Kulturë
Shyqyri Fejzo: Kur thonë se "sivjet kanë bërë shumë qershitë, merr shportën e vogël"
E marte, 09.09.2025, 06:54 PM
Kur thonë se "sivjet kanë bërë shumë qershitë, merr shportën e vogël"
Nga
Shyqyri Fejzo
Që
kur ndërroi jetë babai im, xhaxhain e kam pasur si idhull. Kur u ktheva nga
emigracioni prej Greqisë. xhaxhain e gjeta të rrudhur, të thinjur dhe i ishin
kumbisur disa sëmundje që e bënë të vuante.-Ty
të kam pritur. Le të tjerat po më ka ardhur edhe një shejtan diabeti dhe
më është bërë "xhandar" i gjithë jetës time.
Po
a je vizituar te mjeku dhe a merr mjekim?-e pyeta.
Po,
mor po. Kam marrë një kofin me ilace. Po asgjë nuk po shikoj.-
-Ato
mbase e bëjnë efektin ngadalë, xhaxha-desha ta qetësoj.
-Jua
pashë hairin ilaceve unë o nip i dashur. Kam shirë në cdo lëmë të gjej shtegun
e ta sikterris këtë djall që më ka zënë.Ty të kam pritur. Të lutem nesër të
shkojmë në qytetin fqinjë X se është hapur fjala e është shkruar se atje një
doctor ka zbuluar një ilac të fortë për diabetin.-Nga biseda e gjatë që bëmë,
mora vesh se xhaxhait i ishte mbushur mendja top për atje dhe nuk ja prisha.
Kur po shkonim me autobus drejt qytetit fqinjë, xhaxhai më tregonte. –Ti je i ri dhe nuk di a emban mend Zeqon e Ferrasit. E kishim shumë mik të
familjes. Atë e kishte shkelur keq diabeti. Shkoi për vizitë tek doktor Polena në Korcë, i cili
i dha dhe ilace, po e porositi se "këtë diabetin tinzar e shërojnë jo
vetëm ilacet, por edhe goja."Lista e ushqimeve që duhet të hante dhe të
tjerave të mos i afronte tek goja, ishte e gjatë. Kur u kthye në fshat Zeqoja
vetëm dy javë mbajti"peris" a dietë si i thonë sot. Ja fillon rradhë,
cfarë prodhonte, ara kopështi dhe blegtoria i hante pa u bërë naze. "Nuk
dinë gjë doktorët. Unë do të ha cfarë të
më nxirni përpara."Apo nuk ishte i mbarë dhe prodhimii bletëve.
"Mjalti është ilaci i të gjitha sëmundjeve"thoshte kur vinte fjala
dhe pjestarët e shtëpisë flisnin fjalë të tharta që nuk shkonin me ëmbëlsinë e
mjaltit. Pas një muaji Zeqoja ndërroi jetë. Shkova në varrimin e tij. Kishte
ardhur dhe e bija që jetonte në Gjermani. "Kam sjellë një flutur të bukur
nga Gjermania që e ka pikturuar një piktor i mirë. Në Gjermani fluturat i vënë
në pllakën kryesore. Ta vëmë në pllakën e varrit" foli e bija."Jo moj
vajzë,jo! Të kishe piukturuar një bletë, se ajo ja preu bilten për në atë
botë" foli e shoqja e Zeqos pikë e vrer.
Që
atëhere mora frikë dhe po kërkoj ta sikterris këtë djall diabet..Se, o nipçe po
vdiqe, nuk është se shkon në dasëm në fshatin fqinjë dhe kthehesh shëndoshë e
mirë. Asnjë nga ata që kanë ndërruar jetë nuk janë kthyer të shmalleshin me
njerëzi qoftë dhe një copë herë. -fliste gjithë pasion dhe urrejtje për
sëmundjen xhaxhaj.
Me
njëherë në mendje më shkoi mendimi se njeriu kur e prek ndonjë sëmundje, me
vështirësi e pranon gjendjen e re. Pacienti, ndërsa ka pranuar (kuptohet me pak
vështirësi) faktin se sëmundja e ka prekur, dhe ai tani ka parë ecurinë e jetës
e dinamikën e zhvillimit kundër sëmundjes vetëm shtrimin në rregjim shtrati në
spital, tashmë ai "bluan" të tjera mendime të lidhura me shpresën e
mjekimin që do i nënshtrohet. Të gjitha këto zhvillohen në një koshiencë të
turbulltë ku "lulja e shpresës"është personeli mjeksor, mjeku, që do
të merret me pacientin. Por tani xhaxhaj, me që kishte humbur besimin për
shërimin nga diabeti,e kulloste mendimin kudo, në ndonjë bisedë me shokë, në
njerëz që vuanin nga e njëjta sëmundje, duke lexuar libra e shkrime për dibetin
e vesanrisht kohë e fundit portalet që transmetonin kanale të ndryshme
televizive dhe shtypi i përditshëm. Ja. Tani ja kishte bërë mendjen ujem një
mjek që bënte thirrjen: "Shërohu nga diabeti...!".Xhaxhai në këtë mes
këtë rradhë, me sa dukej, mua më kishte llogaritur "furkaçe" për të
mbështëtur mendimet e tij.
Me
të mbrritur në atë qytet, na ra në sy
një kafene,e cila veç tabelës kryesore "Kafeja Juaj" ishte e rrethuar
me një dekor gjelbërimi të zgjedhur me kujdes. Për një njeri që kërkon diçka me
rëndësi, si puna jonë, këto objekte veç çlodhjes, krijojnë dhe mundësi të një
informacioni të plotë për atë që po lodhnim këmbët dhe xhepin. Është me vend
ajo thënia që "njeriut të qeshur i hapet çdo portë." Xhaxhai im nga
kjo anë kishte shok veten. Që nga përshëndetja, shikimi i ëmbël dhe përgjigja
që i dha kamarieres për pyetjen "çfarë urdhëroni zotrinj?".Xhaxhai
hazërxhevap me fytyrë të qeshur vesh më vesh me një zë melodioz e ton pak të
lartë të dëgjohej lehtë nga tavolinat e tjera, u përgjigj:"Jemi pak të
lodhur nga udhëtimi dhe duam dy kafe nga ato që pihen."Kamarierja
simpatike, si mori porosinë, e qeshur e gjithë gas u nis nga banaku. E qeshura
u ishte ngjitur dhe shpërndarë në klientët e tavolinave të tjera. Një moshatar
afërsisht sa mosha e xhaxhait na u
drejtua në koefidencë:"Ju mirëse ardhët në qytetin tonë. Ju lumshin të
dyja këmbët!" Kështu nisi njohja jonë, që nga fillimi e vazhdimi, na dukej
se kishim ardhur në një vend të njohurt prej kohësh. Nuk vonoi shumë dhe
personi që na uroi mirëseardhjen dhe shoku i tij, muarën filxhanat e kafesë
kërkuan leje dhe u ulën në tavolinën tonë. Pas fjalëve të njohjes, ne i a hoqëm lëveren qëllimit të ardhjes tonë në
këtë qytet.
-Kemi
dëgjuar se këtu jeton e punon një mjek që bëka dhe shitka një ilaç që mjekon
diabetin..."nisa unë thekun e bisedës. "Kam këtë xhaxhain që vuan nga
ajo sëmundje dhe erdhëm të shikojmë se çfarë mund të bëjmë."Ata shikuan
njëri tjetrin. Më i moshuari u mbush mirë e mirë me frymë, krojti me gishtin
tregues rrëzën e veshit dhe vazhdoi: -Nuk di a e përdor zona juaj fjalën "
Kur thonë se sivjet qershitë kanë shumë prodhim, merr shportën e vogël."
Ashtu është dhe puna e doktorit pa diplomë, në qytetin tonë, doktor Selamiut.
Këta që lindin dhe fëmijërinë e kalojnë me probleme, nga një herë çoç dalin.
Selamiu kur arriti 7 vjet u ngrit në këmbë. Kur u bë 9 vjet hyri për herë të
parë në shkollë. Shkollën thonë se e sosi andej nga kryeqyteti. Kur erdhi
përsëri në vendlindje hapi një dyqan ku blinte bimë medicinale që bëhen shumë
në krahinën tonë. Më pas filloi të bëjë e shesë një ilaç që thuhej se shëronte
diabetin. Të sëmurët e qytetit tonë e rrethinat fërkuan duart se "shpëtuan
njëherë e mirë nga diabeti." Por Selamiu atyre nuk ua shiste ilaçin duke i
përcjellë se "Ju jini të ambjentuar me ujin e klimën e këtij vendi dhe tek
ju ilaçi im nuk vepron".
Në
dyqanin ku doktori shiste ilaçin, përditë vinin njerëz si puna juaj. Reklama që
bëri dy e tri herë në një kanal televiziv vepronte. Po edhe njerzit që blinin
"Çalikun" (kështu i pati vënë emrin doktori) flisnin për personin që
bënte dhe shiste këto ilaçe. Qytetarët tanë, veçanrisht të sëmurët me diabet
dhe të afërmit e tyre bëheshin shumë kuriozë "se si ishte ky ilaç dhe si e
përgatiste Selamiu. Pas shumë përpjekjesh, tani po dilte në dritë sekreti.
Fruti i vogël,rrumbullak me ngjyrë të zezë i shtogut ishte i pari. Pastaj vinte
fruit i shpendrës,i ngjashëm me frutin e
shtogut.Përzjeres thuhet se valla i hidhte rrënjë të grirë të kungullit të
egër. Këtë e vendoste në frigorifer. Pas 10 ditësh aty hidhte eshkë të marrë
nga kërcunjtë e thanave të bluar imët. Pastaj...ah! Pastaj!-Ja tregojmë o
Lipe?-I u drejtua shokut të vet duke mbyllur paq dhe syrin e majtë e ngacmuar
tek bryli. "Dhe po nuk ia treguam ne, këta do e marrin vesh"foli
shoku i tij duke gjerbur kafenë."Tregoja, tregoja.-" Pastaj ore miq
ai i hedh një lëng me ngjyrë të kuqe, që thuhet se i vjen nga Hindia. Dhe e
fundit fare në të hedh dhe dy filxhanë kafeje mbushur plot e përplot me urinë
të një qeni të zi. Për kollaj dhe siguri ka zgjedhur qenin e zi të Veselit që e
ka shtëpinë pak jashtë qytetit, se ai qen e bënte lehtë-lehtë urinën pa ngritur
ndonjë këmbë. - Këtu miku misterioz i
ardhur në tavolinë, u mbush me frymë se mbaroi të treguari për sa dinin për
ilaçin që shëron diabetin dhe doktorin misterioz.
Kur
kthej kokën nga xhaxhaj, dallova se në fytyrë ishte bërë kartë e bardhë dhe
fjalën nuk e nxirte dot nga goja. Më bëri shenjë me duar mua që demek të ikim e
të kthehemi në shtëpitë tona. Kështu doja vinim ferrën pazarit me doktorin.
Xhaxhai im qeshte me mollën e kuqe si
qibar e jo të provonte këtë lëng magjik ku thuhej se dominonte aroma e urinës
të qenit të Veselit.
Me
vështirësi u shkëputëm nga lokali "Kafeja Juaj". Kur mësuam se
xhaxhaj duhet të pinte ilaç që kishte dhe urinë të qenit të zi të Veselit të
linte lamtumirën diabetit, vrapin e lamë tek terminalii autobusave të
ktheheshim në shtëpi sa më parë. Xhaxhai përpara unë pas tij si "furkaçja
e bindur."
Kishin
kaluar nja dhjetë ditë që kur na ndodhi kjo ngjarje. Mua m'u desh të shkoj ca
ditë nga kryeqyteti për të takuar time motër dhe të shikoja për ndonjë punë.
Sapo u ktheva, trokita në portën e xhaxhait. Sa më pa, u ngrit nga lap-topi dhe
po më përqafonte me mall. Si këmbyem fjalët e rastit për shëndetin e diabetin,
buzëqeshi si thartë dhe po kërkonte në togun e letrave mbi tavolinë. E gjeti.
Ishte një letërt e printuar, të cilën nuk po e lexoj por u ftoj ta lexoni,
ashtu si e kishte printuar xhaxhaj. Shpikjeve të fundit që ishin printuar
xhaxhai u kishte vënë dhe një bisht prapa nga mendja e tij.
Mira
kulix- Kjo është nga shpikjet më të mëdhaja të shekullit, mbasi kush përdor
këtë ilaç, të gjejë vend ku të futet diabeti e tipit 1 dhe tipit 2.Pagjumësia,
lodhja, humbje e oreksit këndari thotë se nuk është ndonjë problem kur i turret
pacientit në krahasim me dobitë që sjell.
- Doni të eliminoni plotësisht sëmundjet
e zemrës dhe hypertensionin? Turruni e merrni Cardin-Cure me shumicë e pakicë
dhe ja po nuk ju morën mendët. Kjo bëhet
mirë se shëron sëmundjen dhe vërteton se pacienti ka akoma mend.
-Cancer
Free; Ky ilaç, Po. Ai është i gatshëm të bëjë duel me të gjitha llojet e
kancerit dhe të fitojë. Pa ç'ka se e ngre nja dy tre gradë temperaturën e
pacientit, sjell të përziera e dobësi.Këto janë voglina.
-Neuro
Heal-Merre këtë ilaç dhe sëmundjet neurodegjenerative (Alzhemerin e Parkinsonin) marrin arratinë.
Epo pacienti do të ketë ca lëkundje gjashtë ballëshe të humorit, do të mbetet
pa gjumë dhe nuk do njohë të afërmit nga përqëndrimi i dobët. Shëndet, shëndet,
pa mbahet pacienti.
-Immun
e Boost.-Pretendohet forcon imunitetin, eliminon të gjitha infeksionet virale
dhe bakteriale. Po ra ajo në gojën e njeriut, mjerë mikrobet. Të gjejnë vend ku
të futen. Nuk ka rëndësi se ke dhimbje koke, skuqje lëkure, puçrra, si ato të
murtajës së dhive.
Dhe
mendimet e propozimet e doktorëve vazhdojnë të derdhen lumë si ato burimet e
përrenjtë alpinë të Valamares, vendlindjes të xhaxhait.
Ta
dinte Hua Tou mjeku i famshëm i Kinës së lashtë si punojnë mjekët e sotëm,
si e ku lindi koviti, do i kishte djegur
hiroglifet e tij shkruar për mjeksinë. Çhuraka në Hindi, kur të mësonte se
çfarë bëhet sot me fallsifikimin,
ndërrimin e afateve të skadimeve të barnave, nuk do jepte asnjë lloj ilaçi
përgatitur nga ky mjek i famshëm. Avicena (Ibn Sina) do e digjte në shkretëtirën arabike veprën e tij
madhore"Kanuni i Mjeksisë" kurse Hipokrati të dëgjonte për betimin e
kodit të tij nga disa mjekë shqiptarë, kulmorë në spitalin onkologjik, apo për
aventurat dashurore të disave deri me pacientet, duke u ndodhur "rastësisht"
në krevatin e pacientes, do tentonte të vriste veten pa arrirë moshën
mbishekullore. Kjo puna e betimit me sa duket, qënka mjaft delikate. Se rrëfenja thotë që një ditë paria e vuri në
be qenin të mos hante(qoftë larg) nga ai i nevojtoreve. Kaluan ditë dhe qenin e
diktuan syveriuesit se po hante e nginjej duke thyer betimin.
-Po
çfarë bën ashtu? Ti je betuar se nuk do të haje asnjëherë nga ky
inevojtoreve.-po ja futnin katër këmbët në dy këpucë qenit.
-Unë
u betova të mos haja nga ai i freskëti.
Ky që po haja tani ju betohem se ishte i thatë"-u përgjigj qeni. Bela e
madhe betimi i thyer. Po thyerja e betimit të Hipokratit, është më tepër se
bela për disa doktore.
Po
të lexosh reklamat ku përdoren për të rritur besimin edhe nga mjekë të njohur
dalin disa paradokse. Po të mbledhësh peshën e krimbave që bashkëjetuakan me
njeriun, (për të cilën një doctor i vendit tonë që për pak vota desh u bë
politikan (reklamonte një kokërr që po të pinje nga ato që thoshte ai) do
nxirje që të nesërmen 2 kg krimba. Një tjetër shkruante se po ti zbresësh
njeriut peshën e fekaleve që mbahen në stomak e zorrë, dhjamit,të kolesterolit
te keq, gjakut etj. del se pesha e të gjorit njeri paska mbetur sa pesha e një
kaposhi. Një doctor tjetër "ortak me kovidin", që krejt ratësisht
mban mbiemrin e një djegësi kur hidhet në gjellë, ky jep alarmin e pastrimit të
mbi 93 mijë kilometra enë gjaku që ka njeriu. Faqet e fecbukut jo rrallë i
zenë reklamat "shërohu nga
diabeti...", "jepini lamtumirën përgjithëmonë diabetit" etj.
Ndonjëri akuzon dhe kinezët se valla i paskan vjedhur një ilac që shëronte
plotësisht diabetin. Eh! C'janë edhe këta kinezët për vjedhjet e ndershme!
Në
këtë batak i ka ngecur gomari edhe xhaxhait tim dhe hadje ta nxjerrësh atë me
gjithë xhaxhanë. Si barometër modern për ngjarjet politike dhe luftën kundër
diabetit, xhaxhai më befasoi së fundi me takimin dhe paradën e madhe në Kinë.
Atë e kishte tërhequr vecanrisht biseda me mikrofona "rastësisht" të
hapur midis Xi dhe Putinit, për mundësitë e arritjes të zgjatjes jetës njeriut
deri 150 vjet, por ishte "zhgërlaqur"në mendime kur kishin zënë në
bisedë "transplantin e organeve". "E kujt do ja marrin
organet?"pyeste xhaxhai.
Nuk
më thoni unë çfarë ti them xhaxhait? Ai
shkon te doktori i diabetit, merr një grusht ilaçe me recetën e tij. Vjen në
shtëpi, hap televizorin dhe degjon
se një doktor në emisionin e tij thotë:
"Ata që përdorin Metforminën për mjekimin e diabetit janë
budallenj..." Iso për këto tam-tame
po mbajnë dhe artistë, aktorë e personalitete të tjera për bindur "të pabindurit"
se diabetit i paska ardhur fundi. Në këtë rast fjala shpërdorohet dhe kthehet
helm që infekton. A ka gjë më të ndyrë që me fjalën manipulohet dhe ajo shitet
për interes! Si tia ndriçoj unë mendjen xhaxhait që të mos errësohet e vërteta
për diabetin e më tej? Kujtuam një ditë gjyshin tonë që ka kohë që ndërroi
jetë, por jo nga diabeti. "Kur thonë se sivjet kanë bërë shumë qershitë,
merr shportën e vogël" thoshte ai, ndjesë pastë.