Kulturë
Përparim Hysi: Strahili dhe Sherina
E marte, 09.09.2025, 05:35 PM
STRAHILI dhe
SHERINA
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
Strahil,
- thiri një zonjë. Dhe unë, sa dëgjova këtë emër, ia ngula sytë atij, Strahilit, që e thërriste
kjo zonjë.Qe një djalë aty nga 5-6 vjeç dhe vetëm që nuk e njihja atë zonjë, se
kisha për ta pyetur:-Zonjë, ç'ju lidh ju me këtë emër që i kini vënë djalit? Nuk arrita t'ia bëja
pyetjen asaj zonje dhe, natyrshëm lind pyetja e lexuesëve:- Po ty, ç'të lidh me
këtë emër?
* *
*
As
ky që do hasni në këtë tregim, nuk është Strahili dhe as kjo nuk është Sherina.
Strahil dhe Sherinë janë veç paranome. Paranome të mbetura nga një film
bullgar, mesvite '50-të të shekullit të kaluar që qarkullonte ato kohë në
kinematë tona. Siç e kujtoj, ka qenë
viti 1958 dhe si subjekt qe një baladë
dashurie. La gjurmë në ato kohë dhe secili nga meshkujt hiqej si Strahil dhe
secila nga femrat si Sherinë. Tek e dëgjova atë zonjën, m'upërafrua GAVRIL DARA(iRI)
që
i drejtohet MARËS:
"Mori
bijë, bijë e LALËS
...................................
Pse
më çon në mot'n e shkuar?"
Tani ç'më lidh mua me Strahilin dhe SHerinën?
I kam njohur që të dy, ndaj them se këto paranome i morën në një mbrëmje
dëfrimi. I morën dhe u mbeti. U mbeti para të gjithëve atyre që qenë në atë mbrëmje. Organizatori i asaj
mbrëmjeje isha unë. Isha unë, jo se isha më i zoti dhe isha i prerë për këto
punë, por vetëm unë mund të gjeja
orkestrën për mbrëmjet e dëfrimit. Sado që konvikti qe i madh me mbi
300-konviktorë, akoma (të paktën deri në vitin 1959, kur unë mora maturën) nuk
kishte një orkestër. Dhe qeshë i vetmi
që e gjeja orkestrën. Drejt e në repartin ushtarak të Krastës ( i mbaj mend dhe
numrin 3202), ku kisha një mik që qe shofer. Qe miku im, BESIM PEZA nga Peqini, që i printe orkestrës së repartit dhe drejt e
në mbrëmjen tonë. Në mbrëmje qemë vetëm maturantë të klasës sonë(vetëm
konviktorë) dhe kishim ftuar vajza konviktore të vitit të dytë, se, kur qemë në
vitin e tretë, erdhën dhe vajza në vitin e parë. Qemë konvikt maskilist dhe,
kur erdhën vajzat dhe nuk qenë pak, mori një pamje tjetër konvikti.Sado në një
ndërtesë dhe, pothuaj ngjitur me dhomat e gocave, kurrë nuk ndodhi ndonjë gjë
diskrete. Kishte një displinë të fortë dhe nuk është për të qeshur, por ndodhte si në atë këngën e MUJËS dhe
HALILIT që thotë:"Gjithë çikat e Jutbinës/janë bash motrat e mia". As
më pak dhe as më shumë:ato qenë motrat tona.
* *
*
Erdhi
orkestra (fare gratis) dhe filloi vallëzimi.
Natyrisht, donim ta zgjatnim sa më shumë dhe, pas vallëzimit të lirë, filluan ato"kadrilet" si në atë
kohë. Mbi tavolinë hidheshin një tufë emrash, veç për meshkujt dhe veç për
femrat; secili emër(zakonisht emra artistësh, si:Aljosha- Zina;Hamleti-Ofelia; Strahiili-Sherina dhe mos zgjatem. Këto çifte do dilin
në"kadril" dhe për lojën e tyre komandoheshin nga një lider që jepte
komandat, si: dy hapa prapa apo para dhe krijohej një ilaritet që ta çonte
buzën vesh më vesh. Për t'u çlodhur,
recitohej apo dhe këndohej nga ndonjë solist i përbrendshëm.Miku im, BESIM
PEZA, veç orkestrës kish sjell dhe një
këngëtar shkodran që kish një zë prej kantllene. Quhej NEIM KRAJA. Këndoj atë
këngën aq të pëlqyer të
asaj
kohe "O Saraqino"! Tek e dëgjoje, të dukej se në mbrëmjen tonë po
këndonte i madhi dhe i ëmbli, RUDOLF STAMOLLA!
Strahili
me Sherinën pas "tollovisë" me kadrilin, mezalla se u ndanë njëri nga
tjetri. Qenë nga një anë dhe unë që shpotitë i kisha në majë të gjuhës, u
them:-Shiko se "gjaku nuk bëhet ujë". E merrnin me të qeshur, por...
ja seç ndodhi më pas. Mbasdite nga ora 16.oo e deri në ora20.oo ne bënim studim
të detyruar në sallën e madhe të studimit.
Salla qe në katin e tretë dhe një gocë, mori lejë nga kujdestari kushedi
për ç'hall e zbriti në katin e parë. Sa ka zbritur, është sulmuar nga tri-katër cuba(ardhur nga
qyteti).Goca lëshoi kujën dhe ne, të gjithë, pothuaj fluturuam për në katin e
parë dhe filloi përleshja. Qenë të hurit e litarit dhe në këtë zallamahi e bëri
ferk Strahili. Aty, pranë ndërtesës, qenë stivuar drutë e kuzhinës dhe Strahili
rrëmbeu një kopaçe dhe ua kopanisi mirë kurrizin "cubave". Kapobanda
ia futi thonjtë në grykë Strahilit, por Sokrat Samarxhiu ia futi të dy duarët
në gojë"kapos" dhe mend ia shqeu gojën. Cubave u dhamë një mësim të
mirë. Ca kohë më vonë, po këta cuba, dolën në gjyq dhe u dënuan me burg. Të tërë konviktorët qenë pak si të
shokuar nga kjo"përleshje që ndodhi dhe secili lakonte STRAHILIN se, me të
vërtetë e bëri ferk.
* *
*
Në
dhomat e gocave nuk mbaronin "batutat" dhe ajo që"lakohej"
qe SHERINA.Sado fajtore e pafaj, ajo
mend mblidhej grusht nga ai"shok psikologjik" që ndodhi me të.
Përbrenda si balsam mbi shqetësimin ajo vinte e mrin e STRAHILIT. Mezi ia
pohonte vetes:-Më shpëtoi nderin, por edhe jetën. Se ç'pret nga një grup
horrash. Tek përmendte emrin e STRAHILIT, ndiente një zjarr që e digjte
përbrenda. Zemra i dridhej dhe e gati t'ia niste vrapin, për t'u sosur tek ai.
Të sosesh dhe t'i shprehte mirënjohjen. Pastaj kthiellesh dhe thoshte:- Po ku
mjaftojnë fjalët? Dua t'i jepem e tëra
atij. Të shkoqem në çika-çika.Dhe unë, e marra, që në mbrëmje në një
ato"kadrilet" bëja sikur nuk kuptoja ato shenjat e tij.
Të
nesërmen, tek u panë, buzëqeshja e tij
sikur vërshoi si dallgë mbi fytyrën e saj .
Nuk pati guxim ta shikonte në sy,
ama e mendoi që sytë e tij po lëshonin shkëndija. Sa i mirë që është! Si ai,
Strahili i filmit!
Iu afrua më afër dhe gjunjët sikur iu prenë e po
i dridheshin, Një flakë sikur po i
digjte qafën.Pupu! Më duket se po zgjat buzët mbi gojën time!
Ai
i tha:- Dua të të them një gjë! Më ke turbulluar.Të ndjej në çdo çast dhe sikur
jetoj me ngrohtësinë tënde. Ajo po mblidhej grusht. Ai sikur kish kexuar mbi
shpirtin e saj. Pas kësaj ligjërate që, sikur zgjati një shekull, Ai u afrua dhe më shumë. O ZOT, - tha ajo,
-pse nuk e zgjat atë dorë e të më
përfshish të tërën?
Zemra
e saj po dridhej si zokth, pulsi u çorodit dhe, sakaq, buzët e tij mbi buzët e
saj.Mrekullia ndodhi.
Tani
SHERINA sikur qe në planet tjetër dhe tha:- O ZOT, i thuaj ta bëjë prapë! Do
vdes dhe do shkoj e ngopur nga kjo botë. Kur u ndanë, ajo i tha:- Po e marr me
vete aromën tënde mahkullore.
* Besim Peza, miku im
nga PEQINI ka qenë shofer deri sa doli në pension.Kaunuar në repartet USHTARAKE
dhe ka qenë shofer i ish-presidentit
Alfred Moisiu. Ka ndërruar jetë dhe e kjutoj me mall.
** Me mall kujtoj dhe
shokun tim , SOKRAT SAMARXHIU që ka ndërruar jetë.
Tiranë, 8 shtator 2025