Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Shkolla e Parë e Stubllës dhe Don Mikel Tarabulluzi
E hene, 07.03.2022, 10:05 PM
SHKOLLA E PARË E STUBLLËS DHE DON MIKEL TARABULLUZI
Nga
Hazir Mehmeti
7
Marsi – Dita e Mësuesit, moment i rikujtimit të figurave madhore shqiptare në
historinë kombëtare. Shumë intelektual
patriotë nga të gjitha trevat shqiptare u flijuan për shkronjat shqipe, fjalën
shqipe të mohuar e shkelur nga pushtuesit grek, turq, serb e sllavët
tjerë. Sot jemi krenar me historinë tonë
të ndritur nga emra të tillë para të cilëve përulemi me respekt. Ndër ta pa
dyshim ishte edhe Don Mikel Tarabulluzi.
Don
MIkel Tarabulluzi u lind në Prizren. Mësimet fillestare i mbaroi shkollën për
famullitar tek mësuesi Mati Logoreci. Në Shkodër mbari kolegjin Shën Françeskan
Saverian dhe studimin për papnor. U dërgua në Austri ku studio filozofinë dhe
teologjinë. Imzot Anderua Logoreci kishte meritat kryesore në shkollimin e Dom
Mikelit, formimin e tij si prift dhe intelektual me vlera në themelimin e
shkollave dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Dom Mikeli shërben në Pejë, kurse në
fillim të vitit 1896 emërohet famullitar i Karadakut, përkatësisht i Letnicës,
ku gravitonin Stublla Epërme, Binça dhe disa katunde të tjera
Me
angazhimin e tij, por edhe të bamirësisë së familjes së Sedovytëve (sc. Sedaj),
është siguruar shtëpia në pasurinë e kësaj familje, që do të shërbejë për kishë
dhe më vonë për shkollë. “Kështu, në vend që besimtarët e Stubllës dhe të disa
katundeve të tjera të shkojnë të dielave në Letnicë, nga Letnica vinte dom
Mikeli te ata, jo vetëm për t'iu meshuar dhe për t'ju bërë shërbesat e tjera
fetare. Misioni i tij u tejçua deri aty sa për t'i hapur Stubllës një shkollë
shqipe“.
Mikel Tarabulluzi është themelues i Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë. Ai krahas punës si famullitar ishte edhe mësues i devotshëm e kombëtar pjesë e lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe të një lëvizjeje të përgjithshme të popujve ballkanikë për t'u çliruar nga zgjedha turke. Është konstatuar se pikërisht dom Mikeli, i frymëzuar nga kërkesat e Lidhjes së Prizrenit, iu kishte, bashkangjitur aradhes së Idriz Seferit, krahas luftetërëve tjerë nga Stublla e rrethina sikurse ishin Gjon Koliqi, Engj Pali, Gjon Andrea e shumë tjerë që marrin pjesë aktivisht në Luftën e Kaçanikut më 1910.
Natyrisht,
nxënës të tij dhe të vëllait të tij Jakut janë edhe Mark Lorenci, Zinë Demaj,
Pal Ramaj, Gjergj Ramaj të cilët jetonin në Stubëll, por edhe disa stubllanë të
tjerë, si të thuash, të një gjenerate më të re, siç është Ndue Ballabani, i
biri Jozës, bashkëpunëtorit dhe mikut të ngushtë të dom Mikelit, i mbajnë të
gjalla në kujtesë punët pastorale dhe arsimore të famullitarit dhe mësuesit të
tyre. Shkolla e parë ku mësohej gjuha
shqipe ishte meritë e Don Mikel Tarabulluzit.
Shkolla
e Parë Shqipe në Stubëll.
Meritë
e Mikel Tarabulluzi dhe bamirësisë së
familjes së Sdovytëve