Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Promovohet libri ''Riislamizimi - rreziku i radhës'' i autorit Bajram Kabashi
E diele, 23.04.2023, 07:52 PM
PROMOVOHET LIBRI “RIISLAMIZIMI RREZIKU I RADHËS” I AUTORIT BAJRAM KABASHI
Nga
Hazir MEHMETI
29
mars 2023, Prishtinë. Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani“, u
promovua vepra e Bajram Kabashit, gazetarit dhe hulumtues. Ky autor veçohet në
hulumtimet e tij rreth islamit politik dhe pasojat e tij për shqiptarët. Një libër që sjell njohuri të vlefshme nga
këndi i vështrimeve analitike e filozofike lidhur me ideologjinë fashiste të
islamit ekstremist si rrezik. Brumi i
librit është intervista me publicistin dhe veprimtarin e njohur për çështje
kombëtare Ibrahim Kelmendi.
Salla
e bukur e Bibliotekës ishte e mbushur me pjesëmarrës ku para tyre rreth veprës
folën penalistë Sadri Ramabaja, Zeqir Bekolli dhe autori i librit. Programi u
realizua nën drejtimin e Drita Kosumi – Syla.
Sadri Ramabaja në fjalën rreth veprës mes tjerash tha: ”Me këtë botim
ngrenë alarmin me rrezikun me të cilin po përballet e ardhmja e shqiptarëve si
rezultat i heshtjes institucionale dhe oportunitetit të elitës intelektuale
përballë veprimit aktiv të no otomanizmit dhe islamit politik për tjetërsimin e
kombit shqiptar. ... - Libri “Riislamizimi rreziku i radhës”, ka një gamë të
gjerë interesimesh. Që të dy heronjtë e tij, si intervistuesi dhe i intervistuari
janë njohës të mirë të filozofisë së religjionit dhe historisë politike
shqiptare. Kabashi njeh natyrën jo konformiste të Ibrahim Kelmendit, natyrisht
dhe faktin se ai është personaliteti shumë i rëndësishëm i lëvizjes kombëtare,
siç e cilëson me të drejtë autori i librit. Kelmendi ia ka arritur në një varg
librash ia ka arritur të shtjellon hollësisht lëvizjen që quan drejtë lirisë së
Kosovës e më gjerë. Por, nënvizon Kabashi tutje në hyrje të librit, Kelmendi në
këtë udhëtim të tij të gjatë e plotë peripeci, rishfaqet me një libër të ri e
krejt të veçantë, “Islami religjion
agresiv”. Ky libër u prit mirë e me kureshtje,
por pati edhe një përpjekje që të lihet në heshtje. Në gjithë botën
botohen libra të tillë ku shtjellohen ngjarje e dukuri të tilla të ndjeshme që
dalin, ai nuk e përjetoi debatin e mirëfilltë pavarësisht se botime të tilla
njihen gjithkund dhe kuptohen si ngjarje me rëndësi kulturore. Ky libër kaloi
disi në heshtje. Në vitin 2018 shtëpia
botuese e New York-kut, publikoi librin e Maedlin Ollbrait-it me titullin
“Fashizmi në paralajmërim”, titull i
cili më shumë ishte alarm se sa informim”.
Zeqir
Bekolli: Pikëpamjet e veta bashkëbiseduesi i Kabashit i hedh në disa rrafshe.
Në plan të parë bënë një dallim ndërmjet ndërmjet islmit tradicional të
shqiptarëve ku ndikim kishte kanuni i Lek Dukagjinit dhe islamit të përhapur
nga Muhamedi që në esencë ka luftën kundër të pafeve dhe atyre që nuk
nënshtrohen që i tejkalon përmasat e fesë, madje edhe në luftë të përhershme me
izraelitet.”
Autor
në hyrje të librit shkruan: Muhamedi nuk i ka vështruar kundërshtitë në mes të
hebrenjve dhe myslimanëve si diçka
kalimtare, si rrjedhim kundërshtimit ndaj tij dhe politikës së tij, por si një
betejë e gjatë që do përfundojë në ditën e gjykimit. Ai profetizonte: “Dita e
gjykimit do të vijë derisa myslimanët t’i mundin dhe t’i vrasin hebrenjtë, jo
përderisa hebrenjtë të fshihen pas guri dhe pema do thotë: O ti mysliman, o
shërbëtor i Allahut, këtu është një
hebre që fshihet pas meje. Eja dhe vrite” dhe filozofit arab Hamed Abdel-Samad
në librin e tij me titull “Fashizmi islamik”:
“Kjo profeci ende ushqen “fantazitë shfarosëse” të shumë islamistëve, (
islam – nënshtrim) të cilët e konsiderojnë luftën kundër hebrenjve si një
mision të shenjtë. Për ta, traktatet e paqes ose ndërprerja e pushtimit të
territoreve, nuk janë argumente për përfundimin e luftës. Hebrenjtë
konsiderohen si tradhtarë të përjetshëm dhe lufta kundër tyre është një
përcaktim, plan e obligim hyjnorë, i cili kryhet vetëm kur gjithë hebrenjtë të
shfarosen” (Kështu e thotë në librin e
tij filozofi arab në faqen 72)
Libri
prek disa etapa të aktiviteteve të rrymave islamike radikale e fashiste deri në
ditët e sodit me tendencë përhapje në institucionet shtetërore deri në parlamentin
e Kosovës. Baza e përhapjes së këtyre rrymave radikale antinjerëzore e
antikombëtare janë predikuesit islam të shkolluar në lindje në shkolla radikale
të cilët i kanë pushtuar xhamitë e ndërtuara në Kosovë pa kurrfarë kriteri dhe
transparence financiare. Këto i toleroi pushteti i dominuar nga njerëz të pa
ditur e analfabet dhe si pasojë u indoktrinuan dhe indoktrinohen haptas të rinj
si pjesë i ISS-it në Siri dhe vende tjera ku kanë hapësirë veprimi.
“Pushtuesit
u treguan të zgjuar dhe të shkathët në shpërdorimin e islamit për nevoja
nënshtruese dhe të sundimit sa më të lehtë të shqiptarëve të besimit islam, të
cilët ishin në përqindje të madhe. Vetë pushtuesit serbë subvenciononin medrese
e mejtepe, ku jepnin mësim klerikët mysliman, mercenarë haptas, por më shumë
klandestinë. Prandaj, në shpërnguljen e
madhe të shqiptarëve për në Turqi kanë pasur rol të madh edhe klerikët
mysliman, të cilët e propagandonin Turqinë si vend të Allahut dhe mallkonin trojet
si vend të kufarëve ( jo myslimanët). Akademiku serb Vasa Çubrilloviq, ministër
në Jugosllavinë titiste, u dha udhëzime institucioneve qysh gjatë viteve 1930
se si duhet shpërdoronin klerin mysliman për të motivuar shpërnguljen në
Turqi. Pasojat e atyre zhvillimeve po i
vuajmë edhe tani, meqë ato përvoja – shpërdorimi i islamit dhe islamistëve, që
shkaktuan pasoja shumë të rënda. Serbia
i riaktualizoi sidomos pas çlirimit, meqë tashmë nuk kishe mundësi të
drejtpërdrejtë të na shkaktonte pasoja politike, si gjatë pushtimit. Dhe,
tashmë islamistët më kanë shkaktuar dyshimin, nëse janë këta më të dëmshëm se
sa millosheviqianët arkanistë.” (Faqe 51).
Në
libër shkruhet edhe për qëndrimet e disa figurave shqiptare në raport me
riislamizimin: Akademik Rexhep Qosja, Abdi Baleta, Milazim Krasniqi etj. Nga libri mes tjerash lexojmë: “Naim Ternava
krytar i BIK në fjalën e tij para pak
kohësh tha: “Në Kosovë janë ndërtuar 900 xhami dhe do ndërtohen edhe qindra
tjera. Ata që nuk i pëlqejnë xhamitë, le të shkojnë në Beograd”. Pra, në këtë mandat qeveritar islamistët janë
në ofensivë, sepse Kurti gjatë fushatës elektorale u ka bërë premtime të mëdha.
Isalmistët, sidomos ata tê emigracionit, i besuan Kurtit dhe ia krijuan
shumicën në zgjedhjet e fundit parlamentare... Islamistët i faktorizoi Albin Kurti.”
(faqe 81)
Libri
karakterizohet me analiza të intervistuarit Ibrahim Kelmendi në etapa të
ndryshme të historisë së re të Kosovës në veçanti dhe shqiptarëve në
përgjithësi. Indoktrinimi islamik i shqiptarë u bëri dëm të madh në ndertimin e
besimit tek fuqitë evropiane për t’i përkrahur shqiptarët në përpjekje për ta
fituar lirinë nga perandoria osmane si
tersi territoriale dhe tani në rrjedhat politike ndërkombëtare.
Libri
ka 137 faqe dhe është i rrallë me tematikën e tij që shtjellon. Të pranishmit
në sallën e Amfiteatrit të Bibliotekës
Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” e përshëndetën autorin Bajram Kabashi për
mundin e tij duke i dëshiruar edhe shumë vepra tjera.