E hene, 15.09.2025, 10:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Rruga e famshme Egnatia, me dy pikat e saj të fillimit në Durrës dhe Vlorë, dhe rëndësia e saj historike!

E hene, 15.09.2025, 06:51 PM


Rruga e famshme Egnatia, me dy pikat e saj të fillimit në Durrës dhe Vlorë, dhe rëndësia e saj historike!

Nga Jahja Drançolli

Rruga e famshme Egnatia, në kohët e lashta, lidhte Romën dhe Kostandinopojën, dy kryeqytetet e Perandorisë Romake. Kjo rrugë, e cila të çonte nga bregu Adriatik i Ilirisë në kryeqytetin e ardhshëm osman të Stambollit, ishte zgjatimi horizontal i Rrugës Apia, e cila shtrihej vertikalisht nga Roma në Brindisi në Italinë jugore. Portat e Durrësit dhe Vlorës në Ilirinë e lashtë, përkatësisht në Arbërinë mesjetare, ishin dy qendra në Adriatikun juglindor ku fillonte Rruga Egnatia, një nga rrugët më të rëndësishme në Europën Juglindore!

Ishte pikërisht përgjatë kësaj rruge që Sulltan Mehmeti II (1451–1481) ëndërroi të ripërtërinte Perandorinë e lashtë Romake duke ribashkuar dy kryeqytetet e saj të mëparshme. Për më tepër, humanisti venedikas Niccolò Sagundino, pasi u takua me pushtuesin njëzet e një vjeçar të Kostandinopojës (1453) gjatë negociatave të paqes venecedikase të atij viti, raportoi se sundimtari i ri besonte se kalimi i Detit Adriatik nga Durrësi në Brindisi nuk do të paraqiste vështirësi. Prandaj, ai ishte i vendosur të bëhej sundimtar i Romës dhe i Italisë pa u përpjekur të barazohej me Skënderbeun!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx