Kulturë
Sevdail Hyseni: Fallxhorët politikë
E merkure, 01.10.2025, 06:10 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Fallxhorët
politikë
Në
skenën e madhe të teatrit partiak,
dalin
aktorët me kostume për merak,
me
duar që fluturojnë si zogj në erë,
dhe
vetulla të ngritura, si n’premierë.
Aktrojnë
me dirigjime e stile politike,
me
buzëqeshje plastike, lëvizje ritmike,
në
pasqyrë ushtrojnë me gjest, me fjalë,
si
fallxhorja që sjell filxhanin ngadalë.
-
“Shiko, o popull, ja ku fatin ta pashë!
Ti
kërkon shpëtimin si në kashelashë!” -
Por,
karshi perdes dhe atij tymi politik,
nuk
ka përmbajtje, veç boshllëk komik.
Janë
marioneta me fijet e trasha karrote,
shtyhen
e kthehen me komandën robote.
E
quajnë veten “rok’n’roll” të vërtetë,
këndojnë
të kthehen përsëri në pushtet.
E
populli, i lodhur nga premtimet boshe,
sillet
e mbështillet rrotull, qoshe m’qoshe!
Tek
i shohin fallxhorët politikë me “nam”,
që
me veprimet e tyre, përlyejnë dynjanë!
Por
një ditë filxhani thyhet copë në gur,
e
fallxhorët mbeten lakuriq si karikaturë,
atëherë
populli merr frymë e qesh lirisht,
nga
lojërat e politikës “tallava” me bisht!
(Karikatura marrë nga
interneti)