E hene, 22.09.2025, 09:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Arroganca

E diele, 21.09.2025, 06:09 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Arroganca

Në pazarin e madh të rrjeteve sociale,

ku lavdia blihet me “like” pa ideale,

artistët shëtisin me kurorën e zbehtë,

me medalje plastike me çmim “ofertë”.

Njëri shpallet gjeni në statusin e vet,

tjetri e shet poezinë si sallam në paketë.

Kritiku i rri mbrapa si papagall gojëtar,

“Shumë i madh je, maestro!”- i paparë.

Ah, si i ngatërron punët loja e pushtetit!

Atje fjala puthitet, me interes të klientit.

Një varg mediokër bëhet perlë prej ari,

veç pse ka vulë, jo art e as vlera letrari.

Sapo del përjashta, në sheshin e kalasë,

ku askush nuk detyrohet të duartrokasë,

arti i madh oborrtar kthehet në parullë,

një kurorë prej letre që shiu e bën të qull.

Sepse arti s’rritet me “puqje” rrugore,

as me kërcënime nga koluaret rrethore.

Arti lind prej shpirtit të pastër si borë,

jo nga lavdërimi me megafon në dorë.

“Prandaj, kur artisti sheh veten si perëndi,

e harron se është thjesht njeri pa hyjni..”

bie me zhurmë nga froni i tij prej silikoni:

“Shkrimtari ynë, me kurorë prej kartoni!”

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Hannah Arendt dhe rreziku i një bote pa të vërtetën Llesh Ndoj: Rreth veprës studimore dhe krijuese të Prof. Dr. Anton Nikë Berishës Albert Vataj: Thirrja e Faik Konicës në Gazetën Albania, 1897, për shqiptarët krejt Përparim Hysi: Lulet në oborrin poetik të Luan Xhulit Albert Vataj: Ndahet nga jeta “kryeashiku i ahengut shkodran”, Agim Molla, zëri autentik i një tradite Milazim Zeqiraj: Urime për ditën e parë të shkollës Sevdail Hyseni: Buka Armela Hysi: Cicërimat shqip në Parkun për fëmijët dhe kulturën Jahja Drançolli: Durrësakët, në krye të universiteteve prestigjioze europiane (1396, 1497)! Lekë Mrijaj: Këngëtari Neki Emra, bilbil i deshmuar i muzikës së mirëfilltë popullore shqiptare Albert Vataj: Figura e gruas dhe zakoneve shqiptare, midis spektaklit dhe sakrificës, në romanin e Pashko Vasës, 'Bardha e Temalit' Albert Vataj: Lec Bushati, aktori që solli në artin skenik thellësinë shpirtërore dhe epikën e personazhit Albert Zholi: Flet kompozitori i talentuar Enver Shëngjergji Shyqyri Fejzo: Vetmia Albert Vataj: Udha që të shpie te dija, sipas gjigandëve të mendimit filozofik Jahja Drançolli: Rruga e famshme Egnatia, me dy pikat e saj të fillimit në Durrës dhe Vlorë, dhe rëndësia e saj historike! Visar Zhiti: Mitrush Kuteli, Shqipëria si s'ka fuqi ta kujtojë sot? Albert Vataj: Komedia që zgjon kujtesën e artë të Shkodrës së artit të vitit 1919 Milazim Zeqiraj: Hyjnorja Nënë Tereza, shkëlqimi që bekon Sevdail Hyseni: Qeveria në pritje

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx