Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Mirënjohje frymëzuese
E merkure, 15.05.2024, 08:30 PM
MIRËNJOHJE FRAMËZUESE
Botime në Austri (2)
Abetarja që shkruan histori suksesi
Nga
Hazir MEHMETI, Vjenë
Mirënjohje nga Qendra e Studimeve në Kalabri. Tani e njëmbëdhjetë vjet
A-B-C – Fibel, Abetarja e parë në Austri, e financuar dhe botuar nën
përkujdesjen e Ministrisë së Arsimit të Austrisë. Tekst i standardeve të larta
metodike për fillestarë. .
Vlerësimi i punës
sime, autor i abetares, erdhi nga Qendra e Studimeve dhe Kërkimeve të Kulturës
Arbëreshe “Gjergj Kastrioti Skënderbeg” dhe Bibliotekës Internacionale
“A.Bellusci” në Frasnitë (Frasnito) Kalabri e nënshkruar nga Drejtori i
Përgjithshëm Prof.Dr.Antonio Bellusci, Drejtuesja e Qendrës, Dr. Ornela Radovcka
dhe Drejtori i Bibliotekës, AVV. Tommaso Bellusci. Vite më parë në disa biblioteka qytetesh dhe
shkolla dhurova libra, mes tyre dhe Abetaren. Ishte njëra nga format e
afirmimit të mësimit shqip në diasporë. Në Kalabri dhurova Së fundi në Institutin e
Studimeve Albanologjike në Kozenca, në shkolla e biblioteka në katundet
arbëreshe. Kudo u prit mirë dhe zgjoi kureshtjen me strukturën e saj të nivelit
bashkëkohor metodik e didaktik.
Është viti i njëmbëdhjetë kur A-B-C Fobel-Abetare, është pjesë e katalogut
shkollor në Austri dhe porositet në shumë vende të botës ku ka mërgimtarë
shqiptarë. Puna e thjeshtë me tekstin
ua mundëson zhvillimin e shkronjave edhe atyre prindërve të cilët nuk kanë
mundësi dërgimi të fëmijëve në shkollë.
Mirënjohjet
ndaj punës sime nga Qendra e Studimeve
dhe Kërkimeve të Kulturës Arbëreshe “Gjergj Kastrioti Skënderbeg” dhe
Bibliotekës Internacionale “A.Bellusci” në Frasnitë (Frasnito) Kalabri, janë kënaqësi
shpirtërore, janë forcë e detyrim.
Ndarja e saj nga Prof.Dr. Antonio Belushi, është e shenjtë për mua,
gruan time Nexhmijen dhe familjen time. “Nga e merrni atë forcë për gjithë ato
libra” – ishte pyetja e shoqëruar me përqafim vëllazëror që s’harrohet.
Sipas shënimeve
nga botuesi Weber E Verlag, këtë vit shpërndarja e abetares u dyfishua
krahasuar me vitet e më parme. Shfrytëzimi i saj në tërë globin për mësimin
fillestar tregon për përparësitë e tekstit i cili po shkruan histori mësimi.
Nisur nga shumë kërkesa të mësuesve në diasporë për Abetaren, po japim pak
informata: Teksti –A-B-C Fiberl (Abtare) porositet dhe paguhet O-line nga të
gjitha vendet ku ka mësim shqip: Weber E.Verlag, Tekste dërgohet menjëherë sapo
të arrin pagesa. Aktualisht, është teksti më adekuat për alfabetim në diasporë,
dhe në alfabetimin dygjuhësor.
Vlerat praktike të
një teksti mësimor i cakton vet nevoja e punës në klasë për te në zbatimin e
metodologjisë së kohës në mësimdhënie dhe mësim nxënie. Një tekst i tillë e
ofron tani e njëmbëdhjetë vjet Ministria e Mësimit të Austrisë përmes katalogut
të Teksteve Mësimore për mësimin e gjuhës amtare dhe botuesi i njohur
austriak Veber Verlag. Ky tekst i
financuar nga Ministria e Mësimit të Austrisë, A-B-C Fibel (Abetare), u hartua
sipas standardeve të kohës për hartimin dhe botimin e teksteve mësimore krahas
abetareve në gjuhën turke dhe kroate si pjesë e projektit Alfabetizimi në vitin
2010. Abetarja u prezantua në dhjetëra seminare në Austri, Gjermani, Zvicër,
Suedi. Danimarkë, Kosovë, Shqipëri, Ulqin, Athinë... Vlerësime dhanë metodistë
e pedagog nga disa gjuhë. Mes tyre Dr.Dr. Musa Kraja, “Një abetare e shkëlqyer
në praktikën mësimore. Do ta fus në tekstet me vlera metodike e didakt
Struktura hartuese, tipi i shkrimit, renditja e fjalive, figurat, hapësira
argëtuese, hapësira e leximit dhe shkrimit e bëjnë këtë tekst të përshtatshëm
për mësimin drejtë të shkronjave shqipe, leximin dhe shkrimin e fjalëve e
fjalive. E veçanta specifike e këtij teksti janë figurat e shumta dhe kualiteti
i tyre i përshtatshëm për moshën psikologjike e shoqërore të fëmijës së klasës
së parë. Ky element e bënë të domosdoshëm për lidhen me alfabetimin në gjuhën e
shkollës krahas atij në gjuhën shqipe.
Të gjitha
standardet që i duhen një teksti u përcollën nga metodistë, pedagog e psikolog
eminent duke e dhënë notën e lartë vlerësues dhe vizën për botimin e Abetares. Libri
u prezantua në disa seminare si pjesë projekteve nga Ministria e Mësimit në
Austri dhe seminaret në katalogët e shumtë duke informuar mësuesit e shkollave
në Austri.
Metodika
Në Evropë akoma
asnjë shtet nuk ka botuar dhe përdorur abetare në shqip e hartuar nga një
mësues në procesin mësimor austriak. Me
disa elemente Abetarja në shqip vlerësohet si më e arrirë. Elementi dallues
është shumë figura dhe thesari i fjalëve. Nisur nga kjo, ky tekst është i
përshtatshëm në alfabetizimin dygjuhësor, paralel me gjuhën e shkollës.
(Vlerësim nga albanologu dhe metodiku i njohur në hapësirat gjermano folëse,
Prof.Dr.Dr.Basil Schader, (Zürich).
Secila shkronjë ka
tri faqe, faqja e parë kryesisht teknika e të shkruarit, pra ku fillon dhe
mbaron shkrimi, tërheqje në hijezime, shkrimi i lirë në hapësirën përkatës.
Faqja e dytë figura ku shkronja përkatëse është pjesë e secilës prej tyre,
shqiptimi dhe caktimi i pozitës, ku shqiptohet shkronja: në fillim, mes dhe
mbarim të fjalës, pastaj leximi vertikal si element i ri në abetaret në gjuhën
shqipe.
Madhësia e figurave, renditja e tyre, ngjyrat dhe hapësira për shkrim gjatë
mes nxënies janë sipas formave metodike e pedagogjike psikologjike në përputhje
me moshën e nxënësve. Kjo e bënë tekstin tërheqës në mësim nxënie dhe
mësimdhënie. Në çdo shkronjë gjejmë gërshetimin metodik të elementit të
perceptimit, shkrimit, shprehjes, shqiptimit, ngjyrosjes, leximit dhe lojës apo
pjesa argëtuese. Është hera e parë mundësia e leximit vertikalisht nga
shkronja, rrokja deri te fjala e plotë e cila në shumicën e rasteve shoqërohet
me figurën përkatëse. Ky element është i ri edhe në krahasim me Fibel në
gjermanisht, turqisht dhe BKS në Austri. Nga praktika, këtë e dëshiron nxënësi,
pasi e lehtësoni bashkimin e shkronjave në rrokje dhe rrokjet në fjalë.
Udhëzimet elementare për formën e punës, mësuesi i gjen në fund të secilës
faqe. Shkronjat e alfabetit janë të shkruara vertikalisht në çdo shkronjë, ku
shkronja e mësuar është e ngjyrosur në rendin alfabetik. Ata që punojnë
paralelisht me mësuesen e klasës (gjuhën e shkollës) kanë shumë lehtë të bëjnë
lidhjen e harmonizimin mes dy gjuhëve. Teknika e shkrimit është e njëjtë dhe
kjo e shton ndihmën e ndërsjellë në shtimin e thesarit gjuhësor.
Tipi i shkrimit
është i ri, nga tipat e shkrimit, Schulschrift (Shkrimi shkollor) tani me të
cilin botohen tekstet e ciklit të ulët në Austri. Ky tip shkrimi është i
thjesht dhe i kapshëm nga nxënësi. Shkronjat dallohen qartë njëra nga tjetra e
jo sikurse deri tani tek tipat klasike të shkrimit ku ngatërrohen bie fjala i
(I i) me l (L l) apo edhe ndonjë shkronjë tjetër ku nxënësi e humbiste sigurinë
e tij në perceptimin figurativ e fonetik. Çdo shkronjë zë tri faqe.
Faqja e parë fillon me shkronjën e shoqëruar me figurën
emri i së cilës fillon me shkronjën përkatëse. Është marr parasysh që figura të
ketë emër që mund të lidhet me gjuhën e shkollës. ( psh. Brot - buka ). Teknika
e të shkruari është e paraqitur me shigjeta të vogla dhe me numrave nga fillimi
deri tek hapi i fundit i shkrimit sipas rregullave të shkrimit që zbatohen në
gjuhën gjermane. Kjo e lehtëson ushtrimin e të shkruari në të dy alfabetet.
Shkronja do shkruhet, po ashtu me 3-4 ngjyra pasi nxënësi e ka shkruar me laps.
Kjo do e krijoj një kolorit të bukur tërheqës dhe do ta ushtroj tekniken e
shkrimit. Tërheqja me laps në shkronjat e shkruara me ngjyrë e ndihmon shumë
anën teknik dhe sigurinë e vetëbesimin e nxënësit. Kjo do pasohet me shkrimin e
lirë të shkronjave duke e mbushur hapësirën e mbetur në rresht. Rreshtat që
pasojnë, fjalitë, lexohen dhe pastaj mund të përshkruhen në hapësirën që pason.
Në faqen e parë të çdo shkronje, anash, është i dhënë alfabeti sipas rregullit
të shqipes. Kreativiteti në mësimdhënie vjen në shprehje edhe këtu, ku,
mësuesja do bisedon duke krahasuar pozitën e shkronjës në alfabetin shqip, duke
dalluar shkronjat qëka mësuar deri tani, krahasim me shkronjat në gjuhën e
shkollës etj.
Faqja e dytë e pasur me figura e numri i të cilave përmban shkronjën e mësuar. Mësuesi
e thotë emrin e figurë qartë duke dëgjuar vendin se ku gjendet tingulli i cili
i përgjigjet shkronjës. Gjendet në fillim, në mes apo në fund. Në rrathët
përkatës do shënohet me një plus apo shenjë tjetër pozita e tingullit të
dëgjuar. Tingulli shënohet aq herë sa dëgjohet. Kjo formë e perceptimit të
tingullit ka disa përparësi në të mësuarit e shkronjës dhe emrit të figurës.
Emrat e figurave, preferohen të thuhen edhe në gjuhën e shkollës. Kjo do e
lehtëson shumë alfabetimin paralel në të dy gjuhët. Sipas ekspertëve eminent
austriak (albanolog), që e kanë redaktuar Abetaren A-B-C (Gutbeachter), këtu
shihet vlera aktuale e saj si thesar e pasur figurash e fjalësh. Këto figura mund
të kopjohen nga mësuesja, prehen, folizohen e pastaj të prehen. Me to në rreth
nxënësish mund ta fillohet ora mësimore duke biseduar rreth emrit, me cilën
shkronjë fillon figura etj. Pastaj kalon në punën me tekstin. (Edhe një element
i ri bashkëkohor i Abetares).
Faqja e tretë është e pasur me fjali të cilat do lexohen dhe përshkruhen nga nxënësit.
Disa fjalë janë të shkruara vertikalisht duke filluar me shkronjën e parë.
Shumica e këtyre fjalëve, emrave, janë të shoqëruar me figurën përkatëse sipër,
një element i ri në Abetaren në gjuhën shqipe. Kjo e lehtëson njohjen,
perceptimin e figurës dhe emrin e saj, shkronjave në fjalë dhe pozitën e tyre.
Kjo metodë e ushtron me sukses lidhjen e shkronjave në rrokje, rrokjeve në
fjalë. Ky lexim aplikohet me sukses në gjuhën gjermane vite me radhë. Në mbarim
është dhënë pjesa ku nxënësi sadopak do pushoj duke zgjedhur një enigmë,
ngjyrosje apo lojë me temë përkatëse.
Teksti mundëson
shprehjen kreative të mësueses/it gjithanshëm. Pjesa shtesë e të ushtruarit
mund të plotësohet nga literatura përcjellëse që do përgatitet më parë. Në
Austri është botuar edhe “Tekst ushtrimi 1” me fletë ushtrimi për secilën
shkronjë. Ky tekst është i ngjashëm me tekstet ushtrimore në gjuhën turke dhe
në gjuhën boshnjake, kroate, serbe (BKS). Mësuesit/et tani kanë mundësi më të
madhe zgjedhje të materialeve mësimor krahasuar me të kaluarën. Ne akoma jemi
larg në literaturën shkollore krahasuar me gjuhët tjera në Evropë. Aktiviteti i
mësuesve/eve, kreativiteti i tyre do e ndihmon shumë afirmimin e mësimit shqip
krahas gjuhëve tjera.
Si ilustrim do
paraqesim tri faqe të një shkronje /Dh/dh/, sa për ta parë mundësinë që ofron
hapësira brenda tekstit. Teksti mundëson në shprehjen e kreativitetit
metodologjik të mësuesit.