Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Në Bern u promovua libri 'Arbëreshët - fotosintezë e shpirtit tim'
E marte, 18.10.2022, 06:59 PM
NË BERN U PROMOVUA LIBRI “ARBËRESHËT- FOTOSINTEZË E SHPIRTIT TIM
Nga
Hazir MEHMETI, Vjenë
Organizuar
nga Lidhja e Krijuesve dhe Shkrimtarëve në Mërgatë, në Bernë u promovua libri
“Arbëreshët – fotosintezë e shpirtit tim”, i autorit Rexhep Rifati. Parathënie
e librit e shkroi Dr. Prof. Antonio Bellusci. Redaktore dhe përkthyese në italisht Dr. Ornla Radovicka.
Bern,
15 tetor 2022. Veprimtaria hulumtuese
mbi arbëreshët e gazetarit dhe
veprimtarit të njohur Rexhep Rifati u pasurua në veprën e tij “Arbëreshët-
fotosintezë e shpirtit tim”. Kjo vepër u promovua në një atmosferë emocionuese
e respekti ndaj gjakut të shprishur arbëresh shekujve dhe autorit të librit në
80 vjetorin e lindjes së tij. Prej 80-të pranverave të tij Rexhep Rifati ndau me shpirtin arbëresh 50 prej tyre, duke
filluar që nga mosha e tij studentore, atëherë kur jeta e tij merrte orientimin
e saj në shërbim të kombit.
Promovimit
i dhanë shije personazhet e ardhur enkas nga Kalabria me grupin e tyre artistik
“Gjaku i Arbrit”, drejtuar nga profesor Michele Greco përcjell me foto-kollazh
nga vendbanimet arbëreshe.
Të
pranishëm ishin Ambasadori i Republikë së Shqipërisë në Zvicër Z. Ilir
Gjoni, Ambasadori i Republikës së
Kosovës në Zvicër, Z Sami Ukelli. Përfaqësuesit konsullor dhe diplomatik,
mes Shukrije Ramadani, bashkëshortja e
Heroit Agim Ramadani. Ishin të pranishëm
veprimtarë e krijues nga Zvicra, Austria, Gjermania, Franca, Italia. Ambasadori
Ilir Gjoni në emër të tre ambasadorëve shqiptarë në Zvicër, përshëndeti
aktivitetin dhe uroi autorin. Ai me respekt për veprimtarinë e Rexhep Rifatit,
shtoi: ”Bacës Rexhë i uroi një jetë
gjatë e të lumtur dhe njëkohësisht i shprehi mirënjohje për kontributin e tij.
Mbi gjysmë shekulli Baca Rexhë ka kontribuar me modesti, por me
profesionalizëm. Vepra që flasin vetë, vepra të punës së tij patriotike, njëra
nga të cilat është edhe vepra e tij që po promovojmë sot.” Ambasadorët i ndanë
mirënjohje Rexhep Rifatit për veprimtarinë e tij me rëndësi kombëtare. Dr. Ornela Radovicka, redaktore e librit,
përcolli përshëndetje për të pranishmit nga At.Antonio Belushi. Ajo foli mbi
strukturën dhe mesazhin e librit mes tjerash shtoi se Libri i autorit Rexhep
Rifati “Arbëreshët…” është produkt i udhëtimeve të tij tek ngulimet arbëreshe
në territorin e Italisë. Struktura e librit shtrihet në një linjë horizontale
në dy binarë; imazhe dhe rrëfime të cilat shoqërohen me të dhënat historike e
studimore, plotësohen dhe gërshetohen me njëra tjetrën. … Osman Osmani,
drejtues i platformës Prointegra.che foli mbi veprimtarinë e platformës si
mbështetëse e shumë projekteve, edhe e librit të autorit Rexhep Rifati. Musa
Jupolli, kryetar i Lidhjes së Krijuesve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë në Mërgatë:
“Edhe unë sot jam arbëresh dhe shpesh bisedoj me Jeronim De Radën. Kur gazetari
është fotograf dhe kur fotografi është gazetar, quhet Rexhep Rifati. Fotografia
histori arti, histori jete. Në udhëtimet e Rexhep Rifatit jeta merr kuptim.
Rexhep Rifati me aparatin e tij na i solli arbëreshët me ngjyrat e dritës ku
çdo fotografi flet me shpirtin e personazheve, me dashurinë për artin,
arkitekturën, kulturën dhe historinë e tyre.” Mentor Thaqi, poet, lexoi vargje
nga poezitë e tij “Unë jetoj në gjuhë, e
ti ku? dhe “Ec djalosh”. Kryesia e
Lidhjes… shpalli anëtarë nderit të saj
At. Antonio Belushin dhe simbolikisht i dhuroi atij një plis Kosove.
Autori
i librit, Rexhep Rifati në fjalën e tij falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan
në projektin e tij, familjen e tij. Në veçanti falënderoi grupin artistik të
ardhur veçantë rasti “Gjaku i Arbrit”.
“Në ditëlindjen time të 80 -të, duke iu falënderuar familjes, miqve,
kolegëve e dashamirëve, sot nxora ekzemplarin e parë (mostër) të librit më të
ri: “ARBËRESHËT fotosintezë e shpirtit tim» (shqip dhe italisht), kushtuar
motrave dhe vëllezërve arbëreshë, pas vizitës që i bëra të gjitha 52
vendbanimeve, gjegjësisht bashkive arbëreshe, që më dhanë aq shumë forcë,
kurajë e dashuri, sa sot ta ndiej vetën shumë më të ri! Zaten, ky ishte edhe
projekti im jetësor, filluar gjysmë shekulli më parë kur në Kalabri isha për
herë të parë si absolvent i Albanologjikut të Prishtinës. Ndaj, edhe me këtë
rast, falënderoj të gjithë ata që më shoqëruan në këto udhëtime, duke
falënderuar në veçanti misionarin, intelektualin dhe atdhetarin arbëresh, Prof
Dr. Antonio Belluscin (Belushin), për fjalën e tij shumë përmbajtjesore e
inkurajuese, redaktoren dhe përkthyesen,
profesoresha Ornela Radovicka si edhe Skender Hajdarin redaktorin teknik, të të
tria librave të mija monografike, të cilin në një masë e ndjej edhe si
bashkautor. Të gjithë ata që më uruan në
këtë përvjetor jubilar, me dëshirën që të gëzojnë shëndetin, lumturinë e
prosperitetin dhe lumturinë e përhershme në familje. Drejtimi i programi i bë nga Nazmi Jakurti.
Publiku
që mbushte sallën përcolli me duartrokitje të gjata këngët arbëreshe të
kënduara nga grupi “Gjaku i Arbrit”, ku dallohej këngëtari Michele Greco me
zërin e tij karakteristik. Gjithmonë këngët arbëreshe janë të bukura,
emocionuese. Ato burojnë nga zemra dhe shpirti i djegur nga malli për tokën
mëmë, për Shqipërinë. “Kur jemi të bashkuar, Skënderbeu zbret nga qielli”. A ka
simbolikë e porosi më të fuqishme për çdo shqiptarë?
Të
gjitha të ardhurat nga shitja e librit, sikurse edhe atyre më parë i dhurohen
fondit të bursave studentore në Kosovë, themelues i të cilit është pikërisht
Rexhep Rifati. Ja ky është Bacë Rexhep Rifati Ynë që shndritë forcë e energji
për gjithë ne.
Faleminderit
Baca Rexhë!
Shëndet
e suksese të reja!