| E merkure, 24.09.2025, 06:40 PM |
Vladimir Shyti
Poezi
Endrra
e poetit
Dallgët
e zemrës s’do shkumëzonin,
Nuk
do të bëhej as shpirti,
Nëse
nuk do të ngriheshin,
Kundër
një shkëmbi të shurdhët fati.
Më
falni, O Fuqiplotë, veç një verë,
Dhe
një dimër për muzën time,
Endërra
e poetit, re e zymtë e vështirë,
Shfaqet
paformë, që s’nderon mendimin.
Lugina
e lumej përqark malesh profetikë,
Që,
mund të dallosh gjerë në lindje,
Shqiptarinë
e dyndët, si nga qiejt zbritën,
Si
shëmbëllesa në kullotë, me shenjë hyjnie.
Të
kulluar si yjet drejtë të panjohurës,
Nga
shkëmbi në shkëmb pa timon,
Bijtë
në dhe të huaj, të tokës së shqiponjës,
Ashtu
solemn, dritë e tyre perëndon.
Të
shpërndarë nëpër botë, Gegë e Toskë,
Oh,
pak e dinë, se te ne një Zot komandon,
Hekuri
I skuqur po rrihet në farkë,
Atje
ndër shkrepa, po shkruhet historia jonë.
Me
duar shpresash çdo ditë, nuk shtyhet jeta,
Ndaluni
vetëm për një çast në fundin e Drinit,
Me
pishat kuvendoni, dëgjoni oi-të e zërave,
Jehonën
e shpirtërave, ku të dërgojnë lotë malli.
Nga
brigjet e lashtë do të vijë kushtrimi,
Rreth
flamurit të përbashkuar shqiptaria,
Si
drita që zbret nga lartësitë, do vijë bashkimi,
Të
gjithë sëbashku në përbetim, Gegë e Toskëria.