E shtune, 04.10.2025, 11:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Jusuf Buxhovi: Krimet 'në emër të Zotit'!

E shtune, 04.10.2025, 03:08 PM


KRIMET "NË EMËR TË ZOTIT"!...

Krysostomus Grill: „Mesianizmi serb i peshkopit Velimiroviq“,botuar nga  „Erzabtei“, Mynhen.

Nga Jusuf BUXHOVI

Kleriku gjerman, Krystostomus Grill botoi një studim voluminoz rreth veprës së  peshkopit  Nikola Veliniroviq, ku shihet  roli  i kishës ortodokse serbe në krijimin e mitit të Kosovës, që gjatë luftrave të para  imperialiste serbe në Ballkan sherbeu për  ta ushqyer idenë e krjimit të Serbisë së madhe me anën e „gjakut të shenjtë“,por që njëherësh  sherbeu edhe si  platformë Millosheviqit dhe bashkëmendimtarëve të tij për të filluar luftën  kundër kroatëve,boshnjakëve dhe së fundit  kundër shqiptarëve,luftë kjo me të njëjtat parametra dhe qëllime...

Gjatëkohë është thënë se hegjemonizmi serbomadh është ushqyer  nga veprimtaria e kishtës  ortodokse serbe, e cila  ka luajtur rolin e  faktorit  të pakapërcyeshëm „të mobilizimit shpirtëror“. Peshkopët  serbë,jo rrallë,  jo vetëm që  kishat  i kanë kthyer në qendra „logjistike“, në depo armësh, por njëherësh ata kanë marrë pjesë me pushkë në dorë  në krye të fushatave serbe për të  inspiruar  popullin serb në luftën „e shenjtë“  për krijimin e mesianizmit të ri,ku,sipas tyre, „serbët do të flijoheshin jo vetëm për atdhe,por edhe për mbrojtjen e krishtenimit nga  antikristët e rinjë,të cilët nuk ndodhen vetëm në radhët  e fundamentalistëve islamik,por edhe në kuadër të katolicizmit dhe frakcioneve të tjera krishtene“...

Kujt i duhet „mesianizmi“ i ri?...

Teologu gjerman Krysostomus Grill, para opinionit gjerman dhe atij evropian doli me një studim të  gjërë disertacioni, ku zbulon deri në hollësi prëcaktimin e kishës ortodokse serbe në sherbim të politikës serbomadhe dhe të pastrimeve etnike me dhunë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, me pretendimet që prej andej të përzehet faktori shqiptar, meqë sipas pikëpamjeve të të kësaj kishe, „serbët kanë të drejtën e zotit të posedojnë shpirtërisht dhe fizikisht Kosovën dhe ta mbajnë atë si të shenjtë“, meqë „ aty kanë zhvilluar njërën ndër bëtejat më të përgjakshme dhe vendimtare në mbrojtje të qenies serbe,por edhe të krishtenizmit të mirëfillët si dhe qytetërimit botëror...“

Grillit si shkas për këtë studim i sherbeu  fakti se në Romë në vitin 1956 u botua libri i peshkopit serb Nikolla Velimiroviq „Mesianizmi serb dhe Evropa“, i ribotua  në vitin 1993, ku  ai, luftën e Kosovës të vitit 1389 e sheh si një  referencë  për „ripërtrirjen e të gjithë popujve të botës“. Në këtë pamflet, siç e quan Grilli, kisha ortodokse serbe vazhdoi  traditën e spekulimve dhe të  manipulimeve  me mitin e Kosovës, i cili ka karakter  anticivilizues dhe antikishtar për faktin se ai ngritet mbi fundamentin e një gënjeshtre,por edhe për arsye se kjo gënjeshtër pastaj u instrumentalizuar për qëllime politike dhe  hegjemoniste,për t´u kthyer në një shtysë me të cilën  Serbia,që nga luftat ballkanike e tutje vazhdoi praktikën e shtrirjes kah jugu „për t´i mbrojtur shejtnitë“ në mënyrë që kjo betejë të  rifillojë  në fund të viteve të tetëdhjeta me kryqëzatën e re serbe kundër shqitparëve, e cila  u pralajmërua  në vitin 1989 me fjalimin e njohur të Millosheviqit në Kosovë,që u bë me rastin e 600 vjetorit të kësaj beteje,kur ai la qartë për të kuptuar se „fryma e kësaj beteje do t´i udhëheq edhe mëtutje serbët për t´i realizuar idealet e mëdha kombëtare dhe civilizuese“!

Duke iu referuar librit të Velimiroviqit, për të cilin Grill thotë se njësoj u sherbeu si  inspirim si qetnikëve të Mihajloviqit, por edhe pasardhësve të tyre që masakruan boshnjakët dhe kroatët e pambrojtur  në Knin,Slavoni, Bosnje dhe së fundit në Kosovë, që ende gjithnjë vazhdojnë të vrasin  „me bekimin e zotit“, zbulon faktin se patriku Velimiroviq mori pjesë në luftrat ballkanike me pushkë në dorë. „Si vullnetar“  kaloi nëpër Kosovë dhe shkoi deri në Ohër,për t´i „bekuar“ shejtnitë  „e uzurpuara nga antikrishtët“ në mënyrë që për disa vjet praktikisht nëpër Kosovë dhe Maqedoni, si patrik i dioqezës së Ohrit, të udhëheq projektet për  kishëzimin sa më të madh të  „tokave të vjetra serbe“. Ai madje ishte njëri ndër autorët e krijimit të mitit tjetër - të ashtuquajturës „golgotë serbe“ gjatë luftrave ballkanike,ku serbët,serish, në luftën e tyre kundër  otomanëve dhe gjermanëve, u flijuan për qytetërimin evropian e me këtë e prligjën të drejtën „e zotit“ që të posedojnë përgjithmonë Kosovën dhe Maqedoni si „djep i shpirtit serb“!...Grill thotë se kjo ishte vetëm një gënjeshtër ndër shumë genjeshtrat propagandistike serbe me të cilën luftrave të vonshme  imperialiste serbe është dashtë t´u jepet „oreoli“ krishten, ndërkohë që e verteta është tjetërfare dhe e kundërt me parimet e krishtërimit dhe ato elementare civilizuese. „Gjatë luftrave ballkanike dhe më vonë“, thotë Grill, „nuk ndodhi golgota serbe, por ndodhi golgota shqiptare“,ngaqë  shqiptarët  u masakruan nga amrata serbe dhe u detyruan t´i braktisin trojet e tyre. Autori bën të ditur se me qindra e mijëra shqitparë u detyruan të shpërngulen në Anadoll dhe gjetiu dhe kjo u bë edhe me miratimin e heshtur të disa fuqive evropiane, të cilat gjatë luftrave ballkanike dhe asaj botërore ishin aleatë të serbëve dhe sikur nuk kishin asgjë që kisha ortodokse serbe me propagandën e saj raportet midis „krishtit dhe antikrishtit“ i shihte në  prizmin e  konfrontimeve  midis alenacës së tre Cezarëve (atyreve të Stambollit,Vjenës dhe Berlinit) dhe kundërshtarëve të tyre që nisnin nga qendra e Evropës dhe shkonin deri në Moskë. Golgota shqipare, thotë Grill, po vazhdon edhe sot e gjithditën, sy botës dhe se ajo nuk  mund të shikohet e shkëputur edhe nga prizmi i „ferkimeve tradicionale të kristit dhe antikristit“,të klisheve të   shikuara sipas platformës së Velimiroviqit,ku aleancës francezo-ruse i parashihet një përspektivë e jashtëzakonshme në të cilën faktori serb do të jetë një nyjë e pakapërcyeshme?...

Vazhdon golgota shqiptare...

Te vazhdimi i  golgotës shqiptare mbi platformën tradicionale serbomadhe,ku roli i kishës ortodokse serbe është jashtëzakonisht i madh, ndalet edhe recensionisti i librit , Rudolf Grylih, i cili njëherësh është edhe autor i  parathënies së librit. Grylih, i cili ka paditur kishën ortodokse serbe për në insipirimin e luftës hegjemonsite serbe  të vitit 1991 si dhe për pjesmarrje të drejtpërdrejtë në të te disa vladikëve serbe, vlerëson se  libri i Krysostomus Grillit  paraqet një kontribut të jashtëzakonshëm për njohjen dhe demistifikimin e rolit të kishës ortodokse serbe në  porceset tragjike ballkanike.  Grylih thotë se njëri ndër faktet më akuzues të saj është  gjenocidi i bërë ndaj popujve joserbë: boshnjakët dhe shqiptarët,gjenocid ky që po zhvillohet edhe sot e gjithditën herë me perfiditet e herë me anën e  veprimeve të drejtpërsëdrejta luftarake,që kanë për qëllim pastrimet etnike,siç u bënë në Bosnje dhe Hercegovinë e që u sherbyen edhe marrëveshjeve të mëtutjeshme për  ndajen praktike të saj në dy pjesë,ku gjysma iu dha serbëve. Në këtë kontekst Grylih, formën më të rëndë të  gjenocidit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë e sheh  në veprimet e vazhdueshme dhe konkrete të kishës ortodose serbe për kishëzimin e dhunshëm që po bëhet me ndërtimin e kishave serbe në vendbanimet e qindpërqindëta shqipare - Gjakova dhe të tjera si dhe  rrënimin e xhamive,kishave katolike dhe objekteve të tjera fetare të shqiptarëve,që u bë kësaj vere nëpër të gjitha lokalitetet shqiptare të përfshira nga ofanziva serbe. Grylih konsideron se kisha ortodokse serbe nuk mund të shtiret se është për „paqë në Kosovë“, kur ajo imponon tempuj ortodoks atje, rrënon tempujt shqiptarë... Andaj, në këtë kontekst Grylih librin e Grillit „Mesianizmi serb i peshkopi Velimiroviq“,botuar nga  „Erzabtei“ e vlerson si një  mesazh të qartë jo për ta mbrojtur „mesianizmin e ri serb“ , por për t´u mbrojtur nga ai sa më shpejt që të jetë e mundur...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx