Kulturë
Sevdail Hyseni: Festimi i moshës së artë
E diele, 07.09.2025, 06:50 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Festimi
i moshës së artë
Dy
plakushë - burrë e grua,
siç
thotë urtia: “mish e thua”!
Vendosën
të festojnë si n’rini,
burri
merr vrap në pazarin e ri.
Bleu
diçka intime, krejt “sekret”,
një
kombinezon fare transparent,
“Me
këtë t’i dukej si dikur në trend”,
plaka
me thinja të bardha si argjend.
Gruaja
nga gëzimi vrapon fluturim,
e
futi dhuratën në banjo me nxitim,
duke
menduar: “T’i bëj befasi si dje,
një
surprizë të vjetër në formë të re!”
Për
të mos e lodhur veten me “detaje”,
hyri
me ngadalë si zonjat në saraje.
Vendosi
t’i dilte krejtësisht natyrale,
si
në ditën e parë të nusërisë ideale.
“Kur
i bleva, ishin me shumë vlerë,
si
petale lulesh fushave në pranverë.
Por
çudi - s’paskan qenë të hekurosura,
qenkan
me rrudha si letra të zhubrosura!”
Gruaja
qeshi fort, me lotët për faqe,
duke
thënë: - “O i dashur, sa më kënaqe!
Rrudhat
palë-palë, syzat me pispillosje,
dashuria
s’ka nevojë për hekurosje!
Si
çdo zonjë dinake, me qesëndi,
e
surprizon lakuriq, si dielli mbi sy.
Dhe
alegoria doli vetë - rinia shkon si re,
në
moshën e artë, humori kthehet te ne!”
(Karikatura marrë nga
interneti)