Kulturë
Kalosh Çeliku: Popull me tre shtete, pa shtet shqiptar
E premte, 12.09.2025, 06:58 PM
POPULL ME TRE SHTETE
PA SHTET SHQIPTAR
(“Politikanë”
me disa “Baballarë” Shqiptar.
Dhe,
ende pa një Nanë Shqiptare).
NGA
KALOSH ÇELIKU
Po, e them publikisht: Unë, Kalosh Çeliku. Edhe, e kam thënë dhe Dje, në sistemin e egër komunist jugosllav në shkrimet e mia publicistike dhe libra atristik me publicistikë letrare. Shkaku, se: me vite dhe shekuj, kemi plotë “Nana” dhe “Baba” të partive – politike shqiptare. Dhe, ende nuk kemi një Babë shqiptar?! Edhe, pse: me vite e shekuj, gjatë pushtetit komunist dhe këtij të sotshmit me brekë ende nënpër këmbë i kemi pasur disa “Baballarë”, por jo edhe një Nanë Shqiptare në Pushtet. I kemi pasur disa “baballarë” në shtetin e ”përbashkët” të vëllazërim-bashkimit” jugosllav. Edhe, të ketij të sotshmit “demokratik” Neokomunist. Mos, ua përmend emërat, “heronjëve” të “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav dhe “dëshmorëve” të sotshëm për “Liri”, se: janë shumë, nuk mund t’i numroj me emra dhe mbiemra kokë më kokë. Shkaku, se: do t’i vjell edhe zorrët nga barku.
Vërtetë, në sistemin komunist jugosllav i kemi pasur të gjitha “liritë”, përveç dalldisjes, arratisjes dhe Lirisë Shqiptare. Sot, i kemi edhe “analistët politik”, që nuk e dinë veten: a janë burra, apo gra me pashterka të kuqe. Këmbekrye merren edhe me politikë “madhore” në mjetet e informacionit dhe portalet elektronike, duke shitur mend dhe politikë. Themelimin e Partive Politike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. I ngatërrojnë partitë e tyre me thasë të grisur arnë përbmi arnë, ende të Tri shteteve shqiptare me përçarje dhe kufinj politik. Bythëprapë, përzihen në politikën e Tre shteteve shqiptare me kufinj politik jugosllav. Në vend, që ta bashkojnë këtë politikë shqiptare, ato merren me ndërhyrje në politikën e këtyre tre shteteve, gjoja se: i bashkojnë partitë politike shqiptare?! E, në realitet: ato edhe ashtu të përçara u besojnë këtyre “misionarve” të “vëllazërim – bashkimit” ish komunist jugosllav. Dje, të deklaruar me kombësi si turq, serb, “maqedonas”... E, Sot si “shqiptar”. Përmekeq, me këmbëngulje edhe kërkojnë edhe “Shqipëri të Madhe”?! Krah për krahu me partitë politike për pushtet, poste partiake dhe pasuri marramendëse. Sot: me manifestime “kulturore” na lexojnë edhe pizi para popullit shqiptar?! Unë, nuk u kam faj si shkrimtar. Vetë i pollën këto kopila me Njerkën dhe i stolisën me poste partiake.
Patjetër, edhe: në sitemin “demokratik” Neokomunist të “vëllazërim - bashkimit”, edhe në Ditën e Sotshme. I kemi “baballarët” “Turqë ehamdurila” në xhami me dy e katër minare. Ende, me “Din dhe Iman”. Këmbëkryq me partitë politike me “vëllezërit” kokë më kokë për pushtet dhe poste partiake. Por, nuk e kemi pasur edhe, nuk e kemi edhe Nanën e vërtetë Shqiptare, në Shtetin e “përbashkët” Shqiptar, ende komunist jugosllav me brekët e grisura me arna nënpër këmbë. I keni përdorur të gjitha armët partiake – politike me barut të lagur. I cili Sot, nuk ndez në Ditën e Sotshme Shqiptare, por nuk i keni shkrepur ende plumbat dum - dum.
Kohën e fundit, para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare (2015), i përdorni edhe armët e fundit: pizitë politike - patetike – patriotike për pushtet dhe poste partiake. I zëvendësuat manifestimet kulturore – artistike – tradicionale me manifestime kulturore partiake, duke lexuar pizi patetike – “patriotike” para popullit shqiptar. Tashti, për tashti: nuk i lexojnë poetët e mirnjohur shqiptar, por “poetët” e partive politike. Edhe, atje: vetëm partitë politike shqiptare me një torbë taxhi. Ose, një asht në gojë.
Prandaj, në Ditën e Sotshme u duhet një Babë me mustaqe vesh më vesh, këmbëkryq në sofrën Shqiptare te Pragu i Oxhakut me flakë. “Nagëntin” në brez me nëntë fishekë, dhe një fishek në gojë. Kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë. Isa Boletinit, që hyri me Dy kobure në Londër. Dhe, mauzerrin me gjithë fishekë mbi krye. Kokë më kokë me dy “kashikarat” e serbit, dhe mollët e kuqe të italjanit varë në struke pas derës. “Vëllëazërim - bashkimit”, që e krijoi sistemi komunist në komunat shqiptare. E, ky “vëllazerim – bashkimi” i Ditës Sotshme e mbuloi me ferra, tela dhe pallate dhe bërllok. Nuk, i polla Unë si shkrimtar me shkrimet e mia publicistike dhe libra. I polli BDI-ja si kopila partiake politike me të cilët sot ka probleme për pushtet dhe pasuri personale, familjare dhe partiake. Prandaj, Unë edhe Sot kësoj ditë jetoj mes librave, në Liri.
Nanën e keni me shekuj Historike nga Natyra. E di, që nga koha e Perandorisë Osmane. Historikisht, keni pasur, pashallarë dhe agallarë. Edhe, të Baba Dovletit. Kohën e fundit pas Luftës të Kosovës (1998 –’99), dhe Luftës të Maqedonisë (2001), edhe komandantë lufte, vetëm me një “asker”. Edhe, ai “Komandant askeri”.
Publikisht, pas Revolucionit shqiptar në “Rumeli” me Kryengritjen e Dervish Carës (1983- ’84). Çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptar. Asajkohe, e keni kërkuar edhe “Baba Dovletin”?! “Ne, e duam Babën”! Në sistemin jugosllav të vëllazerim – bashkimit, i shpallët edhe dy - tri baba shqiptar. Edhe, në “demokraci” vazhdoni të shpallni “Baba”. Por, ende nuk e shpallët edhe një Nanë Shqiptare. E keni edhe një Babë Shqiptar për Ditën e Nesërme përtej kufinjëve shqiptaro - shqiptar. Nuk keni pasur probleme me sistemin ish jugosllav. Siç, nuk keni edhe sot. Probleme keni me vetëveten.
Problemi politik, koha është Sot: patjetër, duhet ta gjeni edhe një Babë shqiptar. Nanën, e keni me shekuj Shqiptare. Nuk u duhet tjetër Nanë! Nëse, ende nuk ka gjetur ndonjë burrë. E di e gjithë Bota. Hë, për hë, gjejeni edhe një Babë shqiptar! Ose, një Burrë për Nanën Shqiptare! Jo, parti politike shqiptare, që i keni me thasë arnë përmbi arnë, vetëm për pushtet dhe poste partiake. Nuk ka problem, do t’ua pranojë edhe Bashkimi Evropian. Patjetër, edhe Amerika e themelimit të shtetit të dytë shqiptar të Kosovës në Evropë. Ndoshta, edhe Shtetit tretë shqiptar, në themelim e sipër në Ditën e Sotshme. Shqipëri, me tri Shtete me Nanë, dhe ende pa Babë në Kryeoxhaku.
Fatkeqësisht, Ditën e Sotshme ende “kemi” dy - tri baba të partive politike shqiptare edhe “maqedonase”. Mos them, ende edhe serbo - jugosllave, me thasë arnë përmbi arnë si parti polike antishqiptare. Nuk e di, edhe sa Baba do t’i kemi Nesër?! Baballarë, ende kemi me thasë, por nuk e kemi Sot: edhe një Nanë Shqiptare?!
Populli shqiptar është i lodhur me premtimet e partive politike shqiptare në pushtet dhe opozitë me vite: për pushtet dhe poste partiake. Luftrave të fundit (1989 - ’90 (Kosovë), Maqedoni e Veriut (2001). E, sidomos Sot: para fushatave parazgjedhore dhe parlamentare për pushtet, poste partiake dhe pasuri. Hjadutëve të djeshëm t’ua japim votat, që i shkatërruan lagjet shqiptare. U dalldisën hamëllave politike – partiake të Robrisë, përtej Ditës Nesërme. Kur, ende e kemi nënpër këmbë Ditën e Djeshme në pushtet me ferra dhe tela mes parqeve në lagjet shqiptare të Shkupit shqiptar me poste partiake dhe pallate mes parqeve të gjelbërimit. Që, i Shkatërruan parqet me gjelbërimin, të cilët i ndërtoi sistemi komunist. E, ju i pretë pemët dhe i uzurpuat parqet publike me pallate biznesi. I mbuluat me ferra, tela dhe bërllok.
Sot: ju si politikanë të partive politike “demokratike” (!?) Përmes të mjeteve të informacionit partiake dhe jopartiake, ende jugosllave, e udhëhiqni popullin shqiptar me “politikë madhore” ish jugosllave për në Shqipëri?!... Nuk ka problem politik. Edhe, pse: ju jeni në pushtet me poste partiake dhe pasuri shtetërore. Penën, ende e kam me Dy Tyta. Lufta, ende: vazhdon me Penë. Përtej, Ditës Nesërme…
Popull shqiptar me tre shtete në Ballkan dhe kufinj politik. Ende pa Shtet Shqiptar…