Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Vinçenc Prennushi, njeriu i vlerave kombëtare
E diele, 23.03.2025, 06:58 PM
VINÇENC PRENNUSHI, NJERIU I VLERAVE KOMBËTARE
“Martir
i Demokracisë”
“Austria
e bazonte politikën e saj mbi shqiptarët nacionalistë dhe ngarkonte me punët e
Shqipërisë ata njerëz që e dinin shqipen më mirë se çdo arnaut.”
Fan Stilian Noli
Nga
Hazir Mehmeti, Vjenë
Në
historinë tonë shekujve Austria u dallua si përkrahëse e kombit shqiptar krahas
fushës politike, ekonomike dhe në fushën
e arsimit e kulturës. Nisur nga kjo
mbështetje, Austria u bë vendi ku u
shkolluan shumë figura të njohura kombëtare dhe akoma sot e kësaj dite
shkollohen në Universitetet e Vjenës, Grazit, Insbrukut, Linzit, Klagenfurtit,
Kremsit e qytete tjera të Austrisë me mijëra shqiptarë Në këtë vështrim të shkurtër do ndalemi tek
figura e njohur historike, tek Martiri i Demokracisë, Vinçenc Pennushi i cili
jetoj nga viti 1885 gjerë në vitin 1949.
Vinçenc
Prennushi u lind në Shkodër, ishte folklorist, poet, publicist, përkthyes,
klerik dhe shenjtor shqiptar. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe i vazhdoi
në seminarin e Troshanit, Pjesërisht shkollën e mesme e mbaroi në Troshan, viti
1903, kur edhe dërgohet për studime në teologji e filozofi, e përfundon në
Tirol të Austrisë. Qe në vitin 1904 fillon të shkruan pjesën letrare “Rrënimet
e Jerusalemit”, kurse vepra letrare me karakter fetar shkruan katër vite më vonë (1918) me titull “Fjala e Zotit” dhe në vargje
përmbledhjen “Grueja shqyptare”, e para vepër letrare e tij e botuar në
shtypshkronjën françeskane dhe “Vorri i
fratit”. Në këtë vit ai merr drejtimin e
revistës “Zani i Shna Ndout” paralelisht ai drejton edhe revistën e mirënjohur
“Hylli i Dritës”. Ishte bashkëpunëtor i gazetave “Posta e Shqypnisë” dhe “Ora e
Maleve”.
Ishte
poet i shquar, ishte publicist i veçantë dhe orator i shkathtë. Në vlugun e aktiviteteve, në vitin 1917,
bëhet anëtar i “Komisisë Letrare Shqipe”
në Shkodër ku u përcaktuan rregullat e para të drejtshkrimit shqip, u bë një
ndër themeluesit e bashkëpunëtorët e grupit më të rëndësishëm të Opozitës Shqiptare,
që në vitin 1923–24 formuan edhe revistën e njohur “Ora e Maleve”. Aty botuan penat më të
njohura të kohës, mes tyre edhe Vinçenc Prenushi, njëri nga më të rëndësishmit.
I magjepsur nga folklori i Shqipërisë së veriut, mblodhi këngë popullore nga
kjo trevë e lashtë shqiptare.
Në
vitin 1911 në Sarajevë me ndihmën e arkeologut dhe historianit austriak me
origjinë çeke, Carl Patsch boton
“Visaret e Kombit, Kangë gegnishte”. Këngë folklorike të mbledhura dhe
renditura prej tij. Në Shkodër shfaqi dramën “E tradhtuemja”, nga
Rolado të cilën e përshtati në shqip,
pastaj boton dramën me pesë akte “Prej robnije në liri”.Vinçenc Prenushi, nga
studiuesi ynë i njohur,Eqrem Çabej,
quhet "Poet i qytetit të Shkodrës", me përmbledhjen e tij të njohur poetike:
“Gjeth’ e Lule”, një përmbledhje e bukur
dhe përmbajtjesore. Më 1939 boton poezitë “Kuq e Zi” dhe “Ushtari i vogël” i
përzgjidhet në një antologji arsimore për shkollën e mesme. Botoi përkthimin
“Fabiola, a kisha nën dhe e mî dhe” të Kardinalit Viseman. Përktheu gjithashtu
Danten dhe sociologun Weber. Në vitin 1933, përktheu e botoi romanin “Quo
Vadis” të Sienkievicz. Në vitin 1939, përktheu dhe botoi romanin e Silvio
Pelico-s “Burgjet e mia”.
Disa
vargje nga poezia e tij Gruaja shqiptare.
VINÇENC PRENNUSHI
Gruaja shqiptare
Ju
qi kjani n’ dekë t’ njij djalit,
E,
permysë mi ket bujare,
N’
te nderoni bin shqyptare;
E
tuj puthë e mall e vajë
Njat
flamur, qi dora e sajë
Diejti
aq bukur me qindisë,
Pse
dashtnija e kisht’ molisë;
Lidhniu
tok: Per herë dashtnija
Per
vend t’ uej t’ u jet stolija;
...
Ngjyra
e sajë, njomsi prendvere,
Përtrin
viset e Shqipnis;
Vinçenc
Prenushi ishte shumë i frytshëm në veprimtarinë e tij letrare e artistike, mes
tjerash ishte edhe drejtor i suksesshëm i kolegjit françeskan ku ishte edhe
profesor, drejtor i shtypshkronjës françeskane dhe Guardian i Kuvendit
Françeskan, pastaj Provincial i françeskanëve.
Më
14 Mars 1914, kur në kalanë e Shkodrës u ngrit nën brohoritjen e mbarë popullit
të Shkodrës flamuri kombëtar, ku At Vinçenc Prenushi do mbante fjalimin e tij.
Më
19 Mars 1936 Selia e Shenjtë e emëroi peshkop të Sapës, detyrë të cilën e
mbajti deri në vitin 1940, kur u emërua kryepeshkop metropolitan i Dioqezës së
Durrësit, duke pasur nën administrim kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Mbas
vdekjes së Imzot Gaspër Thaçit, në Shkodër, më 26 Maj 1946, dhe arrestimit të
Don Mikel Koliqit, famullitar i Shkodrës, Imzot Vinçenc Prennushi u ngarkua me
detyrën e Primatit Katolik të Shqipërisë.
Më
19 maj 1947 Imzot Prennushi u arrestua dhe filloi t’i nënshtrohej një kalvari
vuajtjesh fizike e psikologjike, të krijuar nga regjimi komunist shqiptar. Më
18 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Durrësit, e përbërë nga kryetari, major
Gjon Banushi, anëtarë, major Xhule Çiraku, kapiten Halim Ramohito dhe prokuror,
kapiten Petrit Hakani, hapën gjyqin kundër tij. Vendimi i Gjykatës së Durrësit
u përcoll për shqyrtim në Gjykatën e Lartë të Tiranës, bashkë me një relacion
të prokurorit të Durrësit, i quajtur Sotir Qiriaqi (data 1 dhjetor 1947).
Gjykata e Lartë Ushtarake Tiranë, e përbërë nga kryetar, major Niko Çeta,
anëtarë, kapiten Nexhat Hyseni, kapiten II Mustafa Iljazi dhe sekretar aspirant
Thoma Rino, më 23 shkurt 1948, mbasi shqyrtoi çështjen e të pandehurve “refuzon
kërkesën e tyre”. Me zemër të sëmurë Monsinjor Prenushi vdiq nga tortura
çnjerëzore në burgun e Durrësit. Pas rënies së diktaturës shpallët “Martir i
Demokracisë”, në vitin 1993. Në
përkujdesje ndaj figurave me vlera kombëtare, Muzeu Historik Kombëtar e përkujtoj
Vinçenc Prennushin dhe veprën e tij.
Historia
tragjike e shumë intelektualëve në komunizëm duhet ndriçuar akoma, një detyrim
gjeneratave që vijnë.