Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Libër historik i gjimnazit 'Eqrem Çabej' në Vushtrri
E premte, 16.09.2022, 06:55 PM
LIBËR HISTORIK I GJIMNAZIT “EQREM ÇABEJ” NË VUSHTRRI
(Galip Avdiu “Gjimnazi i Vushtrrisë (1963
-2020)”, Monografi)
E
ardhmja është në duart e mësuesit. - Hygo
Nga
Hazir MEHMETI
Histori robërie...
Robëria e gjatë
shekullore shkatërroi, traditën, religjionin, shkollimin, kulturën e gjithë
jetën shqiptare. Trevat shqiptare jetuan për të mbijetuar nga shfarosja e cila
preku deri në palcë kombin shqiptar. Shpresa për liri lindi me ringjalljen e
shkollës në gjuhën shqipe e përkrahur nga Austro-Hungaria që herët, por e
ngulfatur nga pushtuesit turq, grekë, serbosllav, malazez deri pas Luftës së
Dytë Botërore kur u lejua mësimi në gjuhën shqipe. Kjo periudhë, edhe pse në robëri,
do jetë e shkrua me shkronja të arta në historinë e mësimit shqip. Krejt kjo
falë veprimtarisë së patriotëve shqiptarë të asaj kohe shumë nga të cilët e
pësuan me burgime të gjata dhe izolim deri në Goli Otok-un famëkeq.
Pjesë e kësaj historie
sa e dhembshme po aq krenare, është edhe komuna e Vushtrrisë e njohur si
vendlindja e të madhit Hasan Prishtina.
Mësimi në gjuhën shqipe krahas gjuhës serbo-kroate zuri fill në shkollat
fillore të qytetit dhe rrethinën e komunës së Vushtrrisë me territorin e saj që
nga Shala në verilindje deri në Drenicë në perëndim. Të fillosh mësim ku popullata ishte 98%
analfabete në një varfëri ekstreme kishte sfida të shumta, krahas propagandës
serboçetnike e prirë nga kisha ortodokse serbe e cila e drejtoi shekujve
gjenocidin mbi shqiptarë dhe nuk u pajtua asnjëherë se shqiptarët kanë gjuhën e
tyre, kulturën e tyre, janë autokton në truallin e tyre që nga Dardania Ilire.
Pas disa vitesh të
shkollimit fillor, hapet shkolla e mesme e para në Vushtrri, ku orët e mësimit
do mbahen në gjuhën shqipe nga kuadri i shkolluar dhe qendra tjera, shumica e
të cilëve në gjuhën serbokroate, ndonjë prej tyre në katedrën për albanologji.
Rrethana politike armiqësore në Gadishull e dëmtuan shumë progresin e
shqiptarëve për të cilin shkolla shqiptare është kushti i parë. Aksioni i
armëve i drejtuar nga Aleksander Rankoviqi ishte epoka më e errët e robërisë e
shqiptarëve në Jugosllavi. Mbi 300 mijë shqiptarë shpërngulur për Turqi, mijëra
të mbytur e të gjymtuar nga torturat burgjeve jugosllave, ku mësuesit dhe
intelektualët tjerë përbenin pjesën më të madhe të tyre.
Gjimnazi “Eqrem Çabej”...
Shkolla në gjuhën
shqipe ishte arma me të cilën u fitua liria e mohuar shekujve. Kështu ishte
edhe në Vushtrri ku në vitin 1963 do hapen paralelet e para të gjimnazi dhe të
Shkollës Normale (mësuesisë), me mësim edhe në gjuhën shqipe.
Këtë histori të
lavdishme e nxori në dritë Profesor Galip Avdiu, i cili ishte nxënës i
gjimnazit dhe tani mësimdhënës në gjimnazin “Eqrem Çabej” në librin e tij
monografik “Gjimnazi i Vushtrrrisë 1963 – 2020”. Kush mund të shkruan më bindshëm dhe
argumentues e më mirë se sa ai i cili si nxënës përjetoi shtypjen e pushtuesit,
sulmet policore e të njësive speciale ushtarake kundër nxënëseve e
mësimdhënësve të tij, se sa autori i librit?
Në takimin me
Galipin, rikujtuam shumë ngjarje kur ai ishte nxënë dhe tani kur ai profesor
gjimnazi. Me ne ishte edhe redaktori i librit Prof. Bedri Tahiri, autori i 52
veprave letrare e historike, i cili, mes tjerash shkruan: “Libri monografik
“Gjimnazi i Vushtrrisë (1963-2020)”, i autorit Galip Avdiu, paraqet një mozaik
të shkëlqyer ngjarjesh brenda një periudhe prej afër gjashtë dekadash, të
shtjelluara me një kujdes e zell të shtuar, pa kaluar kurrë në monotoni, nga se
autori është treguar shumë lakonik, praktik, konkret, konciz dhe i
papërsëritshëm. Diskursi shkrimor i këtij libri, të krijon mundësi që përveç si
monografi, ai lexohet edhe si studim historik, edhe si publicistikë, edhe si
narracion, edhe si kronikë, sepse të gjitha këto elemente gërshetohen dhe
shkrihen mjaft mirë në tipin e një simbioze të bukur stilistikore e
shumëdimensionale.”
Shkrimi mbi jetën
e shkollës është nder dhe përgjegjësi e madhe për autorin. Është nder dhe
vlerësim për të gjithë ata që sakrifikuan për themelimin e shkollës shqipe,për
mbijetesën e saj nga sulmet armike serbe.
Autori i ri Galip Avdiu me sukses
ia ka arritur të realizon një mision të shenjtë në shërbim të kujtesës
kombëtare gjeneratave.
Pak biografi...
Galip Avdiu u lind
në Kollë të Vushtrrisë. Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, kurse
Universitetin në Prishtinë në drejtimin për histori. Ka mbaruar kurse nga lëmi
i historisë: Workshopo on Oral History: Mthodology and Pracktice; Western
Historiography in the 20 Centry.. etj.
Aktualish është mësimdhënës i historisë në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në
Vushtrri. Është aktiv në jetën shoqërore
e politike në vend.
Vushtrri, 14 shtator 2022.