Kulturë
Albert Habazaj: Komandanti i gjyshit
E diele, 05.10.2025, 06:28 PM
KOMANDANTI I GJYSHIT
-
Mares sot mbush 6 vjeç -
Albert HABAZAJ
Që
në mëngjes te oborri
Dola
sot tek pres e loz,
Se
në çdo vit 3 tetori
Vjen
i bukur dhe serioz.
Tek
pres nipin tim të parë
Me
dy globe gazi mbushur,
Maresin
6 - vjeçar
Që
në klasë të parë është ulur.
Me
librat në bankë të parë
Si
një princ i vogël ulur,
Shumë
dije do të marrë
Komandanti
im i bukur.
Libra
dhe dëshira bashkë,
Lodra
edhe fantazira,
Burr'
i vogël vjeç gjashtë
Do
të bëjmë gjëra të mira.
Maresi
mua më thotë:
Mezi
pret të vijë në Vlorë,
Të
bëjmë makina, robotë,
Aeroplanë
e motorë.
Dhe
të lozim ne, si çuna,
Ndërsa
gocat lozin bashkë,
Sepse
ashtu është puna
Çunat
më shumë lozin jashtë.
Do
të bëjmë edhe shtëpi,
Në
darkë do ' dalim për peshk,
S''ka
erë, deti s'hedh stuhi
Tok
me babin, o sa qejf!...
Njëri-tjetrin
shumë e duam
Në
një lojë s' pranojmë tjetër,
Sa
punë realizuam -
Çun
i vogël, çun i vjetër...
Pastaj
ikën në Tiranë
Me
më të mirët në botë,
Do
mamin e babin pranë
Pa
ta një natë nuk rri dot...
Ky
është komandanti im
Kapedani
që rri rëndë,
E
mban babi i tij si trim
Dy
dhëmbole i kanë rënë.
Të
lumtur, tek 6 vjeç mbush
Djali
i madh i djalit të madh,
Loz
i lumtur si rrallëkush
Si
ketrushi në livadh...
Vlorë, e premte, 3 Tetor
2025