Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: U mbajt ora poetike 'Pranvera Vjeneze 2023'
E hene, 08.05.2023, 07:58 PM
U MBAJT ORA POETIKE “PRANVERA VJENEZE 2023”
Nga
Hazir Mehmeti, Vjenë
Vjenë,
30 prill 2023. Organizuar nga Lidhja e
Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, u mbajt orë letrare në hapësirat e Hotelit
Europahaus të Vjenës. Morën pjesë krijues nga disa vend dhe mysafirë të ftuar të fushës letrare. Nga
Ambasada e Republikës së Kosovës përshëndeti Jeton Maliqi, diplomat. Të ftuar
të veçantë ishin Prof. Dr. Isak Shema dhe Dr.Ornela Radovicka,
studiuese nga Napoli.
Në
sallën e bukur Europahaus në bashkinë e katërmbëdhjetë të Vjenës u dëgjua fjala
letrare e artistike shqipe nga shumë autor. Salla u rezervua nga veprimtari i njohur, menaxher Arbër
Marku. Grupi organizues i kryesisë së Lidhjes, Musa Jupolli, kryetar, Mentor
Thaqi, sekretar dhe Hazir Mehmeti, anëtarë, me sukses realizuan aktivitetin
tradicional letrar tani kur Lidhja.. mbushë dhjetëvjetorin e jetës. Prof. Valbona Naku luajti mjeshtërisht në
violinë nga muzika klasike e njohur vjeneze dhe raportuari shkodran. Veshjet
dhe meloditë e grupit të Shoqërisë Kulturo Artistike “17 Shkurti” nga Bedeni të
prirë nga Tahir Turkaj dhe Afrim Rukolli e gjallëruan ambientin në sallën e
bukur. Gazetari i njohur me veprat e tij
mbi Arbëreshët dhe trevat shqiptare Rexhep Rifati nga Zvicra, solli veprën e
tij të re “Arbëreshët -fotosintezë e shpirtit tim” e promovuar në disa vende
dhe tani në Vjenë. Shkrimtari i njohur, autor i disa romaneve, Muharrem Blakaj,
e pasuroi bibliotekë e veprave të
Lidhjes.... Prof. Shenasi Aliu, krijues e natyrë prezantues i njohur. Me
praninë e tij e pasuroi aktivitetin,
Leon Lekaj, poet i ardhur enkas nga Athina me përmbledhjet e tij
poetike. Të pranishëm ishin edhe Dr. Isauf Bajraktari, Shefqet Dina, Fatmir
Bekaj etj. Paneli i punës së orës letrare “Pranvera vjeneze 2023” ishte nga
Sylë Bajrami, Dr.Ornela Radovicka, Dr. Isak Shema, Violeta Allmuça, Musa
Jupolli. Kujdesi teknik dhe filmimet u realizua me sukses nga Kreshnik Mehmeti.
Në
emër të kryesisë së Lidhjes.. orën letrare e hapi Musa Jupolli, kryetar. Ai mes
tjerash tha:” Jemi këtu në Austrinë mike, në Vjenën e kulturës, artit dhe notave
të muzikës, në Vjenën e Operave, në Austrinë e gjuhëtarëve që na përkrahën dhe
i dhanë aq peshë gjuhës shqipe në prejardhje nga ilirishtja, albanolog austriak
e gjerman:Gustav Majer, Gotrid Vilhelm Labnic, Norbert Jokl,Arnold fon Harf. Albanologu gjerman Johan Georg von Han :
“Shqiptarët janë të vetmit që kanë ruajtur gjuhën e vjetër të tyre pellazgjike
dhe shqipja është vazhduese e drejtpërdrejtë e ilirishtes”. Vilfird Fidler, Jemi këtu në Vjenën e
Schubertit, Mozartit, Joseph Haydn, Stefan Zweig, Franz Kafka, Robert Musil,
Gustav Klimt e sa e sa figurave tjera…
Po,
i jemi aq mirënjohës Austrisë mike në përkrahje për lirinë e Dardanisë. Në
Vjenën e Alexandër Moisiut, Karl Gegës arkitekt, eshtrat e të cilit janë në
Panteonin e njerëzve më të shquar të Austrisë.
Jemi
këtu “Pranvera e Vjenës 2023” me fjalën e bukur për artin dhe letrat tona,
evropian që nga më të parët e Evropës, që me këto fjalë t’i falemi Gjergjit
emri i të cilit udhëton në gjithë botën dhe është identiteti ynë!
Dr.
Ornela Radovicka në fjalën e saj mes tjerash tha: “Jam shumë e gëzuar që
ndodhëm në shpirtin fisnik të artistëve”.
Ajo foli mbi historinë e lavdishme arbëreshe në ruajtjen e gjuhës,
kulturës dhe vetëdijes kombëtare shekujve. Porosia e saj ishte: “Edhe ju artistët
jeni me ndjenjë, jeni me dashurinë, por ktheni sytë andej nga Arbëria, nga
arbëreshët”. Në vazhdim lexoi: Çmimi “NDERIM ARBËRESH”, Mikut, vëllait
shqiptar, Mësuesit, Publicistit, Aktivistit, Themeluesit të Lidhjes së
Shkrimtarëve në Austri, Hazir Mehmeti. Motivacion: Në mision për njohjen dhe
shpërndarjen e kulturës arbëreshe gjashtëshekullore në diasporë. Nënshkruar nga
drejtori Prof. Dr. ANTONIO BELUSHI, Frasnita (Frascineto). Poeti, Mentor Thaqi,
në emër të Lidhjes i dhuroi Dr. Ornela Radovickes një gurë artistik të veçantë si traditë e
themeluar nga Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Duartrokitjet
në sallë shprehën edhe një herë respektin për punën madhore të studiues nga
Napoli.
Prof.
Dr. Isak Shema, profesor i Universitetit të Prishtinës përshëndeti të
pranishmit. Ai mes tjerash tha: “Zonja
dhe zotërinj, shkrimtarë, krijues e lexues! Jam shumë i gëzuar që shoh
organizimin e krijuesve dhe Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë e
organizuar në disa vende është sintezë që premton edhe më shumë. Me vete kam
sjell tri botime; botimin e Faik Konicës me dokumente të pa njohura më parë;
Librin “Letërsia shqiptare për klasën e parë dhe të dytë gjimnaz”, sipas
modelit në Evropë; dhe së fundi kam botuar librin “Arti letrar i Ismail
Kadares”. Veprimtaria e juaj është pjesë e rëndësishme e rrjedhave në Kosovë,
në lirinë e saj dje dhe shtet ndërtimin e saj sot. Sa më shumë veprimtaria e
juaj të bashkërendohet me ato veprimtari që janë dhe zhvillohen në Kosovë. Nga
ky aspekt propozoj që takimi i ardhshëm të mbahet në Kosovë, ngase njerëzit
duhet të shohin sa më shumë veprimtarinë tuaj, të binden se sa ka qenë
investimi i juaj intelektual krijues, sepse ju keni krijuar vlera të reja dhe
keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në vendet ku jetoni. Andaj, ne atje
duhet të realizojmë projekte të përbashkëta dhe atje do shihej ajo që ju
krijoni”
Prezantimin
e librave e nisi Violeta Allmuça, recensente e librit “Kohpërfytje” e autorit
Hazir Mehmeti. Ajo mes tjerash tha: “Kur flasim
për përmbledhjen e re të tregimeve, gjithnjë lexojmë kohët e tij si
vetëdije artistik për jetën, botën e njeriut, ku lënda është sa letrare, po aq
historike, mitologjike dhe aktuale.” Rreth romanit “Rrënjët e kujtesës” të
autorit Ramiz Selimi u lexua nga Ragip Dragusha pjesë nga fjala e Safet
Gërxhaliut dhe kritikut letrar Prend Buzhala. “Kjo vepër është një roman social
dhe historik që paraqet me realizëm përjetimet e familjes së Ilirit. Romani
tregon për një periudhë shumë të rëndësishme në historinë e Kosovës.” Abedin Sutaj prezantoj veprat e tij. “Kam
punuar rreth dymbëdhjetë vite në studimin e gjuhës shqipe dhe kam shfrytëzuar
rreth njëmijë tituj të punimeve shkencore moderne ku shihet se sa është e
vjetër një gjuhë duke shfrytëzuar teknikat moderne dhe shkencat ekzakte.”
Krijuesi
shkodran i cili jeton në Vjenë Gjergj Josef Kola u prezantua me dramën e tij.
Ai tha se deri më tani ka shkruar 70 drama. Në sekuenca filmimi u dha pjesë nga
drama “Rekujim për Musine Kokalarin.” Në
mungesë të krijuesit nga Franca Abedin Krasniqi, përkthyes i “Lahutës së Malësisë” së Gjergj Fishtes në
gjuhën frënge, në vëllimin prej njëmijë faqesh e prezantoi para auditorit Musa
Jupolli.
Krijuesit
vazhduan me leximet e tyre poetike. Këtë e filloi Kimete Ternava duke vazhduar
me radhë me Gabriela Mujaj, Lumni
Nimani, Shefqet Dinaj, Ragip Dragusha, Xhevat Muqaj, Anton Marku, Mërgim
Osmani, Xhevat Muqaku, Avni Neziri, Miftar Tershnjaku, Leon Lekaj, Musa
Jupolli, Sylë Bajrami dhe Mentor Thaqi. Bashkim Halilaj, Violeta Allmuça.
Hulumtuesi
i bimëve shëruese dhe bimëve me rëndësi të veçanta Prof. Shenasi Aliu nga Zvicra
dhe një vështrim të shkurtër rreth krijimtarisë së tij në shfrytëzimin e bimëve
shëruese dhe udhëtimeve të tij në shumë vende. Ai ndau dhurata të veçanta të
Eshkës (kërpurdhë) për disa nga krijuesit e pranishëm, eshkë nga Portugalia,
Zvicra dhe vende tjera. Në fund Lidhja e
Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, shpalli anëtarë nderi të saj Prof.Dr.Isak Shemën
dhe ndau mirënjohje disa veprimtarëve dhe krijuesve që dhanë kontribut në
organizimet letrare. Ora letrare “Pranvera vjeneze 2023” do mbahet në kujtesë
të gjatë për organizimin e mirë dhe leximet e shumta nga krijues vendesh të
ndryshme, shumë nga të cilët ishin të rinj.
Nga Europahaus të pranishmit vizituam muzeun e njohur të Vjenës ku ruhet
shekujve përkrenarja dhe shpata së
Skënderbeut. Naim Frashëri para 149 vjetëve shkroi:
Lum
ti moj Shqipni! thash,
Armët
e tij kur i pash
N'dë
Belveder e n'dë Vjen
Sikur
pashë Skenderbenë.
Takimi
i radhës së krijuesve nga mërgata do mbahet në fund të korrikut dhe fillim të
gushtit në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.