E merkure, 17.09.2025, 09:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Durrësakët, në krye të universiteteve prestigjioze europiane (1396, 1497)!

E merkure, 17.09.2025, 06:57 PM


Durrësakët, në krye të universiteteve prestigjioze europiane (1396, 1497)!

Nga Jahja Drançolli

Bëhet fjalë për Gjon Durrsakun, rektori i parë i Universitetit të Zarës (Studium generale; Universitas Jadertina,1396), i cili lidhet me faktin se universiteti kroat në fjalë kishte trashëguar një pjesë të stafit të Universitetit të Durrësit, i cili u tërhoq në Zarë për shkak të trazirave në rritje nga sulmet osmane në Arbëri, një çështje që është trajtuar më shumë se një herë në studimet e mia.

Në të njëjtin post universitar, një shekull më vonë, respektivisht në vitin 1497 do të takojmë Leonik Nikollë Tomeun (1456 -1531), babai i të cilit lindi në Durrës të Arbërisë (Nicolaus Tomaeus Epirota patre Venetiis genitus, aetatem a primis unguiculis omnem egit Patavii”). Edhe familja e Leonikut u zhvendos nga Atdheu në kohën e sulmeve osmane dhe u vendos në Venedik (shekulli i 15 -të). Leoniku i kaloi vitet e fëmijërisë me vëllezërit e tij në lagunat venedikase dhe në Padova. Leoniku kishte përfunduar studimet në Padova (1485), ku iu dha titulli i doktorit të shkencave "in artibus" ("filozofi dhe mjekësi"). Shumë studiues me të drejtë mendojnë se origjina e familjes së Leonikut është nga zona bregdetare e Arbërisë, përkatësisht nga Durrësi ose Shkodra. Stdudiuesi M. E. Cosenza, shpjegon mbiemrin e Tomeut sipas malit të famshëm Tomor (Tomarus), i cili përmendet në Epir. Leonik, ndërkohë është anagrami jo i plotë i emrit Nicolò-Nikollë.

Emri I Leonikut ka pasur gjerësinë e dijetarit të madh të periudhës së Humanizmit dhe Rilindjes. Me të drejtë mund të thuhet se ai ishte një studiues erudit. Kjo dëshmohet nga njohuritë e tij të shkëlqyera në fusha të ndryshme shkencore: filozofi, histori, mjekësi, fizikë, astronomi, matematikë dhe letërsi. Veprat e tij kryesore janë: De varia historia libri tres ("Tregime të ndryshme në tre libra", 1531); Dialogët ("Dialogët", 1524), etj.

Pas veprave origjinale dhe shumë përkthimeve, Tomeu gjithashtu shkroi poezi në formën petrarkeske kushtuar personaliteteve të shquara dhe mjedisit në të cilin ai jetoi. Opusi i tij poetik u vlerësua nga eruditët Pietro Bembo (1470-1547), Girolamo Tiraboschi (1731-1794), etj.

Edhe pse ai zotëronte pasuri të madhe në Padova, Tomeu ishte akoma i lidhur ngushtë me studimet. Senati Venedikas e kishte emëruar Rektor, si dhe profesor në Universitetin e Padovës (1497), të cilin e braktisi për të ligjëruar letërsinë greke dhe latine në Katedralen Rialto-s në Venedik (1504). Edhe pas emërimit të tij këtu si pedagog, ne e takojmë Leonikun në jetën publike dhe universitare të Padovës, ku ai mbylli sytë në vitin 1531.

Disa faqe të një dorëshkrimi të Leonikut, që konsiderohet një dorëshkrim autobiografik, dëshmojnë për emrin e Benediktit (Benedetto), një nga vëllezërit e tij, autori i një traktati që merret me çështjen e shpirtrave të rebeluar dhe burimin e mëkatit dhe “Fjalës Hyjnore". Përveç tij njihet edhe një vëlla tjetër i quajtur Bartolomeo, i njohur për një poezi të botuar në gjuhën latine (1558).

Pjesë e dokumentit që merret me emërimin e Leonikut si rektor dhe profesor në Universitetin e Padovës!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lekë Mrijaj: Këngëtari Neki Emra, bilbil i deshmuar i muzikës së mirëfilltë popullore shqiptare Albert Vataj: Figura e gruas dhe zakoneve shqiptare, midis spektaklit dhe sakrificës, në romanin e Pashko Vasës, 'Bardha e Temalit' Albert Vataj: Lec Bushati, aktori që solli në artin skenik thellësinë shpirtërore dhe epikën e personazhit Albert Zholi: Flet kompozitori i talentuar Enver Shëngjergji Shyqyri Fejzo: Vetmia Albert Vataj: Udha që të shpie te dija, sipas gjigandëve të mendimit filozofik Jahja Drançolli: Rruga e famshme Egnatia, me dy pikat e saj të fillimit në Durrës dhe Vlorë, dhe rëndësia e saj historike! Visar Zhiti: Mitrush Kuteli, Shqipëria si s'ka fuqi ta kujtojë sot? Albert Vataj: Komedia që zgjon kujtesën e artë të Shkodrës së artit të vitit 1919 Milazim Zeqiraj: Hyjnorja Nënë Tereza, shkëlqimi që bekon Sevdail Hyseni: Qeveria në pritje Flutura Maçi: Më shihje si diell Prend Buzhala: Fatmir Halimi - Shkrimtari që bashkon fjalën, artin dhe virtytet Kadri Tarelli: Kush guxon më shumë poeti apo shkrimtari? Kalosh Çeliku: Popull me tre shtete, pa shtet shqiptar Rushit Ismajli: Driton Gashi - Njerëz Visar Zhiti: Njerëz pa koka, turmë e hekurt – aq shumë dëshpëruese… Albert Zholi: Kamëza e ndryshimeve të mëdha, ne festën e filmit me 'Open Cinema 2025' Albert Vataj: Në një moshë të tillë... kur ti guxon të jesh vetja Sadbere Emshiu: Koncerti i Korit të Filharmonisë së Kosovës në Hamburg – kujtesë, art dhe dinjitet në Diasporë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx