Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Festimi i moshës së artë

| E diele, 07.09.2025, 06:50 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Festimi i moshës së artë

Dy plakushë - burrë e grua,

siç thotë urtia: “mish e thua”!

Vendosën të festojnë si n’rini,

burri merr vrap në pazarin e ri.

Bleu diçka intime, krejt “sekret”,

një kombinezon fare transparent,

“Me këtë t’i dukej si dikur në trend”,

plaka me thinja të bardha si argjend.

Gruaja nga gëzimi vrapon fluturim,

e futi dhuratën në banjo me nxitim,

duke menduar: “T’i bëj befasi si dje,

një surprizë të vjetër në formë të re!”

Për të mos e lodhur veten me “detaje”,

hyri me ngadalë si zonjat në saraje.

Vendosi t’i dilte krejtësisht natyrale,

si në ditën e parë të nusërisë ideale.

“Kur i bleva, ishin me shumë vlerë,

si petale lulesh fushave në pranverë.

Por çudi - s’paskan qenë të hekurosura,

qenkan me rrudha si letra të zhubrosura!”

Gruaja qeshi fort, me lotët për faqe,

duke thënë: - “O i dashur, sa më kënaqe!

Rrudhat palë-palë, syzat me pispillosje,

dashuria s’ka nevojë për hekurosje!

Si çdo zonjë dinake, me qesëndi,

e surprizon lakuriq, si dielli mbi sy.

Dhe alegoria doli vetë - rinia shkon si re,

në moshën e artë, humori kthehet te ne!”

(Karikatura marrë nga interneti)