Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Shkrimtari Bedri Tahiri solli “Agimi i Lirisë” në Zvicër
E premte, 03.10.2025, 07:00 PM
SHKRIMATARI BEDRI TAHIRI SOLLI “AGIMI I LIRISË” NË ZVICËR
“Historia
e botës është vetëm biografia e njerëzve të mëdhenj” (Rasel)
Lavdi
e përjetshme dëshmorëve të kombit!
“Fjala mbahet edhe përtej varrit”
Nga
Hazir Mehmeti, Vjenë
Autori
Bedri Tahiri sjell librin e tij të radhës “Agimi i Lirisë” mes mërgimtarëve në
Zyrih të Zvicrës, duke shënuar kështu njëzet e shtatë vjetorin të rënies
heroike të Heroit Agim Rrahim Ramadani. Vetë titulli i librit është sa simbolik
e historik po aq dokumentar. Heroi i
Kombit, Agim (Rrahim) Ramadani, sërish iu drejtohet bashkëkombëseve të tij me
fjalët e tij nga ditari i tij dhe fjalën e betejës deri në përjetësi.
Salla
e bukur e Konsullatës së Kosovës në Zyrih, ishte e mbushur me mërgimtare e
mërgimtarë nga Zvicra, por kishte të ardhur veçan nga vende tjera; nga Gjermania, nga
Franca, nga Austria, njëri nga të cilët
isha unë dhe familja ime nga Vjena. Ajo
që ra në sy, si rrallë kund apo askund tjetër, ishte salla e bukur e pasur me
bibliotekë që e rriste madhështinë dhe shpresën në përhapjen e dijes, ruajtjen
e gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgim.
Organizatori
i ngjarjes, Konsulli në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zvicër Vigan
Berisha në bashkërendim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, realizuan
një pasdite të shkëlqyer përkujtimi dhe arti.
“Mirë
se vini në shtëpinë tuaj bashkëkombës të dashur. Mes jush familja e Heroit të
Kombit Agim Rrahim Ramadani, luftëtarë e veprimtarë ngado që jeni. Është nder i
veçantë që jemi sot këtu në konsullatën e Republikës së Kosovës në Zürich për
të promovua librin e autorit të mirënjohur, Bedri Tahiri, “Agimi i Lirisë”. Ky
botim është më shumë se një vepër historike, është një pasqyrë e idealit dhe
sakrificës për liri. Prej këtij libri brezat e sotshëm dhe të ardhshëm do të
kenë mundësi të njohin më thellë rrugën e përgjakshme dhe të lavdishme të
çlirimit të Kosovës. Ky promovim lidhet, po ashtu, me njëzeteshtatë vjetorin e
rënies së Heroit Agim Rrahim Ramadani. Kujtimi i tij dhe bashkëluftëtarëve të
tij është pjesë e historisë sonë më të ndritshme kombëtare. Ai ishte shembull i
vendosmërisë, guximit dhe i besimit në liri. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është
krijesa më çmuar e popullit shqiptar, sepse u lind nga dhembja, sakrifica dhe
dashuria për atdheun. UÇK- mishëron aspiratat e kamotshme të shqiptarëve për
liri e dinjitet dhe dëshmoret mbeten përjetësisht gurthemeli i Republikës së
Kosovës. Sot përmes fjalës së shkruar
dhe kujtesës sonë të përbashkët, dëshmojnë se sakrifica e dëshmorëve nuk
harrohet dhe, se lavdia e tyre do mbetet e përhershme.”
Valon
Gashi, sekretari i parë i ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bern, në
fjalën e tij tha: “Është nder të jem
këtu së bashku me ju në këtë promovim libri kushtuar njërit prej figurave më të
ndritura të luftës sonë për liri të Dëshmorit të Kombit, Agim Rrahim Ramadani.
Ky libër i titulluar nga autori “Agimi i Lirisë”, nuk është vetëm një botim letrar,
por një përmendore e gjallë për një jetë të shkurtër në vite, por të madhe në
vepër. Agimi ishte shembull i vizionit, i guximit dhe i sakrificës. Një bir i
Drenicës që trashëgoi gjakun e Isa Boletinit dhe që la pas një testament të
pashlyeshëm për brezat që do vijnë pas. Liria fitohet vetëm me përkushtim, me
dashuri për atdheun. E vlerësojmë shumë
autorin e librit dhe kolegun tim Vigan Berisha, i cili e ka bërë Konsullatën e Republikës së Kosovës këtu
në Zürich, edhe një hapësirë për ruajtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar.
Dëshmoret si Agim Ramadani, nuk jetojnë vetëm në libra e monumente, por ata
jetojnë në ndërgjegjen dhe krenarinë tonë të përbashkët. Detyra e jonë është ta
çmojmë më tej idealin për të cilin ai ra”.
Shkëlqimi
i sallës reflektonte respekt e falënderim ndaj personazhit të Veprës dhe
familjes së tij; ndaj autorit dhe familjarëve të tij të ardhur nga Zvicra e
Gjermania; ndaj gjithë atyre që dhanë djersë e mund për ditët e lirisë, jetën e
Kosovës shtet i pavarur. Mes tyre Dan
Morina me artin e tij komunikimi i dha shije aktivitet dhe po aq i dha shpirt
fotografi i zellshëm Afrim Nevzadi.
Referuesi
i librit, shkrimtari Musa Jupolli foli me gjuhën e personazhit të librit dhe
shprehjet e autorit dokumenteve e dorëshkrimeve të bollshme që e bëjnë librin
të pavdekshme ashtu siç është vepra e Heroit Agim (Rrahim) Ramadani.
“
Agim Ramadani, shpirt urtësie, i pathyeshëm në dashuri të Atdheut, Agimin e
gjejmë gjithandej në takim me detyrat që ia kishte parashtruar vetës. Lexojmë:
“Pas unitetit gjithë shqiptar dhe Pajtimit Kombëtar u realizuan synimet
historike të popullit. Kam pritur Fitoren e merituar e me vlerë të pashlyer në
historinë tonë: KOSOVËN REPUBLIKË, ( “Zëri i Rinisë” 17 shtator1990). Vargje:
“Me sy n’shënjestër vret barbarë; Por goditet në vijë të parë; Ra dëshmor për
ditë të bardhë” (Zenun Gjocaj, Krahët e shqipes, Prishtinë, 2012, f. 280”)
Në
promovim lavdinë e luftës heroike e solli dhe Komandant Selman Neziri: “Me
kënaqësi e me gjithë zemër përshëndes dhe i uroj mirëseardhje në mesin e
mërgimtarëve, autorin e këtij libri që
po e promovojmë sot, zotëri Bedri Tahirin.
Ky libër është një thirrje për të mos harruar kurrë si erdhi liria. Dëshmorët
si Agim Ramadani nuk janë vetëm figura historike – ata janë gur themelet e
lirisë sonë. Lexuesi kupton se liria që gëzojmë sot është ndërtuar mbi
sakrificën vetëmohuese të tyre. Përmes ditarëve, letrave dhe rrëfimeve
personale, lexuesi e sheh Agimin si njeri – me ndjenja, me ëndrra, me pasione.
Kjo e bën sakrificën e tij edhe më të prekshme dhe më të thellë. Lavdi
dëshmorëve të kombit!”
Nga
kryesia e Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë morën pjesë Musa Jupolli,
Rexhep Rifati dhe Hazir Mehmeti. Pas
aktivitetit në Frasnitë ku lidhja realizoi projektin e saj në realizimin e
statujës së At Antonio Belushit, tani ishte promovimi i librit “Agimi i Lirisë
i autorit, mikut të madh të mërgimtarëve Bedri Tahiri. Dëshira ime për të thënë disa fjalë
përshëndetëse ishte më ngacmonte. Kisha shumë për të folur për librin dhe jetën
e kaluar së bashku shumë vite në gjimnaz. Zgjodha pak fjalë: “Me autorin e
librit kaluam pjesë të jetës, kjo më nderon dhe dua ta uroj përzemërsisht të ju
përshëndes. Bedri Tahiri me penën e tij po ndërton përmendore në shkrime. Këto
janë me vlera që ua kalojnë përmendoreve tjera. Nga “Agimi i Lirisë” do lexohet
e mësohet gjeneratave se sa gjak e sakrificë duhej shekujve për lirinë e
Kosovës. Lavdi Dëshmorit, rrugë të mbarë
librit!”
Autori
i librit u prit me duartrokitje që nderojnë. Ja disa rreshta nga fjala e
autorit Bedri Tahiri:
“Të
respektuar të pranishëm! Sot po ndjehem
më i lehtësuar se kurrë, ngase m? takon t? flas? m? s? paku, sepse ato q? i kam
ditur i kam shkruar. Për librin e për mua folën ata që duhet: z. Vigan Berisha,
z. Valon Gshi, z. Musa Jupolli, z. Selami Neziri, z. Sali Sefa, sivëllai Hazir
Mehmeti.
Libri
që sot po e përurojmë, në fakt, ka disa autorë, unë jam vetëm njëri prej tyre.
Atë e shkroi në rend të parë trimi i lirisë, Agim Rrahim Ramadani, me gjakun e vet
që përherë do të reflektoi atdhedashuri! Madje edhe titulli i librit është i
vetë protagonistit! E shkruan familjarët, bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët
e tij, që me rrëfimet e tyre e plotësuan shëmbëlltyrën e protagonistit.
Pjesëmarrja
e Juaj, në rend të parë, ka nderuar gjakun e dëshmorëve që na solli Lirinë, ka
nderuar Heroin Agim Rr. Ramadanin e familjarët e Tij dhe mua autorin e librit!
Por,
mbi të gjitha keni nderuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, formacionin më të
lavdishëm e më të suksesshëm që ka krijuar populli shqiptar gjatë gjithë
historisë!
Edhe
njëherë Ju faleminderit të gjithëve e qofshi faqebardhë!. (Cyrih, 20 shtator
2025). Ishte emocionuese kur mbesa e vogël e autori, Aleja, në përqafim i dhuroi buqetë lulesh.
Në
emër të familjes përshëndeti të pranishmit vëllai i heroit, Fehmi Ramadani. Ai
shpalosi kujtime emocionuese nga jeta e Agimit derisa ra heroikisht. Në fund familja Ramadani ndau mirënjohje për
organizatorët.
Fjala
e librit u përcoll me këngë kushtuar heronjve që sollën lirinë me gjakut tyre
të derdhur. Dhe krejt në fund solistja
Fjolla Berisha e cila e mbylli programin me këngën kushtuar Adem
Jasharit e përcjellë nga publiku i ngritur në këmbë.
Nikoqiri
shtroi koktej rasti për pjesëmarrësit.
Faleminderit Vigan Berisha dhe stafi i ambasadës! Rrugë të mbarë librit!
Faleminderit
Bedri Tahiri! Të presim sërish në mesin tonë.