat e prushit” një emër më shumë dhe, njëmijë urime i
shtohen një të linduri... Në Kodër të Brijës më erdhi poezia e parë, më erdhi e
zhurmshme e me rropamë, por melodia e vargjeve të poezisë qe e jashtëzakonshme.
Bedri, fryn kur lind poezia!...
Në Kodër të Brijës në Roganë
një kaçubë më ka pas thënë
jam e vogël dhe kam pak shtat
vesë prej barit pijë çdo natë...
Poeti kombëtar Atdhe Geci në një
intervistë të tij rreth librit, “Vogëlimat
e prushit” është shprehur: “Komunikimi
shpirtëror dhe artistik i poezisë midis librit dhe lexuesit i ngjan besimit të
njeriut ndaj zotit. Lexuesi çdo herë është i lirë që veprën letrare të
çdonjërit nga shkrimtarët ta vlerësoj sipas shijes së tij artistike që i jep
vepra. Atdhe Geci shkruan: E dua poezinë kur vjen nga muza dhe hyn me hove në
fletoren time, e ndiej ardhjen e saj dhe e dëgjoj; ne jemi njerëzit, koha,
dhe krijimi!...
Kalli i lindur në flakë
Disa nga poezitë e librit “Vogëlimat e prushit”, të publikuara edhe
nëpër revista letrare dhe nëpër antologji, dëshmojnë se ky lloj i poezisë së
vogëlimave të poetit Atdhe Gecit është pranuar dhe vlerësuar nga njohësit e
letërsisë dhe nga studiuesit e saj.
Digjet e piqet kjo botë n´zjarrmi
Në qendër të Prishtinës ngulmon gjak i ri
Arti i çlirimit nuk njeh kufij
Në të gjitha kohërat ka emrin liri!
Ndërgjegjja e veprës letrare është dhe
ndërgjegjja e shkrimtarit. Filozofët dhe shkrimtarët antikë e thoshin, poeti
është edukatë e zotit. Libri i poetit kombëtar Atdhe Gecit “Vogëlimat e
prushit” është një frymë e re dhe më e drejtpërdrejtë për t´u kuptuar, duke
shprehë një vuajtje dhe dhimbje të përbashkët me tërë qytetarët e atdheut dhe
të popullit të tij. Populli shkruan poeti Atdhe Geci, është qytetari i parë /
mbjellësi i të tëra mbjelljeve /kryengritësi i gjithë betejave / dhe heroi i të
gjitha fitoreve.
Poezitë e librit “Vogëlimat e prushit” motivin e kanë nga jeta e përditshme, nga udha
e diellit majëmaleve, nga zbritja e rrezeve të diellit nga shpatet, nga hënat
dhe yjësitë e universit.
“Në Roganë unë me orë të tëra shikohem
me dheun e argjilës së kuqe, me baltën rrënjë luleve, me durimin e farave të
bimës tek mbijnë, me shkëmbinjtë që i mbajnë Kodrat dhe shpatet e maleve, me
natyrën e mbushur me shëndet. Në Roganë është e pamundur të mos e ndjesh
frymëzimin poetik:
Rritu bimë e gjuhës dhe e fjalës
ti që vjen nga gjiri tragjik i jetës
ji shpërthim i flakëve të shpirtit
je lavdi e popullit të përgjakur
Fjala në poezinë e poetit kombëtar
Atdhe Gecit kurrë nuk e humbë shkëlqimin, as forcën artistike, as guximin prej
shkrimtari. Sa herë e ardhmja ma bën me shenjë më thotë Atdhe Geci unë vargjet
i peshoj në peshoren e vetvetes, në peshoren e së vërtetës dhe të mundësive.
Çdo varg në librin “Vogëlimat e prushit” shprehet poeti Atdhe Geci është një
copë diell në duart në udhët e popullit tim. Krejt brenda kraharorit / Zemërimi
i bie daulles / Trishtimi i bie kitarës / e liria një kënge me vaj…
Miq të poezisë thërret Geci, unë nuk
ndahem nga toka dhe atdheu im që më dha aq gëzime dhe të mira në jetë. E ndjej
veten të nderuar që jam poet i Roganës, poet kombëtar i atdheut, poet i
Çamërisë shqiptare, poet i Iliridës, Krahinës së Mollës së kuqe si dhe
Mollgjakes së Ulqinit dhe Kotorit. Të jesh në dashuri me atdheun / me lulet që
e përbëjnë kohën / me tokën që i rritë të mbjellat / je Ipe, - kalli i lindur
në flakë!... Jo të gjitha lulet dhe fijet e barit vyshken nën thikat ku kalon
plugu i kohës. Kam pakënaqësi në kraharor / do duhej të isha më i lumtur / jam
popull me vaj të moçëm/ kam histori të pasur të fillimit...
Fije jetëshkrimi...
Poeti kombëtar Atdhe Geci, u lind me
06. 01. 1950 në Roganë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje,
ndërsa Gjimnazin në Gjilan dhe Dardanë. Atdhe Geci u kulturua në Fakultetin
Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Poeti dhe publicisti Rrustem Geci 15
vjet punoi gazetar, bashkëpunëtorë dhe redaktorë në disa redaksi të
Televizionit të Prishtinës.
Këta gurë heronj të tokës, i kam shokë,
i kam miq dhe pasuri të vendit, i kam dhe gurë trualli- shkruan poeti nga
studio ku ai krijon.
Në Televizion, Atdhe Geci i takonte
grupit atdhetar për Çlirimin e Kosovës. Pas desantit ushtarak të Ushtrisë serbe
në vitin 1990 mbi Televizionin e Prishtinës, Atdhe Geci në vitin 1995 mërgohet
në Dortmund të Gjermanisë, ku, edhe sot e gjithë ditën vazhdon veprimtarinë e
tij letrare-artistike e patriotike.
Vepra e Atdhe Gecit është e gjerë dhe e
thellë sa detet dhe oqeanet. Librat e tij, “Kanuni
poetik” dhe “Iliada shqiptare”,
në poezi dhe në poema, bartin kohën e poetit, regjistrin e mesazheve të kombit
tonë. Poeti Geci shkruan: “Lexues, duaje
këtë libër/përqafoje dhe shtrëngoje/ është si vajzë e bukur / dhe si djalë i
pashëm!...
Më 30 tetor 2016, në Kuvendin
gjithëpërfshirës çam dhe arbanitas, shkrimtarit Atdhe Geciti iu besua Shpallja
e Pavarësisë së Çamërisë, në Konfederatë me Greqinë dhe Bashkim me Republikën e
Shqipërisë. Atdhe Geci është autor i „Himnit
të Çamërisë“, bashkautor dhe botues i „Kushtetutës
të Republikës së Çamërisë“, autor i librit, “Kanuni poetik”, „Dora e Atdheut“, „Trokitje çame“, “Pasha këtë tokë”,
“Flatrat”, “Gjuha e së dielës”, „Çamëria,
kthim në histori, mision“ dhe autor i librit kryevepër „Shqipëria, më e madhe se Shqipëria“ .
Libri epiko-lirik “Iliada shqiptare” i
poetit Atdhe Geci është vepër e veçantë letrare në letërsinë shqipe. Ky libër
është vlerësuar meritueshëm nga artisti dhe poeti, Llemadeo Lleshi, duke u
cilësuar si libër kolos në letërsinë tonë të bukur:
Tre Drina rrjedhin tokës së Atdheut
tre Drina bartin flamuj të ndryshëm
tre Drinat flasin me pasaportë mes veti
tre Drinat i thërrasin ndërgjegjes sonë!
Roganën e dua,- shkruan Atdhe Geci, në
një ese të tij, sepse Rogana më mbanë të ëmbël mallin e vendlindjes dhe të
Atdheut. Në Roganë zemra ime është më e kënaqur se kudo tjetër dhe më
frymëzuese!... Kthimi i emrit Iliri- është ardhmëria jonë. Në studion e poetit
Atdhe Geci, midis një mali me fletëza të shkruara gjeta edhe këtë thirrje
kombëtare: “O frymë e re e Atdheut, lajmëroni shqiptarët se kthimi i Atdheut në
emrin e vet Iliri, është e ardhmja e kombit tonë”. Miku im, Bedri Tahiri! Nuk e
kam të domosdoshme të jem atdhetar as nuk e kam të domosdoshme të merrem me
Atdheun, janë frymë së thelli të zemrës dhe të shpirtit që, i japin kahe krijimit
tim!...
Shkrimtari Veli Kajtazi në librin e tij
eseistik, “Ese për Iliadën Shqiptare” të Atdhe Gecit shkruan: Letërsia shqipe
çdoherë ka pasur nevojë për zëra poetësh që tejkalojnë kohën dhe hapësirën. Për
krijues që me penat e tyre ndërtojnë ura midis kohërave për frymë me ide të
reja në letërsi.
Tre gurë graniti janë te Arat e kuqe
tre gurë graniti e kanë një histori
gurit i ka hije të ketë fytyrë të gurit
dhe lisit i ka hije të ketë fytyrë lisi...
Me rastin e përurimit të librit “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”,
pos tjerash pata thënë: Libri “Shqipëria
është më e madhe se Shqipëria” e meriton emrin e librit që i ka vënë autori.
Autori i librit që sot po e përurojmë nuk është Sami Frashëri, as Aristidh
Kolia, as Musa Demi, as Dhimitër Pilika, as Elena Kocaqi, as Agron Dalipi, as
Hasan Prishtina e Ismail Kadare, por është Atdhe Geci, hartuesi i librit,
“Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”...
Nga rrjedh Drini, Vjosa dhe Thiami,
i gjallë për dheu lidhur është çami,
për tokën Nënë dhe për vëllain Det,
çami ka forcën e tij që ti del zot vetë!..
Këtë ese për librin ”Vogëlimat e prushit”, po e përmbylli me
një fragment të vetë autorit, nga libri “Çamëria , kthim në histori-
mision”:...
Republika e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor 2016, në Hagë
të Holandës, u lind 15 mijë vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas
Diskut të Festos dhe Gurit të Lemnit, 2 mijë e 700 vjet pas Mbretërisë së
Pirros, dhe rreth 600 vjet pas Princit të Arbrit dhe Mbretit të Epirit, të
hyjshmit,-Gjergj Katriotit- Skënderbeut. Këndo shqipe e argjilës së kuqe këndo
Roganë e kohës së sotme një shi Zeusi po bie në Roganë për lulet, pemët dhe të
mbjellat...
Në këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epiri
i Ilirisë-Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të kulturimit; artit, shkencës
dhe filozofisë. Por, udhës së vështirë nëpër epoka Epiri i Shqipërisë, Çamëria
përjetoi luftëra dhe gjenocide të rënda nga fqinjët tanë; një gjenocid nga
Perandoria Romake, një gjenocid nga Perandoria Osmane dhe 3 gjenocide nga
shteti grek e ai serb. Dhe, mjerisht, të gjitha këto gjenocide, kurrë të
padënuara. Populli që shkruan histori di ta zgjidhë gjëzën e vet qoftë në
fushën e betejës qoftë me firmë e bisedime.
Çamëria shqiptare, jo pa të drejtë
quhet fole pellazgo-ilire dhe, djep i qytetërimit evropian e botëror. Sipas
Robert d’Angaily ajo është djep i burrave të mëdhenj! Është shumë e vërtetë.
Çamëria pellazge nxori viganë, si: Akilin, Odiseun, Aleksandrin e Madh, Pirro
Burrin, Papa Shën Eleuterin, Hoxhë Hasan Tahsinin, Dora d’Istrian, Muhamet Çamin,
Musa Demin, Marko Boçarin, Mitrush Kutelin, Faik Konicën, Osman Takën, Billall
Xhaferrin, Qamil Buxhelin e tjerë!...
Në një poezi në librin”Vogëlimat e
prushit” poeti kombëtar Atdhe Geci shkruan: “Koha,
Grushti e Nevoja, Të gjitha janë në listë; koha akuzohet për ikje, ndërsa liria
për prishje të rendit!
Për Çamërinë shqiptare, Çamëria është
Shqipëri! Njëmbëdhjetë kryeministra të Greqisë ishin shqiptarë. Vetë babai i
historisë, Herodoti, thoshte: Përpara se të pranoheshim ne këtu ku jemi sot,
këtu ishin pellazgët! Thuhet koha shëron plagët! Po plagët tona janë të shumta,
vetë duhet t´i mëkojmë...
Lexues i nderuar!
Atdheu nuk di të vjetrohet. Të
vjetrohet nuk di as liria dhe ëndrra e tij. I tillë është Atdheu i të gjithë
shqiptarëve. Poezia nuk shpjegohet, por përjetohet! Ky libër me rreth 1200 faqe
ngërthen më vete kohën e poetit dhe të popullit të tij. Libri i poetit kombëtar
Atdhe Gecit “Vogëlimat e prushit “ është një frymë e re, një prurje nga më të
veçantat e poezisë së këtij lloji në letërsinë shqiptare. Libri i poetit
kombëtar Atdhe Gecit “Vogëlimat e prushit” i skalitura mjeshtërisht nga pena e
poetit sjell një porosi jetike, të jashtëzakonshme, për Atdheun, ashtu siç e
fali Zoti, me emrin e vërtetë ILIRI!
Të jesh në dashuri me Atdheun
me lulet që e përbëjnë kohën
me tokën që i rritë të mbjellat
je poet, -fjalë e lindur në flakë
Urime, përgëzime e suksese të
pandalshme, poet i papërsëritshëm Atdhe Geci!
Galicë, gusht 2025