E premte, 26.09.2025, 03:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Endrra e poetit

E merkure, 24.09.2025, 06:40 PM


Vladimir Shyti

Poezi

Endrra e poetit

Dallgët e zemrës s’do shkumëzonin,

Nuk do të bëhej as shpirti,

Nëse nuk do të ngriheshin,

Kundër një shkëmbi të shurdhët fati.

Më falni, O Fuqiplotë, veç një verë,

Dhe një dimër për muzën time,

Endërra e poetit, re e zymtë e vështirë,

Shfaqet paformë, që s’nderon mendimin.

Lugina e lumej përqark malesh profetikë,

Që, mund të dallosh gjerë në lindje,

Shqiptarinë e dyndët, si nga qiejt zbritën,

Si shëmbëllesa në kullotë, me shenjë hyjnie.

Të kulluar si yjet drejtë të panjohurës,

Nga shkëmbi në shkëmb pa timon,

Bijtë në dhe të huaj, të tokës së shqiponjës,

Ashtu solemn, dritë e tyre perëndon.

Të shpërndarë nëpër botë, Gegë e Toskë,

Oh, pak e dinë, se te ne një Zot komandon,

Hekuri I skuqur po rrihet në farkë,

Atje ndër shkrepa, po shkruhet historia jonë.

Me duar shpresash çdo ditë, nuk shtyhet jeta,

Ndaluni vetëm për një çast në fundin e Drinit,

Me pishat kuvendoni, dëgjoni oi-të e zërave,

Jehonën e shpirtërave, ku të dërgojnë lotë malli.

Nga brigjet e lashtë do të vijë kushtrimi,

Rreth flamurit të përbashkuar shqiptaria,

Si drita që zbret nga lartësitë, do vijë bashkimi,

Të gjithë sëbashku në përbetim, Gegë e Toskëria.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Nëse të mendoj, nuk mëkatoj, apo jo? Ilir Muharremi: Analizë e rolit të Migjenit interpretuar nga aktori tashmë i ndjerë Enver Petrovci Albert Vataj: Mirash Ivanaj, dishepulli i arsimit, sakrifica e një shpirti që u martirizua për dijen Anton Marku: Andrea Grill, një përkthyese që e do Shqipërinë Blerim Rrecaj: Lëmsh e përshesh Shyqyri Fejzo: 'Po' dhe 'Jo' lozonjaret e jetës Sevdail Hyseni: Arroganca Albert Vataj: Hannah Arendt dhe rreziku i një bote pa të vërtetën Llesh Ndoj: Rreth veprës studimore dhe krijuese të Prof. Dr. Anton Nikë Berishës Albert Vataj: Thirrja e Faik Konicës në Gazetën Albania, 1897, për shqiptarët krejt Përparim Hysi: Lulet në oborrin poetik të Luan Xhulit Albert Vataj: Ndahet nga jeta “kryeashiku i ahengut shkodran”, Agim Molla, zëri autentik i një tradite Milazim Zeqiraj: Urime për ditën e parë të shkollës Sevdail Hyseni: Buka Armela Hysi: Cicërimat shqip në Parkun për fëmijët dhe kulturën Jahja Drançolli: Durrësakët, në krye të universiteteve prestigjioze europiane (1396, 1497)! Lekë Mrijaj: Këngëtari Neki Emra, bilbil i deshmuar i muzikës së mirëfilltë popullore shqiptare Albert Vataj: Figura e gruas dhe zakoneve shqiptare, midis spektaklit dhe sakrificës, në romanin e Pashko Vasës, 'Bardha e Temalit' Albert Vataj: Lec Bushati, aktori që solli në artin skenik thellësinë shpirtërore dhe epikën e personazhit Albert Zholi: Flet kompozitori i talentuar Enver Shëngjergji

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx