Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Takim me arkitektin Flamur Doli
E marte, 26.11.2024, 07:50 PM
TAKIM ME ARKITEKTIN FLAMUR DOLI
Prof.
Dr. Flamur Doli: Kullat shqiptare, simboli i veçantë i banimit dhe mbrojtës.
Rindërtimi i tyre, bashkim shpirtëror gjeneratave në mbëltimin e dashurisë dhe
respektit ndaj të kaluarës sonë.
Arkitektura shqiptare vlerë botëror e stilit të veçantë .
... ndër të parët studiues në arkitekturën
tradicionale shqiptare shekujve
Nga
Hazir Mehmeti, Vjenë
Nga miku im,
Bedrit Tahiri mësova se, interesimi im për rindërtimin e kullës së stërgjyshit
do pasurohej me takimin e profesionistëve arkitekt me përvojë në Kosovë. Ai si
veprimtar i dalluar në realizimin e disa projekteve në ndërtimin e disa monumenteve
historike të shkatërruara nga barbaria pushtuese, më sugjeroj të njihesha me profesor
Flamur Dolin, të cilin ai e njihte prej shumë vitesh. Kontaktet
rrodhen përmes postës elektronike dhe u pëlqyem të takohemi të tretë në
kryeqytet. Ishte kënaqësi njohja me njeriun e sinqertë dhe vlerësues në çdo gjë
pozitive tek të tjerët edhe të mikut tim i cili ishte nyja e takimit tonë. Prof. Flamurin e njohin të gjithë ata që
ndërtuan dhe ndërtojnë shtëpi shqiptare nga gurët e gdhendur me aq mjeshtëri
shekujve. Dhe, derisa ne prisnim të porositnim kafe, para derës së qelqtë të
restorantit u pa njeriu me çantën e një arkitekti varur në krah dhe syze që
shkëlqenin nga larg.
Kafet i porositëm së bashku të
tretë, duke shtuar këtu shishe uji rugove në freskimin tonë mesdite nga rruga
që kishim bërë nga fshati rrëzë bjeshke deri këtu në zemër të Prishtinës.
Më vjen mirë që po ju takoj, - i
them, duke e falënderuar mikun tim dhe të profesorit, për kujdesin e tij në
njohjen tonë. Kam lexuar për ju në
shtypin elektronik, më vjen mirë për kontributin tuaj në historinë e
arkitekturës kombëtare. Kjo më bënë të lumtur tani kur shumica e objekteve me
vlera historike të shkatërruara nga barbaria pushtuese, kanë mundësi meremetim
apo rindërtimi. Armiku e deshi shkatërrimin e gjurmëve tona shekullore, e
dëshironte vrasjen e kujtesës sonë kombëtare.
Kësaj i ndihmoj edhe pakujdesia jonë, injoranca e jonë në pakujdesi ndaj
ndërtimeve tona shekullore, - them duke dashur ta zgjeroj pak bisedën tonë dhe
të hap rrugë qëllimit të takimit tonë.
Të dy miqtë miratuan mendimin tim që dëgjuan. Unë do ta plotësoja këtë me argumentet e
mia, - e vazhdoi arkitekti dhe nga çanta e tij i vogël, një çantë fletësh dhe
lapsash forma të ndryshme e cila nuk lente të kuptohej se brenda ka gjëra
tjera. E hapi çantën dhe nxori librin e tij
në anglisht, e vuri mbi tavolinën e vogël mes filxhanëve të kafeve. Libri shkëlqente me ballinën e saj stolisur
nga figura artistike kulti të gdhendura me kujdes shekujve nga dora e mjeshtrit
të popullit; diellori, gjarpri, shqiponja, kryq e figura gjeometrike të lashta,
shumë të lashta shekujve që flasin e porosisin kohëve. Në brendësinë time shpirtërore u zgjua malli
për kullën time ku linda dhe u rrita, ringjallën figurat e gdhendura në gurët e
oxhakut me gjithë misterin e tyre ushqyes të fantazisë sime fëmijërore derisa
mbyllja qepallat para gjumit. Deshifrimi i tyre ishte një ëndërr e fshehur
thellë në heshtjen dhe madhështinë e kullës ku fshihej kodi i mistershëm
deshifrues i jetës sonë. Njëkohësisht, u zgjua dëshira që bota të di e të
kuptoj sa më shumë për ne, arkitekturën tonë, njerëzit e zgjuar mjeshtër të
përsosur, artistë të gdhendjes në gurë që flasin. “Ky libër do duhej të ishte
në Bibliotekën Nacionale të Austrisë, aty ku unë e kaloj kohë leximi”. E mora librin e rëndë, e shfletova shkurtas
nga kureshtja e cila më gërryente.
Sërish e lash
librin dhe u ktheva në bisedë. Arkitekti foli me respekt nga përvoja e tij
në projekte të shumta rindërtimi e ndërtimin e kullave sipas lapsit të tij të
zgjuar. Foli mbi konferencat shkencore, kongreset, ekspozitat, projektet,
ligjëratat e shumë tema tjera nga jeta e tij.
Ne dëgjonim gojëhapur ato që kurrë nuk i kishim ditur nga lëmi i
arkitekturës shqiptare për të cilën profesori kishte dhënë shumë në njohjen e
tyre konferencave shkencore gjithandej kontinentit. Kuvendimit tonë iu bashkëngjit edhe Profesori i nderuar
Isak Shema.
Kulla
Qëllimi i takimit
ishte kulla. Porosia e gjyshit ishte shkruar mureve të gurta të kullës ku unë
linda, u rrita dhe u burrërova. Nami i saj na përcolli deri në vitet tetëdhjeta
kur mbarova normalen dhe nisa studimet, atëherë ku kulla u rrënua. Ishte kohë e mbijetesës sonë në robëri dhe
çdo nismë për rindërtim ishte e pamundur, por amaneti i saj nuk harrohej, ishte
shekullor. “Kurdo që mundeni, kushdo nga ju që vini gjakut tonë, do ta keni
bekimin tonë në ruajtjen dhe mbrojtjen e kullës, amanet shekujve”. Këto porosi rrodhen gjeneratave, trualli i
kullës po ringjallej në liri me ndërtime e rindërtime fuqishëm. Në ëndërr shihja shpesh gurët e oxhakut, simbolet
e tij, xhezvja sipër ballinës kurse lart
dyfeku varur në mur bashkë me lahutën.
Pasi kisha kuvenduar gjerësisht me stërgjyshin, Lam Beçiqin, dhe Vlorën time në
qiell, u zgjova me betimin e ri. Kulla do të ndërtohet, - thash. Dy ditë më pas e takova sërish Vlorën me
flokët e prera dhe çuditërisht, nuk i
dukej fytyra. Dëgjova zërin e ëmbël nën tingujt e bareshës: Unë do kthehem
sërish aty pranë vatrës. Oh, sa e desha truallin ku linda! Ika, më presin engjëjt.
Ndërto... .to..” U zgjova me duar të
zgjatura të kapja rrezet e agimit, por mbeta i shtangur nga fjalët dhe pamja e
përjetuar e cila nuk më shqitet nga retina as sot. Këto desha t’ia përcillja arkitektit, por u
lidh fjala ne fyt. “Amaneti nuk tregohet, ai vetëm mbahet”, kisha lexuar ku ta
di në cilin libër.
Bedriu i zgjuar, e
kuptoj nyjën e fjalëve para zërit dhe vazhdoi bisedën rreth ndërtimeve të
kullave në Galicë e Prekaz derisa e gjeti lidhjen e bisedës për çka ishim
takuar së bashku. Arkitekti dëgjonte kureshtar.
Unë ia përcolla në detaje historinë e kullës dhe emrin e saj “Kulla e
Lam Beçiqit”. Ai mbeti i ngazëllyer nga historia e Kullës dhe luftërave të
banorëve të saj për mbijetesë.
Arkitekti e
plotësoi bisedën me miratimin e tij se Kulla duhet ndërtuar, tani kur mundësitë
janë në liri për të cilën kulla ishte vend qëndrese e shumë heroinave dhe
heronjve që nuk harrohen. Kullat u kallën
dhe u dëmtuan luftërave por sërish u ndërtuan gjeneratave. Një histori e
dhembshme por e lavdishme ashtu siç ishte historia jonë. Ato me arkitekturë e stil të veçantë, janë vlerë
botëror, janë simboli ynë i qëndresës. Ndërtimi dhe rindërtimi bënë lidhjen shpirtërore
gjeneratave drejtë mbëltimin të dashurisë,
të respektit ndaj të kaluarës sonë.
Librin në anglisht
“Vernacular architecure of Kosovo” e shtrëngova nën sqetull deri në Vjenën e
njohur me muzetë dhe bibliotekën Kombëtare në gjithë botën. Me padurim pritja
momentin e dhurimit në sportelin e Prunk Sallës, me histori mbi tre shekuj dhe
me madhështinë e saj e para në glob. U
ndjeva i lumtur kur zyrtarja e shfletoi dhe miratoi duke e pranuar librin me
jetën e kullave shqiptare. E doja aty dhe kullën e stërgjyshit tim Lam Beçiqit,
me histori tre shekullore. “Rruga e
mbarë kullat e mia shihemi pas një jave”- thash duke u larguar mes vizitorëve
të shumtë me një krenari të rifreskuar.
Biografi..
Flamur Doli (1951), Inxhinier i arkitekturës Flamur Doli u lind
në Mitrovicë. Shkollimin fillestar dhe të mesëm e mbaron në qytetin e lindjes.
Studime e larta për arkitekturë i mbaron
në UN e Shkupit. Doktoratën e mbron në UN e Prishtinës me temën: “Arkitektura
vërna kularë e Kosovës”. Ishte ligjërues i disa lëndëve në UN e Prishtinës deri
në pension, mes tyre “Banimi tradicional në Kosovë” si themelues i saj si lëndë mësimore.
Ka botuar disa monografi ndër të
parat në Kosovë nga fusha e arkitekturës popullore të botuara në gjuhën shqipe.
Disa prej tyre në gjuhën angleze.
...botime:
“Shkolla kosovare e mjeshtrit popullor shqiptar” (1993), “Të krijuarit dhe
arkitektura” (1997), “Arkitektura tradicionale - popullore e Kosovës.
Traditional popular architecture of Kosova” – shqip / anglisht) dhe “Arkitektura
vernakulare e Kosovës”. Këto monografi studimore paraqesin një kontribut
thelbësor plotësisht origjinal dhe me vlerë për kulturën materiale shqiptare.
Prof. Dr. Flamur Doli marri pjesë me botime e tija shkencore në shumë konferenca kombëtare e
ndërkombëtare: Kosovë, Slloveni, Itali, Japoni Slloveni, Kanadë, Austri etj.
Flamur Doli është autor i ekspozitave
shkencore kombëtare e ndërkombëtare nga lëmi i arkitekturës popullore të
Kosovës, në: Kosovë, Gjermani, Turqi etj.
Nga përvoja profesionale e autorit duhet veçuar hartimin e projekteve kryesore
për restaurimin rindërtues dhe ri jetësimin e këtyre objekteve të realizuara:
Mitrovicë (1989), të kullave të tipit të Rrafshit të dukagjinit në Junik,
Prekaz, Mitrovicë, shtëpisë tradicionale për banim në Pejë. Është anëtar i
asociacionit ndërkombëtar: “International Society for Geometry and Graphics” (ISGG)
dhe anëtar nderi i: Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. Aktualisht jeton në
Prishtinë dhe është mësimdhënës dhe prodekan në Departamentin e Arkitekturës të
Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë.
Për tre mandate ishte Prodekan për mësim, si dhe për shumë mandate shef i
Katedrës.
Vepra e Prof. Dr. Flamur Dolit është me vlera kombëtare e ndërkombëtare në
historinë e arkitekturës.