Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: I huaji
E marte, 19.12.2023, 08:55 PM
HAZIR MEHEMTI
(dy poezi)
I
huaji
Erdha
në tokën e re, i huaj përgjithmonë
rrugë
e gjatë me trastën plot vuajtje
rrudha
robërie, tjetër s‘mbeti gjë
shpresë
varur në ngrohtësi tiranie
Ti
nuk e mban mend, ishe i vogël, im bir
Atdhe
tjetër kishim, ara e dardha Dardanie
Unë
jam fajtor dhe ferri më thërret
Ashtu
siç ty Dardania të pret
Im
bir i përlotur në këndin e vaporit
Përkundej
në ëndrrat e tij nga valët e natës
Fundoseshim
në det apo në tokën e panjohur,
Ishte
njëjtë - purgator i vjetër.
Odiseu
nuk vdes në tokën e huaj
Itaka
e pret me Penelopën në vegjë
Është
zjarr atdheu që kaq shumë shpirtin djeg
Ktheju
bungut të moteve ku rrënja thërret.
B A C
Bac,
vetëm një fjalë
një
fjalë e besë për gurin
në
shpellë vlojnë gjarpërinjtë e gjakut
Një
fjalë lidh e tjerr Penelopa
Odiseja
lundron i etur mes detit
një
fjalë e ruajtur për nipin,
ëndërr
e vjetër, ëndërr nusërie
Bac, me hapin e përgjakur
njëzet
e tetë pranvera
në
kacafytje me Ciklopin
shpellë
e kamp në Goli Otok
Adami
shkëput zinxhirët, vigan,
hap
porta dhëndërie në Itakë
në
Dardaninë e mbytur në lot
Terri
vriste hijeve të zeza
zemërimi
flakë në shtizë përtej ferrit
kënga
e ndaluar gufon pranverave
partiturë
që dridh themele robërie
O,
Prizren, Prizreni ynë,
dheu
e qielli të kujton brezave.