Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: 'Pranvera Vjeneze 2023' - aktivitet letrar shënjes
E merkure, 26.04.2023, 07:57 PM
“PRANVERA VJENEZE 2023” – AKTIVITET LETRAR SHËNJUES
Dhjetë vjet jetë e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe
Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë
“Njeriu
është i lirë vetëm atëherë kur i shërben së vërtetës.” (Sami Frashëri)
Nga
Hazir MEHMETI, Vjenë
Vjenë.
24 prill 2023. Në rrethanat pas pandemisë, Vjena u zgjodh vendi ku do mbahet
ora letrare tradicionale nga Lidhja e Krijuesve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë në
Mërgatë. Të ftuar të veçantë janë: Prof.Dr. Isak Shema, Dr.Ornela Radovicka,
Vlbona Naku, Rexhep Rifati, Leon Lekaj etj.
Ora letrare ka karakter njohje mes krijuesve dhe vendeve historike
vjeneze me rëndësi për shqiptarët që lidhën me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun
dhe Karl Riter Gegen. Do kemi prezantim dhe lexim nga shumë autore e
autorë. Janë paraqitur për pjesëmarrje
krijues nga disa vende. Pritet të jenë edhe përfaqësuesit e Ambasadave tona në
Vjenë në seancën solemne të hapjes.
Lidhja
e Krijuesve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë në Mërgatë u themelua para dhjetë
vjetëve falë aktivitetit të krijuesve shqiptarë nga Gjermania, Austria, Zvicra,
Suedia, Norvegjia, Italia, Britania, Belgjika, SHBA etj. Ky aktivitet themelues u mbështet nga
Ministria e Diasporës ku ishte i pranishëm edhe Ministri i saj, Ibrahim Makolli
me fjalën e tij. Të pranishëm ishin:
Adem Demaqi, Flora Brovina, Zejnepe Alili dhe veprimtarë e aktivistë nga shumë
qytete të Gjermanisë. Kuvendi zgjodhi
kryesinë e Lidhjes... me kryetar poetin Hasan Qyqalla. Pas dy mandateve kryesues i kryesisë u
zgjodh poeti nga Parisi, Musa Jupolli.
Pandemia dhe rrethanat kohore e ulën mundësinë e takimeve letrare për
disa vite.
Lidhja
fton të gjithë të interesuarit në orën letrare e cila do mbahet me 30 prill
2023, nga ora 10:30 – 14:00 në Europahaus, Rruga: Linzer Str. 429, 1140
Wien. Priten të marrin pjesë shoqatat
kulturore artistike të cilat pasurojnë koloritin me kostumet e flamuj kombëtar.
Në këto aktivitete tradicionale i preferuar, simbolikisht, është plisi
shqiptar.
Rreshta rikujtimi....
Rrethanat
e reja drejt progresit në vendlindje krijuan hapësirë tani për shqetësime
tjera, mes tyre edhe forma e organizimit dhe veprimit të krijuesve në mërgatë.
Fatbardhësisht krijuesit tanë në vendet jashtë atdheut janë të shumtë dhe
paraqesin vlera prezantuese para të tjerëve krahas kombeve tjera. Nuk është e
sotme fuqia e fjalës artistike, dhe jo vetëm artistike, në shërbim të atdheut.
U fillua shekuj më parë, kulmor ishin Rilindësit e mëdhenj të cilët e krijuan
bërthamën kombëtare e shtetërore me pendën e tyre në zemër të shqiptarëve të
etur për liri. Nga kjo lindi alfabeti si elementi themelor i kombit e shtetit.
Tani në rrethana të reja në mërgatë, ku teknologjia e bëri botën e vogël,
mundësitë afirmative të vlerave janë shumë herë më të fuqishme. Kjo kërkon
organizim përkatës si formë efikase në lidhjet dhe njohjet reciproke mes
individëve, shoqatave e lidhje shoqatash të krijuesve anë e kënd globit. Njohja
me njëri tjetrin, ndihma e ndërsjellë, informatat e mundësive të ofertave të
përbashkëta, është hapi i parë drejtë lidhjeve me të tjerët. Ne si popull i
lashtë, me një histori e kulturë shekullore kemi çka të ofrojmë me krenari
krahas të tjerëve. Nga historia e kultura jonë, e njeriut tonë, u grabitën pa
mëshirë nga popujt për rreth, të cilët e mohojnë kombin shqiptar. Këtu ne duhet
të bashkojmë forcat në hulumtime shkencore në gjithë globin që ta shpalosim të
vërtetën shekullore të historisë e kulturës kombëtare.
Në
këtë rrugë, si një yll shkëlqen Prof.Arif Mati (Aref
Matheus), nga Parisi, i cili shkriu vetën në arkivat e bibliotekat
botërore, dha çdo gjë në luftën për të vërtetën mbi shqiptarët, ilirët e
pellazgët përballë vërsuljeve barbare agresive në Gadishullin Ilirik. Është ky
një shembull i veprimit individual, të vetmuar dhe shumë të tjerë që presin
hapjen e rrugëve për lehtësira në ofertat shkencore, të botimeve, promovimeve
etj. Nisur nga kjo Koblenzi në Gjermaninë e begatë, do jetë një dritare e re në
ndriçimin e hapave tanë në krijimtarinë artistike, hulumtuese shkencore, një trasim
për gjeneratat e reja drejtë prosperitetit kombëtar.
Koblenzi
ka edhe një simbolikë madhore, Simbolin e Rezistencës Kombëtare, me fjalë e
porosi. Vlera e tyre do shtohet në çdo minutë, dhe nesër nuk do ketë kandar që
t’i peshon. Dhe çuditërisht, Qëndresa Femërore e Kombit Shqiptar, po aty, me
fjalë e porosi. Porosi e dyfishtë, kombi dhe emancipimi i tij. Dhe
tani vetëtimë rrjedh kujtimi në malet shqiptare ku shkëlqeu plisi i
Nusës së Maleve, krahas Kryetrimit me Shtatë Zemra, dhe sakrifica e tyre për
liri, me mjetet e vetme të mundshme kur robëria mbyste.
Madhështitë
nuk krijohet vetëm, por në grupe, ato përzgjedhin ngjashmëritë dhe nxisin
energji kolektive e cila na duhet në shërbim të njerëzores e kombit. “Ne
shqiptarët jemi popull i befasive të këndshme”-tha personazhi i befasive. Le të
jetë kjo kështu edhe në Koblenz. Një ngrohje shprese mbi dhembjet e
hidhura të kombit tonë të vogël në rrugën e mbijetesës. Sot do jemi të hapët
dhe nuk do mbyllim derë. Mysafiri i heshtur, lugën e gjeti
shtruar në sofrën mërgimtare. Gota cingëroi, tani me verën kosovare në zemër të
Nemcit. Kush tha se ëndrrat nuk janë reale!
Secili
krijues një copëz historie, një copëz dhembje. Atdheu ishte gjithkund i
plagosur dhe rritja e fryteve ishte me plotë plagë e vrragë. Gurpragu i Kullës
i plagosur nga lotët e pritjes së mërgimtarit, shpresës së ringjalljes, do
shërohet. Një hap edhe Koblenzi drejt atdheut me shpirt e veprimtari.
Muzeu dhe Biblioteka Nacionale e Austrisë