Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Eno Peçi, balerin e koreograf i njohur në Operën Shtetërore të Vjenës
E hene, 09.05.2022, 08:56 PM
ENO PEÇI, BALERIN E KOREOGRAF I NJOHUR NË OPERËN SHTETËRORE TË VJENËS
Dekoratat:
“Kalorës i urdhrit të Skënderbeut“, (2018) dhe
“Kurora
e Nderit të Austrisë për Shkencë dhe Art” (2019) (“Österreischen Ehrenkreuzes für Wissenschaft
und Kunst”)
Nga
Hazir MEHMETI, Vjenë
Vjena Historike!
Vjena nyje e fuqishme udhëkryqet e historisë shqiptare. Vjenën e Operës me koncertin e saj ku niset
mbarësia e vitit të ri. OpernBall, simboli i klasikes vjeneze, aty edhe Eno Peçi me vallëzimet dhe koreografinë e
tij.
Historia shqiptare në Vjenë, ripërtërihet çdo herë ashtu siç ripërtërihet
miqësia mes dy kombeve. Kjo peshon në punën e njerëzve tanë, mes tyre Eno Peçi
me të cilin u takuam aty pranë shtëpisë së tij të parë e të dytë në jetën
artistike të tij, Operës Shtetërore të Vjenës. Në qendër të Vjenës, aty
ku sheshi shkrihet në gjelbërimin, gjenden lokale që ofrojnë ushqime
tradicionale të shoqëruara me verën e njohur shekujve dhe shërbimi me
profesionalizëm e me kulturë i njohur në gjithë globin. Ishte një takim
vëllazëror i përzemërt me dëshirat e mëdha për progresin tonë, atdheut tonë
ashtu siç e ëndërruam shekujve.
Pak biografi:
Eno Peçi, balerin, solist dhe
koreograf, u lind në Tiranë.
Gjatë viteve 1994- 1998 kreu studimet në Shkollën e Baletit në Tiranë. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, një
valltar i stërvitur në Shqipëri, migron në Austri ku studion në Shkollën
Shtetërore të Baletit të Vjenës dhe në vitin 2000 në Baletin Rinor Europian. Që
nga ky vit Eno Peçi është pjesëtar i
trupës së Baletit në Teatrin e Operës dhe Baletit të Vjenës. Renato Zanella, drejtori i baletit në Vjenë,
nga viti 1995 deri në 2005, e solli atë në ansambël, kështu në vitin 2002 i dha
rol në baletin "Spartacus”. Në vitin 2003 arrin
të jetë pjesë e solo këndimit deri në vitin 2009 kur do kalon në solo vallëzim
baleti. Eno Peçi është i pari balerin
shqiptar i cili përfaromi direkt në Koncertin e Vjenës të fillim vitit 2014.
Ka bashkëpunuar me shumë koreografë të njohur si: Renato Zanalla, John
Neumeyer, Roland Petit, Boris Eifman, Ëilliam Forsythe, Vladimir Malakov, Peter
Right, Hans Van Manen, Giogio Madia, Leonide Massine, Nicolas Musin, Jiri
Kylian, Paul Lightfoot etj. Ka qenë
pjesëmarrës në “Ballon Vjeneze” dhe në Koncertin Vjenez të fund vitit që prej
vitit 2004.
Që atëherë, ai ka qenë në gjendje
të interpretojë në një larmi rolesh, Bluebeard, në baletin e Stephan
Thoss-it Bluebeard's Secret deri tek Ulrich në "Bat" i
Roland Petit dhe Torero Espada në "Don Kishoti" nga Rudolf
Nurejew e deri tek roli titull në filmin "Onegin" të John
Cranko apo Tybalt tregojnë talentin e tij dhe modelin e rolit të ndjeshëm, në
koreografinë e Cranko "Romeo dhe Juliet", në të cilat ai
tregon talentin e tij dhe modelin e rolit të ndjeshëm. Në vitin 2009, Eno Peçi
u prezantua si koreograf në një mbrëmje të organizuar nga Klubi i Baletit të
Operës Shtetërore të Vjenës në Volksoper. Që atëherë ai ka vallëzuar mendërisht
në dy këmbë: Me Baletin Shtetëror të Vjenës ai u prezantua me koreografinë e
tij "Herzblume" në skenën e Volksoper dhe së fundmi paraqitje
e tij tek baleti muzikor nga Igor Strawinskys
me titull "Petruschka". Në Gala Star World World 2018 u shfaqën dy
Pas des deux "Subjekti" (me Mila Schmidt, premierë në gala në Grand
Théâtre de la Ville Luksemburg me Maria Yakovleva) dhe "Hush", një
premierë botërore me Olga Esina. Me 8 shkurt 2018, Peçi bëri koreografinë edhe
paraqitjen e Baletit Shtetëror të Vjenës në hapjen e Ballos Operistike. Eno
Peçi pati premierën e shfaqjes “Exil” në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e cila
rezultoi shumë e suksesshme.
Për sukseset e tij Republika e Shqipërisë, Presidenti i Republikës i jep
Zotit Eno Peçi Titullin: “Kalorës i
Urdhrit të Skënderbeut”. “Në vlerësim të talentit të jashtëzakonshëm si solist
dhe koreograf duke arritur majat më të larta të baletit klasik, njëkohësisht
ambasador i shkëlqyer i imazhit të Shqipërisë në Austri dhe në botë”. Në Austri, Eno Peçit, i ndahet çmimi
prestigjioz: “Kurora e Nderit të Austrisë për Shkencë dhe Art” (2019) (“Österreischen Ehrenkreuzes für Wissenschaft und
Kunst”). Në vitin 2020 Opera e Vjenës e hap programin e saj të vallëzimit në
balet më koreografi të Eno Peçit. Ishte kjo edhe një mirënjohje e madhe e punës
së tij, falë aftësive të jashtëzakonshme krijuese që ka. Sukseset e Eno Peçit
janë të vuzhdueshme dhe të prekshme. Ai është imazhi më i mirë i Atdheut në
Austrinë mike, dhe jo vetëm.